Aktivë të pastër funksionalë për të përmirësuar rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes
Këta Serume Aktivë kanë ardhur për të na befasuar dhe mahnitur! Ata mund të përdoren direkt në fytyrë si serume ose të shtohen në kremrat e fytyrës për të rritur efektshmërinë e tyre. Secili nga këta serume aktivë ka veçantitë dhe karakteristikat e veta, por efektin e fuqishëm anti-rrudhë e kanë të gjithë. Le të shkojmë t’i zbulojmë së bashku! Ju prezantojmë me Aktivët e Pastër!
Kufiri natyror i plakjes tashmë ka aleatë të rinj dhe të fuqishëm! Bëhet fjalë për produkte të pastra me efektivitet të habitshëm, secili me një veprim të destinuar dhe specifik, i cili ju lejon të zgjidhni atë aktiv që i përshtatet më së miri lëkurës suaj.
Ata shfaqen si serume me një strukturë ujore, të përthithshëm lehtësisht, që përshtaten në mënyrë të përkryer për çdo lloj lëkure, nga më e reja dhe më e papastra tek lëkura e maturuar dhe e thatë.
- Acidi hialuronik: acidi i dashur dhe i mirënjohur hialuronik nga La Saponaria, një trajtim i mrekullueshëm kundër rrudhave falë peshës të shumëfishtë molekulare që disponon. Tashmë është i ambalazhuar, si dhe të gjitha produktet e tjera të linjës Serume Aktivë të pastër, në një ambalazh plastik të riciklueshëm, me filtra anti UV.
- Koenzima Q10: është i vetmi Aktiv i Pastër mbi bazë vaji, për këtë arsye nuk mund të përzihet me Aktivët e tjerë, por rekomandohet të përdoret si përforcues për kremrat e fytyrës. Thjesht shtoni 2 pika Q10 në çdo aplikim të kremit që lëkura juaj të shkëlqejë: ai ka një veprim të vërtetë mbrojtës sepse është në gjendje të rivendosë barrierën lipidike dhe veprimi i tij antioksidues i jep fytyrës një pamje më të re dhe më të freskët.
- Kolagjen Vegjetal: me një efekt anti-rrudhë befasues, mbushës dhe lifting të menjëhershëm.
- Aktivi i eko-fermentuar: Aktiv i frymëzuar nga tradita koreane me veprim anti-rrudhë, anti njollë dhe zbutës, bazuar në përbërës natyralë të fermetuar.
- Fitoretinol (Vitamina A): alternativa natyrale e retinolit me veprim mahnitës anti-rrudhë, rigjenerues dhe lifting, një ekuivalent i vitaminës A me një tolerancë maksimale të reagimit në lëkurë që simulon veprimet e retinolit.
- Niacinamide + zink: një aktiv mjaft efektiv me një veprim rregullues, qetësues, balancues i yndyrës, i aftë të parandalojë shfaqjen e papërsosmërive të reja dhe të zvogëlojë prodhimin e sebumit, duke e bërë lëkurën më pak të shkëlqyeshme dhe strukturën më kompakte, homogjene dhe plot dritë, si dhe eleminon aknet dhe njollat që ato lënë në lëkurë.
- Vitamina C: me një fuqi të fortë antioksiduese, është në gjendje të ngadalësojë veprimin e radikalëve të lirë dhe ka një efekt zbutës: lehtëson njollat dhe kompakton strukturën. I jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese.
Le t’i njohim më mirë në detaje dhe të shohim së bashku se si dhe kur t’i përdorim këto serume-aktiv për të përmirësuar rutinën tonë kundër rrudhave, për të dhënë ndriçimin dhe shkëlqimin e duhur lëkurës tonë, për të zbutur rrudhat e mimikës, për të zvogëluar njollat, shenjat dhe papërsosmëritë.
Karakteristikat e lëkurës së maturuar
Të gjithë kemi dëshirë të vazhdojmë të dukemi bukur dhe të freskët edhe pse vitet kalojnë! Për fat të keq, jeta e përditshme lë gjurmë në lëkurën tonë dhe plakja e lëkurës është një proces krejtësisht i natyrshëm, të cilin gjithsesi mund ta luftojmë dhe ta ngadalësojmë. Në fakt, ne mund të bëjmë shumë për të kuruar lëkurën tonë, duke i dhënë asaj gjithçka që i nevojitet.
Procesi natyror i plakjes i ka zanafillat rreth moshës 25 – 30 vjeç. Në këtë periudhë dallojmë shenjat e para të vogla të krijuara nga shprehjet e mimikës, veçanërisht në zonat më të ndjeshme, siç janë balli dhe zona e syve.
Më pas, këto shenja bëhen më të thella dhe më të shumta, derisa formojnë rrudha të vërteta me kalimin e viteve, të cilat shfaqen edhe në zonën rreth gojës, zonë kjo e predispozuar të humbasë elasticitetin.
Lëkura e maturuar karakterizohet nga:
- Mungesë e hidratimit
- Lëkura e hollë
- Mungesa e shkëlqimit natural
- Mungesa e tonifikimit dhe elasticitetit
- Rrudhat e thella
- Ngjyrë e zbehtë ose e verdhë
- Pore të zgjeruara
- Hiperpigmentimi dhe njollat e moshës
Shkaqet e procesit të maturimit (ose plakjes) janë natyrale, të lidhura me procesin normal të qelizave, të shkaktuara nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.
Shkaqet natyrore të plakjes së lëkurës:
- Sintezë më e vogël e kolagjenit: trashësia e lëkurës varet kryesisht nga prania e kolagjenit. Në një lëkurë të re, sinteza dhe asorbimi i kolagjenit janë në ekuilibër perfekt, ndërsa në një lëkurë të maturuar ndërpritet metabolizmi normal i kolagjenit, për rrjedhojë lëkura bëhet më e dobët, humbet tonifikimin, qëndrueshmërinë dhe elasticitetin.
- Sintezë më e vogël e elastinës: elastina është një proteinë që gjendet në të gjitha fijet elastike si tendinat, arteriet dhe madje edhe në lëkurë. Ndërsa vitet kalojnë, ne prodhojmë gjithnjë e më pak elastinë; kjo është arsyeja pse lëkura humbet elasticitetin e saj dhe së pari fillojnë të shfaqen shenjat e mimikës dhe më pas rrudhat, pikërisht për shkak të pamundësisë së lëkurës për tu relaksuar dhe për tu rikthyer përsëri ashtu siç ishte.
- Ndryshime në prodhimin e melaninës: mekanizmat e prodhimit të melaninës gjithashtu fillojnë të ndryshojnë me moshën, prandaj shpesh vërehet një prodhim i parregullt që shoqërohet me formimin e njollave më të errëta të hiperpigmentimit, shumë të shpeshta në duar, fytyrë dhe dekoltè.
Shkaqet mjedisore të plakjes së lëkurës:
- Stresi, çon në prodhimin e radikaleve të lira, specie reaktive dhe të paqëndrueshme që lidhen me përbërësit e lëkurës sonë (lipidet, fosfolipidet, kolagjeni dhe acidi hialuronik) duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar plakje të parakohshme.
- Ndotja, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut dhe ndotësve sulmojnë lëkurën tonë, duke kufizuar frymëmarrjen dhe hidratimin e saj.
- Ekspozimi ndaj rrezeve UV, të cilat gjithashtu shkaktojnë çlirimin e radikaleve të lira, duke dëmtuar shtresat më të thella të lëkurës sonë.
- Kequshqyerja
- Pirja e duhanit dhe alkoolit
Ne duhet të reagojmë si kundër shkaqeve natyrore ashtu edhe ndaj atyre mjedisore, duke shmangur kështu përshpejtimin e procesit normal të plakjes. Për të realizuar këtë, nevojitet integrimi i jashtëm i të gjitha atyre substancave të dobishme për rigjenerimin e epidermës, të cilat mundësojnë stimulimin e sintezës së qelizave të reja.
Në përgjithësi, siç e kemi parë, lëkura plaket, humbet shkëlqimin dhe elasticitetin e saj për një sërë motivesh. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të mbështetemi në një produkt të vetëm, i cili, megjithëse i plotë, nuk do të jetë kurrë në gjendje t’i përgjigjet kaq shumë aspekteve. Për një veprim efektiv, do të jetë e nevojshme të veprohet në disa fronte. Vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi sukses në qëllimin tonë për të ruajtur një lëkurë me shkëlqim dhe të relaksuar me kalimin e viteve.
Serumet Aktivë të pastër: le t’i shohim ato në detaje:
Kjo është saktësisht mënyra se si funksionojnë përbërësit e pastër aktivë: veprim i koordinuar në disa fronte që asnjëherë nuk do të bien ndesh me trajtimet e tjera por që do të plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Serumet Aktivë janë produkte të pastra, shumë funksionale dhe të fuqishme, jashtëzakonisht të tolerueshme dhe të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, nga ato mikse, të yndyrshme, normale, të thata ose shumë të thata deri tek lëkurat e ndjeshme dhe gjithashtu janë të përshtatshme për të gjitha moshat.
Çdo problem ose veçori e lëkurës do të gjejë Serumin Aktiv të preferuar, por asgjë nuk na pengon t’i përdorim ato së bashku për të maksimizuar veprimin e tyre.
Për shembull ju jeni 20 vjeç dhe keni njolla, por gjithashtu doni të parandaloni rrudhat? Serumi Aktiv efektiv do të jetë Niacinamide, i përsosur për lëkurat mikse dhe të yndyrshme dhe Acidi Hialuronik, ideal për parandalimin e rrudhave.
Ju jeni 30 vjeç dhe doni të zvogëloni rrudhat e mimikës? Ju duhet të përdorni Fitoretinol (Vitaminë A) për një veprim afatgjatë të kombinuar me Kolagjenin Vegetal për një efekt lifting të menjëhershëm.
Në vend të kësaj, ju jeni 40 vjeç dhe do të donit një lëkurë më të ndritshme, pa të meta? Referenca juaj është Vitamina C të cilën mund të kombinoni me veprimin mbrojtës dhe ndriçues të Coenzyme Q10.
Nëse jeni 50 vjeç ose më shumë dhe rrudhat tuaja janë të thella dhe të theksuara, një veprim i kombinuar i të gjithë Serumeve Aktivë është me të vërtetë efektiv dhe zgjidhja që po kërkonit. Për t’i përdorur të gjitha, mund t’i përziejmë së bashku, dhe ti aplikojmë në lëkurë në darkë dhe në mëngjes përpara kremit apo make up-it, ose mund ti ndani: disa nga Serumet përdorini direkt ne lëkurë dhe të tjerët i shtoni në kremin tuaj të fytyrës, ose mund të përdorni disa Serume në mëngjes dhe të tjerët në mbrëmje.
Serumet Aktivë të pastër: cilët janë, dhe efekti i tyre?
Ata janë të fuqishëm dhe lehtësisht të përdorshëm. Le ti shikojmë me hollësi më poshtë:
Veprim anti-rrudhë, hidratues dhe lifting
Ai nuk ka nevojë për prezantim: është produkt ekselent kundër rrudhave! Pika e tij e fortë është pesha molekulare e shumëfishtë që i lejon të veprojë në mënyrë të jashtëzakonshme në sipërfaqe duke e hidratuar (peshë e lartë dhe e mesme molekulare) dhe të trajtojë rrudhat në thellësi (peshë të ulët dhe shumë të ulët molekulare). Pas përdorimit, lëkura duket e lëmuar, rrudhat e vogla, të mbushura, një efekt relaksues dhe një ulje të dukshme e thellësisë së rrudhave.
Kujt iu rekomandohet? Të gjithë atyre që kërkojnë një produkt kundër rrudhave. (Për më shumë, klikoni këtu.)
Veprim antioksidues + veprim mbrojtës + efekt ndriçues
Koenzima Q10 ka një veprim të fuqishëm antioksidant që i kundërvihet formimit të radikaleve të lira, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re dhe më të freskët. Në të njëjtën kohë është në gjendje të rivendosë barrierën lipide, duke favorizuar funksionimin e duhur të membranave qelizore dhe duke kryer një veprim të vërtetë mbrojtës. Është një aktiv anti-rrudhë, energjik dhe gjallërues që i jep dritë edhe lëkurës më të lodhur! (Për më shumë, klikoni këtu)
Veprimi kundër plakjes dhe mbushës, filler
Kolagjeni është një proteinë që formon strukturën e lëkurës duke i dhënë asaj mbështetje. Përdoret gjerësisht në produktet kozmetike kundër rrudhave për të risjellë elasticitet në lëkurë dhe për të nxitur qarkullimin e qelizave.
Problemi? Kolagjeni i përdorur rëndom është me origjinë shtazore. Kjo nënkupton që grimcat e saj janë shumë të mëdha: prandaj nuk depërtojnë thellë, duke kryer një veprim sipërfaqësor dhe të përkohshëm. Kolagjeni vegetal është alternativa bimore ndaj kolagjenit shtazor, e krijuar posaçërisht për përdorim kozmetik dhe për të vepruar në shtresat më të thella të lëkurës. Është në gjendje t’i japë lëkurës hidratim dhe një efekt të fuqishëm të menjëhershëm kundër rrudhave (+ 18% qëndrueshmëri e lëkurës), por nëse zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet do të jenë të dukshme dhe të qëndrueshme edhe në planin afatgjatë.
Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kërkojnë një elasticitet më të madh të lëkurës, por, falë efektit të menjëhershëm lifting, edhe për të gjithë ata që duan të shkëlqejnë në një okazion të veçantë. (Për më shumë, klikoni këtu)
Veprim anti-rrudhë, kundër njollave dhe zbutës
Një produkt inovativ i frymëzuar nga tradita Koreane, bazuar në përbërës natyralë që i nënshtrohen një procesi fermentimi, i cili i bën ata më të fuqishëm dhe më performues në lëkurë. Serumi i Eco Fermentuar është një aktiv i pastër i bazuar në fitokomplekse detare; një ekstrakt i marrë nga fermentimi i mikroalgave detare, i cili kryen një veprim anti-rrudhë dhe lifting. Përveç kësaj, stimulon sintezën e kolagjenit, elastinës dhe acidit jaluronik, përbërës thelbësorë për shëndetin e lëkurës.
Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kanë nevojë për një produkt të plotë për të njëtrajtësuar teksturën e lëkurës, për të eleminuar njollat nga lëkura dhe për të luftuar rrudhat. (Për më shumë, klikoni këtu)
Veprim kundër plakjes/rrudhave + Rigjenerim të lëkurës+ Efekt lifting
Retinoli është vitamina A që lufton plakjen e lëkurës.
Problemi? Ka origjinë kimike, është fotosensibilizuese dhe irriton lëkurën! Fitoretinoli është alternativa natyrore ndaj retinolit, një ekuivalent i vitaminës A me tolerancë maksimale të lëkurës që stimulon veprimet e retinolit, në veçanti nxit sintezën e kolagjenit dhe rinovimin e qelizave.
Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kanë nevojë për një trajtim afatgjatë kundër plakjes. (Për më shumë, klikoni këtu)
Serum Aktiv ideal për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe të papastër me një veprim balancues të sebumit dhe anti-përsosmërisë, kundër pikave të zeza dhe njollave të akneve.
Niacinamide, së bashku me zinkun, është aleati i përsosur në luftën kundër puçrrave, njollave dhe pikave të zeza. Ky Serum Aktiv në fakt është në gjendje të parandalojë shfaqjen e problemeve të reja dhe të zvogëlojë prodhimin e sebumit, duke e bërë lëkurën më pak të shkëlqyeshme. Ky serum gjithashtu, ka veprim astrigjent dhe vepron në poret e zgjeruara duke e bërë lëkurën më kompakte dhe strukturën e saj më homogjene dhe me shkëlqim. Me veprimin e tij qetësues është i përsosur për të luftuar skuqjen ose shenjat pas puçrrave ose akneve. Parandalon plakjen dhe ka një veprim mbrojtës ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferikë.
Kujt iu rekomandohet? Për të gjithë ata që kanë lëkurën mikse ose të yndyrshme, por edhe për lëkurat e stresuara dhe ekspozuara ndaj ndotjes.
Niacinamide ka efekt të mirë në balancimin e yndyrës, falë kombinimit të 10% Niacinamide dhe 3% Glunkonat të Zinkut. (Për më shumë, klikoni këtu)
Veprim antioksidues + veprimi kundër njollave + efekt ndriçues
Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm i aftë të neutralizojë veprimin e radikalëve të lirë dhe të kundërveprojë shenjat e plakjes duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. I jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese. Ky Serum-Aktiv i mrekullueshëm gjithashtu ka një efekt zbutës: lehtëson njollat dhe ngjesh strukturën.
Kujt iu rekomandohet? Të gjithë atyre që duan një lëkurë plot dritë dhe pa njolla. (Për më shumë, klikoni këtu)
Si të zgjidhni dhe kur të përdorni Serumet Aktivë
Serumet Aktivë të pastër mund të përdoren në mëngjes dhe në mbrëmje: asnjë prej tyre nuk është fotosensibilizues. Ato mund të përfshihen në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit ndaj lëkurës duke u përdorur menjëherë pas larjes dhe pastrimit të saj. Për tu orientuar më mirë në zgjedhjen e Serumeve Aktivëve të Pastër që i përshtaten më mirë nevojave tuaja, mund ti drejtoheni grafikun tonë të mëposhtëm.
Aktivet mund të përdoren të përziera së bashku, duke i alternuar ato ose duke i kombinuar me kremrat ose serumet tuaja të preferuara të fytyrës!
Ju mund të përdorni:
- Direkt në lëkurë, para ose duke e alternuar me kremin. Aplikoni 2 pika të produktit/produkteve direkt në lëkurë dhe masazhojeni derisa të përthithen plotësisht.
- Si përforcues, shtoni 1 ose 2 pika të produktit në kremin ose ne serumin tuaj të preferuar të fytyrës. Do ta bëjë strukturën e kremit shumë më të lehtë në prekje dhe të lehtë për tu përthithur, duke rritur efektivitetin e tij!
- Të përziera së bashku: 1 pikë nga secili serum aktiv i pastër i përzgjedhur mund të përzihet së bashku dhe të aplikohen në lëkurë. Bën përjashtim Coenzyme Q10, e cila duke qenë me bazë vajore nuk përzihet me përbërësit e tjerë serume aktivë, po ashtu dhe Niacinimide me Vitaminën C në të njëjtën kohë, por mund të kombinohen me njëra-tjetrën: mbas përdorimit te serumeve aktivë të zgjedhur, përdorni Coenzimën Q10, ose 1 pikë nga Coenzima Q10 bashkoheni me kremin tuaj dhe aplikojeni ne lëkurë.
Të gjithë Serumet Aktivët të Pastër mund të përdoren njëkohësisht duke u përzierë së bashku, përveç Vitaminës C dhe Niacinamide: rekomandohen të alternohen një në mëngjes dhe një në mbrëmje
Disa fjalë për paketën e bukurisë dhe si ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë.
Zgjedhjet tona na përcaktojnë: kjo është arsyeja pse po punojmë fort dhe po ndryshojmë albalazhet e produkteve! Ne kemi vendosur të eleminojmë plastikën normale nga të gjitha paketimet tona, gjë që ne po bëjmë progresivisht në të gjitha produktet.
Kjo është arsyeja pse po përdorim plastikën e bërë nga kallami i sheqerit. Një material i ri super i freskët që bëhet pjesë e familjes, është tani kjo plastike e mrekullueshme e ricikluar pas konsumit, e bërë nga mbeturinat e përdorura plastike. Në fakt, ajo që jo të gjithë e dinë është se plastika normale e ricikluar vjen nga mbetjet industriale, por në fakt është e re, nuk është përdorur kurrë. Kjo është arsyeja pse plastika e ricikluar pas konsumit ka një vlerë shtesë krahasuar me plastikën e ricikluar normale: krijimi i saj jo vetëm që nuk përfshin krijimin e materialit të ri por i jep jetë atyre që janë përdorur tashmë, duke i parandaluar ato të përfundojnë në det ose në venddepozitime.
Linja e re e Serumeve Aktiv është e ambalazhuar me plastikën e re të biodegradueshme, dhe të pajisur me filtra anti UV për të ruajtur produktin në gjendje optimale. Prodhimi i kozmetikës organike, të përshtatshme për shëndetin dhe mjedisin, nuk mjafton për ne! Paketimi me material të sigurtë dhe miqësor me mjedisin ka qenë gjithmonë përparësia jonë dhe është tani më shumë se kurrë.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.