hair-vitamins-vitamina-bimore-per-floket-me-kolagjen-biotin-shitje-online-herbal-line
hair-vitamins-vitamina-bimore-per-floket-me-kolagjen-biotin-shitje-online-herbal-linevitamina-dhe-minerale 28485302

HAIR VITAMINS N-U50

4.89999 5 20 Product

Suplement dietik

Me Biotin dhe Kolagjen, për flokë më të fortë, të dendur dhe me shkëlqim.

  • Ndihma e shpejtë për flokë të dobët
  • 1,250 μg biotin për dozë
  • 1 pako = trajtim një mujor
  • Për një rigjenerim dhe rritje më të shpejtë
  • Pa sheqer

Lexo më poshtë...

Sasia
1 900 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Hair vitamins është një përzierje aktive për ushqimin e flokut. Floku i bukur dhe i shëndetshëm është gjithmonë i ushqyer nga brenda, dhe shkëlqimi i tij është rezultat i shëndetit dhe bukurisë. Janë shumë faktorë që ndikojnë në rënien, dobësine dhe dëmtimin e flokut, ku më të zakonshmit janë mosha, faktori gjenetik, problemet hormonale dhe ndryshimi i stinëve. Pavarësisht këtyre faktorëve, ne mund të bëjmë shumë për shëndetin e flokëve nëpërmjet konumimit të ushqyesve të duhur.

Rekomandohet:

  • Personat që kanë flokë të dobët
  • Personat që kanë rënie të theksuar të flokut
  • Personat që duan të kenë një rritje të shpejtë të flokut 

Efektet

BIOTINA

Alternativa më e mirë kundër rënies së flokut është biotina. Biotina është një vitaminë nga grupi B kompleks, e quajtur B8, dhe është mikro-nutrienti më i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e flokut. E njohur ndryshe dhe si Vitamina H, biotina është gjithashtu dhe një nga vitaminat që ndihmon organizmin për të kthyer ushqimin në energji.

Emri “Biotin” vjen nga greqishtja e vjetër “biotos” – jetë. Vitaminat B, dhe veçanërisht Biotina, ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm lëkurën, flokët, sytë, mëlçinë dhe sistemin nervor.

KOLAGJENI

Kolagjeni është proteina në sasi më të madhe në organizëm, veçanërisht tipi 1 i tij. Kolagjeni gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enët e gjakut, sistemin tretës dhe ligamente. Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës sonë fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura. Në kyçet tona, kolagjeni është “ngjitësi“ që mban trupin tonë të bashkuar.

Prodhimi i kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Ne e vëmë re nga shenjat e moshës, si rrudhat, squllja e lëkurës dhe dhimbjet e kyçeve.

7 PËRFITIMET KRYESORE TË KOLAGJENIT NË ORGANIZËM

  1. Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
  2. Forcon flokët, thonjtë dhe dhëmbët
  3. Redukton dhimbjet dhe degjenerimin e kyçeve
  4. Ndihmon në mbrojtjen ndaj Leaky Gut Syndrome (sindroma e përshkueshmërisë së zorrëve)
  5. Përshpejton metabolizmin, rrit masën muskulare dhe energjinë.
  6. Përmirëson shëndetin e mëlçisë 
  7. Mbron shëndetin kardiovaskular.

 

VITAMINA C

Vitamina C kontribuon në disa funksione të rëndësishme në trupin tonë. Është një antioksidant që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Lufton radikalet e lira që pengojnë rritjen e flokut dhe shkaktojnë plakjen e tij.

 Të gjitha qelizave te trupit i nevojitet vitaminë C për të funksionuar normalisht, po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, indeve të buta, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Vitamina C është e rëndësishme për absorbimin normal të hekurit nga organizmi dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor. Ka efekte të pazëvendësueshme në sistemin imunitar, si dhe mbron nga sforcimet fizike.

 

MSM

Methyl-sulfonyl-methane (MSM) është sulfur natyral që gjendet në organizmin e njeriut dhe në disa ushqime. Është element shumë i rëndësishëm për të mirëmbajtur proteinat strukturale, keratinën e cila ndërton fibrat e flokut dhe ndihmon sistemin imunitar. Sipas studimeve, përdorimi i rregullt i MSM ka treguar rritje 50% më tepër të thonjve, 100% më tepër rritje dhe forcim të flokut si dhe ka përmirësuar shkëlqimin e flokut.

Përbërësit

Pluhur kolagjen i hidrolizuar, erythritol, MSM, aromë natyrale portokalli (4%), biotin, vitaminë C, aromë natyrale limoni (2%), glukozite të stevias

Përdorimi

Doza e rekomanduar ditore është 5 gram (një lugë që gjendet brenda kutisë). Treteni në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni sapo të jetë tretur. Me 5 gram pluhur merrni 1.250 μg Biotin (2.500% e nevojës ditore) and 100 mg vitaminë C (125% e nevojës ditore).

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.

Mbajeni larg nga fëmijët!

Ne nuk e rekomandojmë gjatë shtatzanisë ose periudhës së laktacionit

Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

  • Koment
Lista e komenteve:

kristina

2021-06-12 08:16

Tani i kam floket me te forte dhe me shkelqim. Pas nje muaji perdorim, them se do ti perdor keto vitamina pergjithmone.

Posto një koment
Vota:

Jepni mendimin tuaj për këtë produkt:

Emri i përdoruesit:
E-mail: