fbpx
tea tree oil 1 209456682
tea tree oil 1 209456682tea tree oil copy 263016359

VAJ ESENCIAL PEMA E ÇAJIT K-14.

Vaji esencial i pemës së çajit (tea tree oil) ka vlera të jashtëzakonshme kundër akneve. Veprimi antibakterial dhe anti-inflamator e bëjnë këtë lloj vaji një trajtues të shkëlqyeshëm kundër akneve

Sasia
1 500 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Vaji esencial i pemës së çajit (tea tree oil) ka vlera të jashtëzakonshme kundër akneve. Veprimi antibakterial dhe anti-inflamator e bëjnë këtë lloj vaji një trajtues të shkëlqyeshëm kundër akneve.

Siç është bërë e njohur, pikërisht infeksionet e gjëndrave të sebumit (yndyrës së fytyrës) janë shkak për krijimin e akneve. Në thelb, pavarësisht origjinës së tyre, nëse nuk egziston një infeksion bakterial, aknet nuk mund të zhvillohen. Pikërisht, bllokimi i gjendrave të sebumit dhe më pas infeksioni bakterial i tyre çon në formimin e akneve. Në këtë çrregullim, vaji i pemës së çajit luan një rol të jashtëzakonshëm: ai arrin që të çbllokojë kanalet e gjendrave të sebumit dhe dezinfektojë ato nga mikrobet. Ky është pikërisht edhe mekanizmi për pastrimin e fytyrës nga aknet.

Por përse vaji i pemës së çajit?
Vaji i pemës së çajit është një antibakterial, antifungal dhe antiviral mjaft i fuqishëm, si dhe ka veti të theksuara antioksidante, duke dhënë rezultate të kënaqshme kundër plakjes së parakohshme të lëkurës.

Përveç efekteve antiakne, vaji i pemës së çajit shquhet edhe për një sërë vetish të tjera, mjaft të mira për lëkurën. Ai stimulon prodhimin e kolagjenit, rigjeneron qelizat e lëkurës, ka efekt ushqyes dhe hidratues të shkëlqyer, i jep fytyrës butësi dhe elasticitet, redukton rrudhat, eleminon skuqjet dhe irritimet e lëkurës, parandalon që lëkura të bëhet e yndyrshme (e cila është shkak për shfaqjen e akneve), pastron fytyrën në thellësi, lufton ekzemat, dermatitin, psoriazën si edhe dëmtimet e vogla në lëkurë.

Maskat me vajin e pemës së çajit duhet të jenë pjesë e kujdesit të lëkurës të prirur ndaj akneve. Ju mund të përdorni thjesht vajin dhe efektet do të jenë të kënaqshme. Megjithatë për të shtuar efektet antiakne dhe për të zmadhuar spektrin e veprimit, rekomandohet që vajit të pemës së çajit t’i shtohen edhe përbërës të tjerë natyralë, duke u kthyer në këtë mënyrë në trajtime të pazëvendësueshme dhe shumë efikase.

Maskat e mëposhtme kundër akneve janë plotësisht natyrale, i pastrojnë poret, e mirëmbajnë fortësinë e lëkurës dhe qetësojnë skuqjen.
Në vijim, ju kemi sugjeruar disa maska për trajtimin ndaj akneve dhe më gjerë. Duhet të jetë plotësisht e qartë se efektshmëria e maskave është e ndryshme në persona të ndryshëm. Për këtë arsye, është e nevojshme që të eksperimentoni paksa. Mos u frikësoni! E rëndësishme është se këto maska bazohen parimin se “më e mira për lëkurën tuaj është ajo me të cilën ju ushqeheni!”

Kombinimi i vajit të pemës së çajit me mjaltë është i shkëlqyer pasi përforcojnë efektet e njëra-tjetrës.

Përdorimi

1. APLIKOHET VAJI ESENCIAL I PEMËS SË ÇAJIT DREJTPËRDREJT TEK AKNET
Pasi pastrohet fytyra, në një tampon hidhni disa pika vaji të pemës së çajit dhe aplikohet direkt tek aknet. 
Ky trajtim bëhet çdo mbrëmje deri në largimin e plotë të akneve. Në mëngjes lahet fytyra sërish.

2. VAJI ESENCIAL I PEMËS SË ÇAJIT ME XHEL ALOE VERA
Nëse shihni që vaji esencial i pemës së çajit është shumë i fortë për fytyrën tuaj, rekomandohet hollimi i tij me përbërës të tjerë. Xheli me aloe vera është mjaft efektiv për këtë qëllim.
Në një filxhan kafe hidhnji një lugë çaji me xhel aloe vera dhe i shtoni 5 pika vaji të pemës së çajit. Përzieni mirë dhe aplikojeni në zonën e akneve. 
Ky trajtim bëhet çdo mbrëmje për 10 deri 21 ditë rresht (kohëzgjatja varet nga gjendja e fytyrës).

3. VAJI ESENCIAL I PEMËS SË ÇAJIT ME MJALTË
Mjalti është një antibiotik i mirë dhe efektet e tij në lëkurë janë të provuara.
Në një filxhan kafe hidhni një lugë çaji me mjaltë dhe i shtoni 5 pika vaj esencial të pemës së çajit. Përzieni mirë dhe aplikojeni në zonën e akneve. 
Ky trajtim bëhet çdo mbrëmje për 10 deri 21 ditë rresht (kohëzgjatja varet nga gjendja e fytyrës).

4. MASKA ME MJALTË, SODË BUKE DHE VAJ ESENCIAL I PEMËS SË ÇAJIT
Soda e bukës ka veti mjaft të mira inflamatore dhe krijon një butësi shumë të madhe në fytyrë. Në një filxhan kafe hidhen 2 lugë gjelle me sodë buke dhe 1 lugë gjelle me ujë. Pasi përzihet mirë, tretësirës i shtohen edhe 3 lugë gjelle me mjaltë dhe 4 pika vaj esencial i pemës së çajit. Përbërja përzihet sërish, deri sa të formohet një masë homogjene. 
Rekomandohet për çdo lloj fytyre.

5. VAJI ESENCIAL I PEMËS SË ÇAJIT ME BALTË JESHILE
Balta jeshile ka një sërë vetish të jashtëzakonshme për lëkurën. Ajo është rigjeneruese, eksfoliante, hidratante, etj. Kombinimi i vajit esencial të pemës së çajit me baltën jeshile është i mrekullueshëm!
Në një filxhan kafe përzieni 3-4 pika vaj esencial i pemës së çajit me dy lugë gjelle dhe pak ujë. Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Rezultatet do të jenë të mrekullueshme!

6. MASKA ME MJALTË, UTHULL MOLLE DHE VAJ ESENCIAL I PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një nga maskat më të mira kundër akneve. Ashtu sikurse vaji esencial i pemës së çajit, mjalti edhe uthulla e mollës janë trajtues shumë të mirë kundër akneve. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle uthull molle dhe 6 pika vaj esencial i pemës së çajit, derisa të krijohet një masë homogjene (rekomandohet të përdoret uthull molle e përgatitur në rrugë artizanale dhe mundësisht jo e kulluar). Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

7. MASKA ME MJALTË, ASPIRINË, LIMON DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Aspirina është jashtëzakonisht efektive kundër akneve, pasi ajo përmban acidin salicilik. Është pikërisht ky acid që është përbërës në pothuaj të gjitha trajtimet kundër akneve. E kombinuar me mjaltë, limon dhe vajin esencial të pemës së çajit, ky trajtim është i mrekullueshëm kundër akneve! Përveç kësaj, kjo lloj maskë është mjaft e mirë kundër rrudhave dhe zvogëlimin e poreve në lëkurë.
Rekomandohet të përdoret për çdo lloj lëkure. 
Përgatitja: 
Pasi shtypen dhe bëhen pluhur 6-7 tableta aspirinë, në një enë përzihen së bashku me 1 lugë gjelle me lëng limoni, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 6 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

8. MASKA ME MJALTË, KRIPË DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë e shkëlqyer për pastrimin e lëkurës dhe eleminimin e akneve. Kripa ka një veti të natyrshme për pastrimin e lëkurës dhe eleminimin e akneve. Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle kripë (nëse është kripë e zeze e bluar imët, është shumë më mirë). 1 lugë çaji vaj ulliri dhe 6 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

9. MASKA MJALTË, KAMOMIL DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë rezultative kundër akneve dhe për pastrimin e përgjithshëm të lëkurës. Hap poret, redukton irritimet e lëkurës dhe largon qelizat e vdekura. Për shkak të vetive të fuqishme inflamatore të kamomilit, kjo maskë rekomandohet të përdoret për fytyra sensitive dhe në rastet e irritimeve nga faktorë të ndryshëm. 
Përgatitja: 
Në 300 ml ujë hidhen 2-3 lugë gjelle kamomil dhe vendosen të ziejnë. Kur çaji fillon të nxjerrë avull, vendoset fytyra për 3-4 minuta mbi avujt e kamomilit. Thahet fytyra me peshqir dhe më pas aplikohet si maskë mjalti ku kemi shtuar 7 pika vaj esencial të pemës së çajit. 
Maska me kamomil mund të aplikohet edhe në një metodë tjetër. Pasi përgatitet çaji me kamomil, laget një peshqir dhe vendoset në fytyrë për 10 minuta. Më pas, thahet dhe aplikohet si maskë mjalti ku kemi shtuar 7 pika vaj esencial të pemës së çajit. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

10. MASKA ME MJALTË, VAJ TË ARRËS SË KOKOSIT DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është supermaskë kundër akneve. Vaji i kokosit, ashtu sikurse mjalti ka veti të forta antiakne. Por cili është roli i tij në këtë drejtim?
Vaji i arrës së kokosit është burim i konsiderueshëm i dy prej agjentëve më të fuqishëm antimikrobialë, siç janë acidi kaprik dhe acidi laurik. Siç është bërë e njohur, pikërisht infeksionet e gjëndrave të sebumit (yndyrës së fytyrës) janë shkak për krijimin e akneve. Në thelb, pavarësisht origjinës së tyre, nëse nuk egziston një infeksion bakterial, aknet nuk mund të zhvillohen.
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit dhe 6 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

11. MASKA ME MJALTË, KUMBULLA DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë mjaft efikasë kundër akneve për shkak të vlerave të shtuara të kumbullës. Kumbulla përmban hekur, magnez, kalium si dhe vitaminat A, B, C, E dhe K, të cilat janë vendimtare për shëndetin e lëkurës. Përdoret për çdo lloj lëkure.
Përgatitja: 
Përgatisni 3 lugë gjelle pure kumbullash (i shtypni fort disa kokrra kumbulla të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kos dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

12. MASKA ME MJALTË, TË BARDHË VEZE DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska me të bardhë veze është një nga maskat më të përhapura për shkak të efekteve të saj të jashtëzakonshme në fytyrë. Kjo maskë egziston në shumë versione, por versioni i saj me mjaltë dhe vaj esencial të pemës së çajit është nga më të mirët. Kjo maskë siguron rigjenerim të lëkurës, e tonifikon, i jep elasticitet dhe freski. 

Version 1 - Mjaltë / të Bardhë Veze / Limon / Vaj esencial i Pemës së Çajit 
Kjo maskë përdoret mjaft në rastet kundër irritimeve të lëkurës, për fytyrë me akne dhe për të pasur një efekt lifting-up. Rekomandohet për fytyra të yndyrshme.
Të bardhës së vezës i shtohet 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji me lëng limoni të saposhtrydhur dhe 6 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Përbërësit përzihen mirë deri sa të formohet një masë homogjene. Kësaj maske mund t’i shtohen edhe 2 lugë gjelle me miell, si edhe 1 lugë gjelle me kos.
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Version 2 - Mjaltë / të Bardhë Veze / Kos / Vaj esencial i Pemës së Çajit 
Kjo është maskë hidratuese dhe zbutëse. 
Në një filxhan çaji përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 e bardhë veze dhe 1 lugë gjelle kos dhe 6 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. 
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Version 3 - Mjaltë / të Bardhë Veze / Miell / Vaj esencial i Pemës së Çajit 
Kjo është një maskë kryesisht për lëkurat e thata, që i jep fytyrës, hidratim, shkëlqim dhe butësi. 
Në një filxhan çaji përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 e bardhë veze, 2 lugë gjelle miell dhe 6 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. 
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Version 4 – Mjaltë / të Bardhë Veze / Sheqer / Vaj esencial i Pemës së Çajit 
Kjo është një maskë eksfoliante për pastrim të thellë të lëkurës. Jep efekte mjaft të mira edhe si hidratuese, ushqyese dhe tonifikuese e lëkurës. Përdoret për çdo lloj lëkure dhe kryesisht për lëkura të thata. 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 e bardhë veze, 1 lugë gjelle me sheqer (mundësisht sheqer ngjyrë kafe), 1 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle qumësht dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa tË krijohet një masë homogjene. Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

13. MASKA ME MJALTË, PJESHKË DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska me mjaltë, pjeshkë dhe vaj esencial të pemës së çajit ka rezultuar shumë e mirë në mjaft raste trajtimesh kundër akneve. 
Përgatitja: 
Përgatisni 3 lugë gjelle pure pjeshke (i shtypni fort disa kokrra pjeshke të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë kos dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

14. MASKA ME MJALTË, AVOKADO DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska me mjaltë, avokado dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit është një maskë antiakne dhe kundër tharjeve të lëkurës. Kjo lloj maske realizon një hidratim të thellë dhe e mban lëkurën elastike, të ushqyer mirë dhe të freskët edhe në rastet e të ftohtit dhe të nxehtit ekstrem. Rekomandohet kryesisht për lëkura të thata dhe të dëmtuara.
Përgatitja:
Përgatisni 3 lugë gjelle pure avokado (i shtypni fort disa copa të vogla avokado të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë kos dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Kësaj maske mund t’i shtohet pure banane dhe karrote. 
Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

15. MASKA ME MJALTË, KOS DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë antiakne mjaft efektive. Përveç kësaj, balancon yndyrën e fytyrës dhe e hidraton atë. Edhe pse rekomandohet kryesisht për fytyrat e yndyrshme, mund të përdoret tek çdo lloj fytyre. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle kos dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit.derisa të krijohet një masë homogjene. Nëse fytyra është shumë e yndyrshme, kësaj maske mund t’i shtohet edhe 1 lugë çaji lëng limoni. 
Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

16. MASKA ME MJALTË, PAPAJA DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë antiakne kryesisht për fytyra të thata. Kjo lloj maske realizon një hidratim të thellë dhe e mban lëkurën elastike, të ushqyer mirë dhe të freskët edhe në rastet e të ftohtit dhe të nxehtit. 
Përgatitja: 
Përgatisni 3 lugë gjelle pure papaja (i shtypni fort disa copa të vogla papaja të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kos dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

17. MASKA ME MJALTË, KASTRAVEC DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo maskë antiakne është efektive për hidratimin e fytyrës dhe pastrimin e saj nga njollat. Është e përshtatshme si për fytyrat e yndyrshme, ashtu edhe të thata. 
Përgatitja: 
Grihen në rende të imët rreth gjysëm filxhan kafe me kastravec dhe përzihen me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë kos kos dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Përziejeni mirë derisa të bëhet një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

18. MASKA ME MJALTË, LULESHTRYDHE DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT 
Maska antiakne me mjaltë, luleshtrydhe dhe vaj i pemës së çajit është një maskë hidratuese, ushqyese dhe eksfoliante. Kjo maskë shërben si për aknet, ashtu edhe për heqjen e pikave të zeza dhe pastrimin e poreve. 
Përgatitja: 
Grihen në rende të imët rreth gjysëm filxhan kafe me luleshtydhe dhe përzihen me me 1 lugë gjelle mjaltë dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

19. MASKA ME MJALTË, TË VERDHË VEZE DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska antiakne me mjaltë, të verdhë veze dhe vaj i pemës së çajit është gjithashtu mjaft e përhapur për efektet e shumta që ajo zotëron. Veza përmban shumë proteina dhe shuhet për efektin ushqyes në lëkurë. Maskat me të verdhën e vezës apikohet në rastin e fytyrave të lodhura dhe pa jetë, kundër rrudhave, kundër akneve, kundër shenjave dhe njollave në fytyrë, për butësi dhe elasticitet, etj. Kjo maskë është në disa versione, përveç versionit bazë.

Përgatitja: 

Version 1 - Mjaltë / të Verdhë Veze / Limon /Vaj i Pemës së Çajit 
Kjo është një maskë antiakne dhe përdoret kryesisht për lëkurat e yndyrshme.

 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 e verdhë veze, 1 lugë kafe lëng limoni dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 


Version 2 - Mjaltë / të Verdhë Veze / Kripë / Vaj i Pemës së Çajit
Kjo është një maskë antiakne eksfoliante. Realizon pastrimin e lëkurës në thellësi.
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 e verdhë veze dhe 1 lugë gjelle kripë dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Version 3 - Mjaltë / të Verdhë Veze / Kos / Vaj i Pemës së Çajit
Kjo është një maskë antiakne efektive kundër rrudhave.
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 e verdhë veze, 1 lugë gjelle kos dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

20. MASKA ME MJALTË, QUMËSHT DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska antiakne me mjaltë, qumësht dhe vaj esencial të pemës së çajit konsiderohet një mrekulli nga dermatologët dhe dermoestetistët. Qumështi është hidratues i shkëlqyer i fytyrës, ushqen dhe pastron lëkurën, rinovon lëkurat e maturuara, zbut fytyrat e ashpra, zbardh fytyrat e errëta, jep elasticitet, etj. Kjo maskë përdoret për çdo lloj fytyre. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle qumësht dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

21. MASKA ME MJALTË, LIMON DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska antiakne me mjaltë, limon dhe vaj esencial të pemës së çajit është një maskë e fuqishme dhe me efekte të shumanshme. Limoni përmban acid citrik dhe kombinimi i tij me mjaltin dhe vajin esencial të pemës së çajit është tepër rezultativ dhe me rezultate mbresëlënëse. Limoni pastron nga lëkura qelizat e vdekura, redukton pikat e zeza, eleminon aknet dhe njollat e tjera në lëkurë. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 
Përveç recetës bazë (mjaltë-limon), egzistojnë edhe mjaft versione të tjera gjithashtu shumë të efektshme.

Version 1 - Mjaltë / Limon / Kripë / Vaj i Pemës së Çajit
Kjo maskë rekomandohet për fytyra që kanë problem të shumta (akne, pika të zeza, njolla, etj.). 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle kripë dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Version 2 - Mjaltë me Propolis / Limon / të Bardhë Veze / Vaj i Pemës së Çajit
Përveç akneve, kjo maskë rekomandohet për eleminimin e pikave të zeza dhe shenjat e akneve. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë me propolis, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 e bardhë veze dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Version 3 - Mjaltë me Propolis / Limon / Sodë Buke / Vaj i Pemës së Çajit
Kjo maskë antiakne rekomandohet kryesisht për fytyrat e yndyrshme. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, gjysëm filxhani kafe me pure banane (banane të pjekura mirë) dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. Banania ëshët një frut i “lindur” për maska. Përveçse efekteve jashtëzakonisht të mëdha në fytyrë, banania përshtatet mrekullisht me shumë përbërës të tjerë, veçanërisht mjaltin. Maska me mjaltë, banane dhe vaj të pemës së çajit është mjaft efektive kundër akneve për shkak të pranisë së shtuar të zinkut dhe vitaminës C tek banania, është hidratuese, zbutëse dhe ushqyese e shkëlqyer e fytyrës, ngadalëson procesin e plakjes në fytyrë, etj. Rekomandohet kryesisht për fytyrë të yndyrshme.

Përveç recetës bazë (mjaltë-banane), egzistojnë edhe mjaft versione të tjera gjithashtu shumë të efektshme.

Version 1 - Mjaltë / Banane / Kos / Vaj i Pemës së Çajit
Përgatitja: 
Përgatiten 3 lugë gjelle pure banane (i shtypni disa copa të vogla banane të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë me propolis, 1 lugë gjelle kos dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene.
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Version 2 - Mjaltë me Propolis / Banane / Kos / Vaj i Pemës së Çajit
Përgatitja: 
Përgatiten 3 lugë gjelle pure banane (i shtypni disa copa të vogla banane të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kos 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene. 
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Version 3 - Mjaltë / Banane / Kos / Limon / Vaj i Pemës së Çajit
Kjo është një maskë eksfoliante kundër akneve për fytyrë të yndyrshme.
Përgatitja: 
Përgatiten 3 lugë gjelle pure banane (i shtypni disa copa të vogla banane të pjekura mirë) dhe i përzieni me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kos, 1 lugë kafe lëng limoni dhe 10 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene.
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Version 4 - Mjaltë me Propolis / Banane / e Verdhë Veze / Vaj i Pemës së Çajit
Kjo është një maskë antiakne ushqyese dhe eksfoliante.
Përgatitja: 
Përgatiten 3 lugë gjelle pure banane (i shtypni disa copa të vogla banane të pjekura mirë) dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 të verdhë veze dhe 7 pika me vaj esencial të pemës së çajit derisa të krijohet një masë homogjene.
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

22. MASKA ME MJALTË, DJATHË DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Djathi është ekselent për maskë fytyre, pasi përmban me shumicë vitaminën B. Vitamina B ndihmon në metabolizmin e qelizave të lëkurës dhe rritjen e tyre, duke i dhënë lëkurës ngjyra të ndezura dhe gjithashtu ndihmon për të eleminuar njollat në lëkurë.
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 5 pika me vaj esencial të pemës së çajit dhe 1 lugë gjelle djathë i shtypur mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

23. MASKA ME MJALTË, MOLLË DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maska antiakne me mjaltë, mollë dhe vaj esencial të pemës së çajit është një maskë që çdo femër duhet t’ia bëjë “dhuratë” vetes! Mollët janë të pasura me vitaminat A, C, E, K dhe B. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë e lëkurës. 
Molla ka një spektër jashtëzakonisht të madh efektesh në lëkurë, si, eksfoliante, hidratuese, ushqyese, antimikrobiale, etj., por efekti kryesor është rigjenerues nga dëmtimet e radikaleve të lira. Për këtë arsye, maskat me mollë përdoren kundër plakjes së lëkurës së fytyrës. 
Përgatitja: 
Përgatiten 3 lugë gjelle pure molle dhe i përzieni mirë me 1 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika me vaj esencial të pemës së çajit. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

24. MASKA ME MJALTË, QEPË, TËRSHËRË DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë e mrekullueshmë kundër akneve. Mjalti dhe qepa, përbërëse në këtë recetë, veprojnë si agjentë të shkëlqyer anti-inflamator, kurse tërshëra ka veti që pastron poret e lëkurës në thellësi. 
Përgatitja: 
Në një filxhan çaji përzihen 3 lugë gjellë miell tërshëre me pak ujë të nxehtë, deri sa të bëhet një masë e qullët. Grihet imët 1 kokërr qepë në një grirëse derisa të bëhet pure dhe i shtohet miellit të tërshërës. Përzihet për pak dhe më pas i shtohet edhe 1 lugë gjellë mjaltë dhe 8 pika me vaj esencial të pemës së çajit . Masa përzihet sërish deri sa të bëhet një tretësirë homogjene. Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

26. MASKA ME MJALTË, KAFE, KAKAO DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Maskat e fytyrës me kafe dhe kakao janë prej kohësh të preferuarat e adhuruesve të bukurisë. Kjo maskë jep rezultate të mrekullueshme pavarësisht llojit të lëkurës. Efektet e saj janë anti-akne, anti-rrudhë, kundër njollave të fytyrës dhe pikave të zeza. Me këtë maskë, lëkura fiton freski, butësi dhe elasticitet. 
Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kafe e bluar, 1 lugë gjelle kakao e bluar, 1 lugë gjelle kos, 1 lugë kafe lëng limoni dhe 8 pika me vaj esencial të pemës së çajit . Masa përzihet sërish deri sa të bëhet një tretësirë homogjene. 
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

27. MASKA ME MJALTË, DOMATE DHE VAJ ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT
Kjo është një maskë antiakne shumë e dobishme eksfoliante. Domatja ka efekte shumë të mira antiplakje në lëkurë për shkak të pranisë së shtuar të likopeneve në të. Përveç kësaj, domatja eleminon pikat e zeza, njollat në fytyrë dhe i jep fytyrës shkëlqim butësi dhe elasticitet. Kjo maskë rekomandohet sidomos për fytyrat e yndyrshme. 


Përgatitja: 
Në një enë përzihen së bashku 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle domate të grirë (të cilës i kemi hequr më parë lëkurën), 1 lugë çaji sheqer, 1 lugë çaji me kripë, 1 lugë kafe lëng limoni dhe 8 pika me vaj esencial të pemës së çajit . Përbërësit përzihen mirë derisa të krijohet një masë homogjene. 
Aplikojeni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment