Dërgesat dhe Transporti

Dërgesat dhe Transporti

Tiranë qytet
Shpërndarja në qytetin e Tiranës bëhet nëpërmjet postës Ultra. ju vjen në adresën tuaj brenda 24 -48 orësh dhe transporti kushton 150 lekë për pako deri në 2 kg dhe 200 lekë për pako 2.01-10 kg.

Tiranë periferi dhe Qytetet e tjera të Shqipërisë
Herbal Line Albania i dërgon porositë nëpërmjet postës Ultra në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Porosia ju vjen në adresën tuaj brenda 24 -48 orësh. Kur ajo mbërrin, ju do të njoftoheni me tel ose sms nga Alfa Courier. Klienti mund ta tërheqë porosinë brenda 3 ditësh nga dita e mbërritjes së pakos në destinacion. Pas këtij afati, ajo kthehet mbrapsht.

Tarifat postare janë si më poshtë:
Për pako deri në 2 kg – 250 lekë.
Për pako 2.01-10 kg – 300 lekë.
Nëse vlera totale e produkteve të porositura është më tepër se 5000 lekë, transporti për klientin është falas.

Për blerje nga Kosova, porosia ju vjen në adresën tuaj për 3-5 ditë. Kur ajo mbërrin, ju do të njoftoheni me tel ose sms. Klienti mund ta tërheqë porosinë brenda 3 ditësh nga dita e mbërritjes së pakos në destinacion. Pas këtij afati, ajo kthehet mbrapsht.

Porositë për në Kosovë mund të realizohen vetëm nëpërmjet regjistrimit në platformën tonë dhe pagesës me kartë debiti/krediti.

Tarifat postare për në Kosovë janë si më poshtë:
Për pako deri në 5 kg – 6 euro.
Për çdo kg më tepër, shtohet vlera e transportit me 1 euro/kg.

Maqedonia e Veriut
Për blerje nga Maqedonia e Veriut, porosia ju vjen në adresën tuaj për 3-5 ditë. Kur ajo mbërrin, ju do të njoftoheni me tel ose sms. Klienti mund ta tërheqë porosinë brenda 3 ditësh nga dita e mbërritjes së pakos në destinacion. Pas këtij afati, ajo kthehet mbrapsht.

Porositë për në Maqedoninë e Veriut mund të realizohen vetëm nëpërmjet regjistrimit në platformën tonë dhe pagesës me kartë debiti/krediti.

Tarifat postare për në Maqedoninë e Veriut janë si më poshtë:
Për pako deri në 5 kg – 10 euro.
Për çdo kg më tepër, shtohet vlera e transportit me 1 euro/kg.

Rreth Politikës së Privatësisë

Cdo klient/përdorues i regjistruar në faqen Herballine.al jep informacione personale të ndjeshme si emër/mbiemër, adresë, telefon, email etj.
Ky informacion nuk do të perdoret në asnjë rast për tu shpërndarë, publikuar apo dorëzuar palëve të treta.
Herbal Line Albania garanton ruajtjen me rigorozitet të të dhënave tuaja private.

Herballine dhe platforma e saj mund të vendosin në kompjuterin tuaj informacion (Cookies) i cili shërben për të mundësuar identifikimin tuaj në sistem, ruajtjen e produkteve në shportën tuaj, ruajtjen e dëshirave etj.