fbpx

Cmimi

5 vajrat më të mirë Anti-Age

  • Fytyra
  • Klikime: 5589

Ka shumë përdorime për vajrat esencialë, duke përfshirë ndihmën që japin ato në luftën ndaj plakjes së lëkurës. Kjo është një nga  benefitet që shumë njerëz e kërkojnë këto ditë, dhe vajrat esencialë janë një mënyrë natyrale shumë efektive për një plakje të ngadaltë dhe një pamje sa më të re.

Do t’iu tregojmë disa nga vajrat esencialë dhe mbajtës anti-age më impresionues e natyralë. Disa nga ata ju mund ti keni dhe në shtëpitë tuaja dhe në qoftëse nuk i keni ju mund ti porosisni shumë lehtë online. Mund ti vendosni këto vajra në arsenalin tuaj në luftën kundra plakjes, duke krijuar edhe ju vetë serumin tuaj anti-age.

Cilët janë 5 Vajrat më të mirë Anti-Age?

Këto janë disa nga vajrat kryesorë që mund të përdorni për rrudhat e ballit, rrudhat e syve, rrudhat e buzëve dhe gjithë shenjat e plakjes që ju doni të reduktoni apo parandaloni:

  1. Vaji Jojoba

Mund të mos keni dëgjuar më parë për Vajin Jojoba, por është ndoshta një nga vajrat mbajtës për vajrat esencialë, më hidratues në botë. Vaji  Jojoba përmban shumë përbërës të vlefshëm si, vitamina E, vitamina B kompleks, silic, krom, bakër dhe zink.

Është vaji Jojoba, vaji më i mirë për të reduktuar rrudhat?

Vaji Jojoba njihet për efektet e tij anti-inflamatore që e bëjnë një zgjedhje ideale kundër rrudhjes dhe plakjes së lëkurës. Është gjithashtu shumë i mirë për infeksionet dhe shërimin e plagëve në lëkurë. (1)

Gjëndrat sebace (yndyrore) janë gjëndra mikroskopike në lëkurën tonë që sekretojnë një vaj ose lëndë që quhet sebum. Me rritjen e moshës trupore gjëndrat sebace ulin prodhimin e sebumit; kjo është arsyeja që ne vëmë re një tharje të lëkurës dhe flokut, që mund të çojë dhe në flokë me zbokth dhe skalp të irrituar. Përbërja e sebumit tonë është shumë e ngjashme me vajin Jojoba , prandaj ky vaj mund të jetë shume efektiv në përmirësimin e lëkurës së thatë  si dhe përmirësimin e aparencës dhe shëndetit të lëkurës.

Një nga benefitet  e vajit Jojoba është edhe luajtja e rolit të sebumit, zbutja e lëkurës dhe flokut kur trupi ndalon së bëri atë në mënyrë natyrale. Nga ana tjetër prodhimi i lartë i sebumit, që ndodh kur niveli i hormoneve është shumë i lartë mund të rezultojë në një lëkurë të yndyrshme dhe me akne.

Vaji Jojoba është gjithashtu shumë i mirë në rregullimin e yndyrës së flokëve, duke e mbajtur të balancuar nivelin e yndyrës. Kjo e bën atë një ndihmë natyrale për ekzemën, gjithashtu dhe zgjidhje për aknet,  përshtatet edhe për llojet e tjera të gjendjeve të lëkurave të thata dhe mund të ndihmojë në zbutjen e djegies nga dielli.(2)

Zbutës: Vaji Jojoba zbut lëkurën dhe parandalon irritimet e skalpit. Lëkura e thatë shkaktohet nga humbja e ujit në shtresat e sipërme të lëkurës. Vaji Jojoba ndihmon në krijimin e një shtrese vajore mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës e cila do ta mbaj atë të butë. Mund ta përdorni në fytyrë, qafë, duar, këmbë dhe flokë, në të gjithë trupin nëse blini vaj Jojoba të pastër, e cila nuk do të ketë përmbajtje kimikatesh ose shtesa të tjera që mund ta irrritojnë lëkurën.  

Vaji Jojoba është jo-komodogjenik , nuk i bllokon poret. Vaji Jojoba është gjithashtu i pasur me jod, e cila ndihmon në luftimin e rritjes së baktereve që do të çonte në invazon të lëkurës. Vetitë anti-oksidante ndihmojnë në reduktimin e linjave të formuara në fytyrë si dhe ndalimin natyral të plakjes.

Vaji Jojoba përshpejton procesin e shërimit të plagëve, sipas një studimi të bërë në Departamentin Mjedisit dhe Jetës Shkencore në Itali. Rezultati provoi se vaji Jojoba përshpejtoi mbylljen e plagës dhe stimuloi sintezën e kolagjenit, gjithashtu studimi vuri re se vaji Jojoba kishte një efekt toksik të ulët kur u aplikua në lëkurë. (3)

 

Një studim i përfunduar në Gjermani në  vitin 2012 ekzaminoi aftësinë e vajit Jojoba në reduktimin e lezioneve në lëkurë si dhe përmirësimin e gjendjeve të tjera të lëkurës; në 194 pjesëmarrës që aplikuan maska argjile me vaj Jojoba në fytyrë 2 deri në 3 herë në javë, 54% e pjesëmarrësve raportuan se lezionet (dëmtimet) aknike të fytyrës patën një reduktim domethënës pas 6 javësh përdorimi të vajit Jojoba. (4) Kështu që vaji Jojoba mund të quhet patjetër një ndihmues shumë i mirë në lezionet e lëkurës.

  1. Vaji i Farës së Shegës

Vaji i Farës së Shegës, është një tjetër vaj mbajtës i mrekullueshëm për vajrat esencialë dhe gjithashtu një tjetër mundësi natyrale shumë e mirë për trajtimin e kancerit të lëkurës.(5) Sipas testimeve që janë bërë në kafshë, vaji i farës së shegës doli që është një agjent parandalues i sigurt dhe efektiv kundër kancerit të lëkurës. Duke qënë se shega është përdorur ndër vite për vetitë e mira që ajo ka, është konsideruar si një nga Ushqimet Biblike Shëruese.

Në përgjithësi shega është e lidhur me funksionin anti-plakje , dhe forma më e fuqishme anti-plakje e shegës është vaji. Do vini re që vaji i Shegës ka një ngjyrë të kuqe të errët,  nga prania e bioflavonoideve të dobishme. Flavonoidet e vajit të Shegës dhe acidet yndyrore e bëjnë atë një mbrojtës të shkëlyer të lëkurës nga dëmtimi i diellit. Në fakt kërkimet in vitro kanë demonstruar se vaji i Shegës ka një SPF natyrale 8, gjë që e bën atë një ingredient të shkëlqyer natyral anti-diell. (6)

Përpara se të vazhdojmë me vajin e rradhës, ju kujtojmë të mos të harroni buzët kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundra plakjes!

  1. Vaji i Temjanit

Cfarë është vaji i Temjanit? Si fillim , përdoret më shpesh në reduktimin e shenjave nga dielli dhe qukave. Në se keni një ngjyrë jo uniforme të fytyrës, zonë më të zbardhur , quka ose njolla të vogla, vaji i Temianit është përbërësi numër 1 që do t’ju njehsojë tonin e lëkurës dhe do të heqë njollat nga dielli si dhe njollat nga plakja.

Vaji i Temjanit është një reduktues i fuqishëm që mund t’iu ndihmojë në heqjen e njollave të ankneve, poret e mëdha dhe rrudhat. Vaji i Temianit është një nga vajrat më të mirë esencialë për tendosjen e lëkurës. Vaji mund të përdoret gjithandej ku lëkura bëhet me pala, si barku, tek nofullat ose poshtë syve. Përzjeni 6 pika vaj Temjani me një vaj tjetër mbajtës si vaji Jojoba dhe aplikojeni  në fytyrë.

Vaji i Temjanit ka aftësinë të forcojë lëkurën e fytyrës dhe të përmirësojë tonin, elasticitetin, mekanizmin mbrojtës kundër baktereve dhe pamjen. Studimet kanë treguar se ka aftësi anti-inflamatore si dhe ndihmon në heqjen e strijave dhe shenjave të tjera. (7)

  1. Vaji i Livandos

Jeni duke kërkuar për më shumë vajra esencialë për rrudhat rreth buzëve apo kudo nëpër trup? Nuk mund të lihet pa përmendur vaji esencial i Livandos. Është ndoshta vaji numër një që ndihmon në përmirësimin e gjendjes së lëkurës, në djegiet dhe prerjet, por është gjithashtu shumë i mirë në luftën kundra plakjes!

Ju nevojiten antioksidantët Për të luftuar me sukses dëmtimin e radikaleve të lira, ku përfshihen shenjat e plakjes rrudhat, krijimi i linjave. Sipas kërkimeve, vaji esencial i Livandos ndihmon trupin të prodhojë 3 nga antioksidantët më të fuqishëm, glutathione, katalase dhe superoksid dismutase. (8)

Me karakteristikat e tij si antimikrobik dhe antioksidant, vaji esencial i livandos, i përzjerë me aloe vera dhe vaj kokosi bën një masë të pasur me efekte positive në lëkurë. (9) Përzieni 10 pika vaj livandoje me aloe vera ose vaj kokosi për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës së diegur nga dielli dhe sjell shërim të shpejtë të lëkurës së thatë ose të prerjeve të vogla të lëkurës.

Doni  të reduktoni shenjat nga plakja? Përzjeni vajin e livandos me vajin e temjanit , vendoseni në zonat ku u janë shfaqur shenjat para se të flini.

  1. Vaji Rosehip (Rosa Canina)

Ky vaj cilësohet si një nga vajrat më të mirë për rrudhat dhe njollat nga plakja. I nxjerrë nga farat e bimës Rosehip, Ky vaj është një nga trajtimet më të shkëlqyera anti-age. Pse është kaq i mirë për shëndetin e lëkurës ky vaj? Është i mbushur me kaq shumë lëndë ushqyese të njohura që rrisin shëndetin e lëkurës dhe kanë efekte kundër plakjes.

Vaji rosehip, i quajtur edhe vaji i farës Rosehip, është një burim i pasur i acideve esenciale yndyrore (EFA), duke përfshirë acidin oleik, palmitik, linoleik dhe acidin gama linolenik  (GLA). Janë perfektë në luftimin e thatësisë së lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së linjave në fytyrë.

Rosehips është një nga bimët më të pasura me vitaminë C. Ky është një plus shumë i madh për reduktimin e  plakjes duke qenë se vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që fatkeqësisht reduktohet me rritjen në moshë. Shtimi i produkteve të pasura me vitaminë C, si vaji i Rosehip, në rutinën tuaj të bukurisë, çojnë në nxitjen e kolagjenit dhe shmangien e shënjave të plakjes.(1011)

Serumi juaj Anti-Age

Vajrat esencialë anti-age janë nga përbërësit kryesorë të serumeve anti-age të bëra në kushte shtëpie, që e pasurojnë dhe hidratojnë lëkurën, si dhe japin një mbrojtje antioksidante. Po u japim disa fitonutritientë që përmirësojnë komunikimin qelizor dhe shërimin e lëkurës:

Së pari, merrni një shishe të vogël qelqi, hidhni disa pika vaj dhe fshijeni me gisht.

Përbërësi i parë që do përdoret është vaji  Jojoba të cilin mund ta gjeni fare lehtë.

Përbërësi i dytë është vitamina E. Vitamina E është e njohur për vetitë e saj antioksidante që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes. 

Duke vazhduar, merrni vajin e farës së shegës ose vaj tjetër antioksidant si vaji i farës së mjedrës. Gjithashtu, merrni vajin esencial të temjanit, livandos dhe vajin rosehip.

Merr disa pika të secilit nga këta vajra – jojoba, vitaminë E, vaj shege, vaj temjani, vaj livando dhe vaj rosehip- përzjeini të gjitha bashkë. Vendosni vajin e formuar në një shishe të vogël dhe në darkë para së të flini hidhni 4 deri në 5 pika masazhojeni në fytyrë. Mund ta bëni dhe një herë në mëngjes.

Ky serum anti-age do e ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e re. Do ta hidratojë dhe mbrojë atë. Do ta kthejë procesin e plakjes dhe do ta tregojë atë akoma më të re.

 

Përmbledhje për vajrat Anti-age

  • Kur kërkon të zgjedhësh vajin esencial më të mirë për rrudhat e thella, ju tashmë i dini opsionet tuaja më të mira,- vaji jojoba, vaji i farës së shegës, vaji i temjanit, vaji i livandos dhe vaji i rosehip.
  • Krijohet një debat në lidhje me cili nga këta vajra është zgjedhja më e mirë për elasticitetin e lëkurës , kështu që ju mund ta bëni vetë zgjedhjen në varësi të preferencave dhe të të mirave që secili nga vajrat ka. 
  • Vaji Jojoba është baza vajore më perfekte anti-age e kombinuar me vajra esencialë për të bërë një serum anti-age të personalizuar.
  • Gjithmonë blini vajra që janë 100% të pastër , terapeutikë dhe organikë (Bio), për tu siguruar që po merrni produktin me cilësinë më të mirë, i cili do t’ju japë gjithashtu rezultatin më të mirë.

 

 

 

 

 

Etiketuar nën: Artikull 2