fbpx

VETITË E SAPUNIT TË ZI AFRIKAN DUDU OSUN

  • Fytyra
  • Klikime: 76

 

E keni provuar ndonjëherë sapunin Dudu Osun? Nëse jo, po humbisni një nga sekretet më të mëdha të kujdesit të lëkurës. Imagjinoni që keni probleme me lëkurën që ju bën të shikoni veten në pasqyrë herë pas herë. Produktet natyrale të kujdesit për lëkurën janë zgjidhja e duhur.

Ndiheni të “bombarduar” me reklama për produkte të kujdesit për lëkurën, të cilat në fund të ditës nuk ju kanë dhënë rezultatet që kërkoni? Keni lexuar për mrekullitë e kremrave të akneve, kremrat që heqin njollat sa hap e mbyll sytë apo që ju premtojnë hidratimin e përjetshëm të lëkurës së thatë? Zakonisht, këto produkte ju lënë pa lekë dhe të zhgënjyer.

Më poshtë, dëshiroj t’ju njoh me një nga produktet natyrale më të mira që mund të përdorni për të arritur çka dëshironi me lëkurën tuaj: SAPUNIN E ZI AFRIKAN DUDU OSUN.

Sapuni Dudu Osun është një “shërues” natyral i përdorur prej shekujsh në Afrikë, dhe kohët e fundit popullariteti i tij është përhapur në të gjithë botën. Nëse keni probleme të lëkurës si aknet, lëkurë të yndyrshme ose njolla, ky sapun është i duhuri për ju.

Përdorni sapunin e zi Afrikan Dudu Osun 100% natyral në lëkurën tuaj dhe shmangni imitimet e sapunëve që kanë kimikate dhe ngjyrë të shtuar artificialisht.

Çfarë rezultatesh mund të prisni?

 Lani fytyrën dy herë në ditë me Sapunin Dudu Osun, në mëngjes dhe darkë para se të flini, dhe në 6 javë, lëkura juaj do të jetë më e lëmuar.
Ju do të shihni që aknet, pikat e zeza, pikat dhjamore, njollat kafe dhe të bardha, skuqjet, dhe çarjet e lëkurës do të largohen.
Përdorni pas sapunit, Gjalp Dudu Shea Organik dhe jeni në rrugën e duhur për një lëkurë perfekte.

 

VETITË E SAPUNIT DUDU OSUN

 

  1. Është antibakterial

Vetitë antibakteriale natyrale, e bëjnë këtë sapun një alternativë të shkëlqyer përkundrejt pastruesve kimikë në markete. Në fakt, ky sapun mund të eleminojë më tepër bakterie se larësit kimikë. Pavarësisht fortësisë së tij, Dudu Osun është delikat për tu përdorur për fytyrën, duart dhe trupin.

 

  1. Është i sigurtë për të gjitha tipet e lëkurës

 Nëse ju keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, ju e dini që sapunët dhe larësit aromatikë nuk janë të përshatshëm për lëkurën tuaj.  Sapuni i zi afrikan Dudu Osun ka dhe versionin Pa Aromë – thjesht sigurohuni që të jetë e shkruar në paketim.

Edhe personat me lëkurë të yndyrshme ose mikse e kanë zgjidhjen. Dudu Osun ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë pa e tharë atë, dhe pa stimuluar prodhimin e tepërt të yndyrës.

 

  1. Është ushqyes

Gjalpi shea është një përbërës thelbësor te sapuni Dudu Osun. Ndërsa gjalpi shea qetëson kruarjen e lëkurës së thatë, mjalti, aloe dhe vaji i palmës e ushqejnë atë.

 

  1. Stabilizon yndyrën.

Nëse keni një lëkurë mikse, zgjedhja e këtij sapuni është më e thjeshtë. Gjalpi shea ushqen lëkurën dhe vaji i palmës dhe lëngu i lime dhe limonit ndihmojnë në parandalimin e hiperaktivitetit të gjendrave yndyrore.

 

  1. Qetëson irritimin e lëkurës nga dermatiti, ekzema, psoriazis dhe alergjia.

Sapuni Dudu Osun ndihmon në qetësimin e kruarjeve të lëkurës dhe irritimit të shkaktuara nga ekzema, dermatiti, psoriazis dhe alergjitë e lëkurës. Ky sapun ndihmon dhe në zbehjen e njollave të ekzemës dhe psoriazis.

 

  1. Është anti inflamator

Dudu Osun është i pasur me Vitaminë A dhe E. Këto vitamina janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Mund të jetë i dobishëm dhe për personat që kanë probleme inflamatore.

 

  1. Lufton aknet

Sapuni i zi afrikan Dudu Osun ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës nga aknet. Vetitë e tij anti mikrobiale ndihmojnë dhe në eleminimin e akneve më të vështira të shkaktuar nga bakteri Propionibaterium.

 

  1. Ndihmon në reduktimin e rrudhave të para.

Gjalpi shea dhe Camëood ndihmojnë në pengimin e humbjes së kolagjenit dhe inkurajojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo ndihmon në parandalimin dhe eleminimin e rrudhave të para në fytyrë. Tekstura e ashpër e këtij sapuni shërben si një eksfoliant që largon qelizat e vdekura të cilat i bëjnë rrudhat më të dukshme.

 

  1. Ndihmon kundër njollave në lëkurë.

Antioksidantët në përmbajtjen e këtij sapuni ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell mund të shkaktojë njolla në lëkurë (njollat e moshës), por sapuni i zi ofron një barrierë të mirë për lëkurën.

 

  1. Ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës.

Dudu Osun është i pasur me një sërë përbërësish natyralë, por pjesë e vetive të çmuara të tij është dhe forma që ka. Pas përdorimit, përbërësit natyralë e bëjnë këtë sapun më të ashpër në sipërfaqe se sapunët e zakonshëm. Kjo e bën sapunin një eksfoliant natyral, i cili ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës.

 

  1. Ndihmon në parandalimin e irritimit dhe skuqjes nga brisku.

Eksfolimi është një faktor kyç në mbajtjen e lëkurës të butë pas rrojes, dyllit apo metodave të tjera të depilimit. Eksfolimi ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës para se ato të bllokojnë folikulën e qimes. Prandaj, ky sapun parandalon dhe infektimin e rrënjës së qimes dhe krijimin e puçrrave në lëkurë pas rrojes.

 

  1. Ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit.

Hiperpigmentimi shpesh shkaktohet nga shenjat e akneve dhe të diellit- dy faktorë që Dudu Osun mund ti parandalojë ose zbehë.

 

  1. Ndihmon në zbehjen e shenjave të akneve ose shenjave të tjera në lëkurë.

Në sajë të vitaminës E në përmbajtje, Dudu Osun ndihmon në reduktimin e skuqjeve dhe shenjave të ndryshme në lëkurë.

 

  1. Është antifungal

Studimet mbi efektin e sapunit të zi afrikan e kanë vlerësuar efektiv këtë sapun për eleminimin e shtatë tipeve të ndryshme të kërpudhave, përfshirë dhe Candida Albicans. Jua rekomandojmë ta përdorni këtë sapun dhe për trajtimin e mykut të lëkurës dhe thonjve.

 

Si ta përdorim sapunin Dudu Osun?

Sapuni i zi Afrikan Dudu Osun ka një sipërfaqe të ashpër. Edhe pse kjo ashpërsi e bën ideale për heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura, mund ta zbusni  atë nëse doni ta përdorni si një pastrues normal.

Për të bërë këtë, thjesht fërkojeni sapunin me ujë në duar sa të krijojë një shkumë të bollshme dhe aplikojeni në fytyrë. Nëse preferoni një larës të lëngshëm, treteni një copë sapun në një kuti të vogël me ujë, përpara përdorimit.

Nëse doni ta përdorni dhe si eksfoliant, fërkojeni butësisht sapunin direkt në lëkurë. Në këtë rast shërben dhe si scrub.

Pavarësisht çfarë metode përdorni, më pas shplajeni lëkurën me ujë të bollshëm.

Pas larjes me sapun, aplikoni në lëkurë kremin tuaj të preferuar. Për lëkurë të thatë, mund të përdorni dhe Gjalpin Dudu Shea.