pumpkin seed 592084000
pumpkin seed 592084000pumpkin seed 500 1531854487vaji i fares se kungullit herbal line albania 310368792pumpkin seed fb copy 1187807366

VAJ I FARËS SË KUNGULLIT V-0584

5 5 7 Product

ELEMINIMI I SHPEJTË I PROSTATËS SË ZMADHUAR – TRAJTIMI BIO-ORGANIK ME VAJIN E FARËS SË KUNGULLIT

Tashmë është vërtetuar plotësisht se vaji i farës së kungullit është një trajtim “çudibërës” për prostatën e zmadhuar (hiperplazia beninje e prostatës): brenda 2 muajsh zvogëlohet prostata e rritur deri në 40%, si dhe eleminohen simptomat në masën 90%!

 

 

Sasia
1 700 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Bazuar në studimet shkencore mbi efektet terapeutike të vajit të farës së kungullit, si dhe sipas kodit amerikan për medicinën bimore P.D.R., vaji i farës së kungullit konsiderohet si një trajtim i shkëlqyer për mjekimin e prostatës së zmadhuar (hiperplazia beninje e prostatës) dhe shqetësimeve që ndjehen në urinim tek të moshuarit. Sipas studimeve, për shkak të pranisë mjaft të madhe në të acidit yndyror Omega 6 (acidit linoleik) dhe të komponentëve të tjerë mbrojtës të njohur si fitosterole dhe që njihen si përgjegjës për shëndetin e prostatës, ky vaj lehtëson në mënyrë të konsiderueshme dhe të shpejtë të simptomave të prostatës së zmadhuar, si dhe stimulon krijimin e ekuilibrit hormonal në organizëm.

Vaji i farës së kungullit ofron gjithashtu përbërës që parandalojnë transformimin e testosteronit në dihidrotestosteron (DHT), i cili është e lidhur drejtpërdrejt me prostatën e zmadhuar. Si pasojë, rezultatet janë të menjëhershme: brenda 2 muajsh zvogëlohet prostata e rritur deri në 40% dhe eleminohen simptomat në masën 90%!

Sipas USDA nutritional database (United States Department of Agriculture), vaji i farës së kungullit është unik për praninë e antioksidantëve në të. Vaji i farës së kungullit përmban një numër të konsiderueshëm formash të vitaminës E, madje mjaft të rralla edhe në ushqime të tjera. Ai përmban gjithashtu në përqindje mjaft të madhe potas, magnez, fosfor, kalcium, kalium, hekur, zink, mangan; vitaminat A, B1, B2, B6, C, D, E, K; acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6. Katër acidet yndyrore të cilat përbëjnë 98% të vajit të farës së kungullit janë acidi palmitik, stearik, linoleik dhe acidi oleik.

Efekti fiziologjik

Sipas studimeve, përdorimi i vajit të farës së kungullit për një periudhe 2-mujore eleminon deri në 90% problemet me urinimin të tilla si:
1. Vështirësi për të urinuar.
2. Urinim me vështirësi (duke shtrënguar barkun).
3. Forcë të vogël gjatë nxjerrjes së urinës.
4. Rrjedhje pasi të keni përfunduar urinimin.
5. Urinim të shpeshtë, sidomos natën.
6. Gjak ose qelb në urinë.
7. Dhimbje ose djegie gjatë urinimit.
8. Urinim me ndërprerje.
9. Pas urinimit, njesia e moszbrazjes së plotë të fshikëzës.

Gjithashtu:
1. Zvogëlon deri në 40% madhësinë e prostatës.
2. Parandalon dhe lufton infeksionet e prostatës.
3. Stimulon hormonet përgjegjëse për shëndetin e prostatës dhe realizon ekuilibrin hormonal.

Efekte të tjera:

PËR SHËNDETIN DHE BUKURINË E LËKURËS
Vaji i farës së kungullit vepron në mënyrë stimulative në të gjithë organizmin. Për vetitë terapeutike mjaft të rëndësishme në organizëm, vaji i farës së kungullit është quajtur “ari i gjelbër”.
Acidi palmitik punon për të promovuar rigjenerimin natyral të sebumit në lëkurë. Sebumi është një komponent mjaft i rëndësishëm për lëkurën për të krijuar pengesë mbrojtëse të lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm të riskut. Nëse ai do të mungojë, lëkura do plasaritet dhe do të rrjedhë gjak dhe si pasojë, lëkura do t’i ekspozohet rrezikut të madh të infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme.
Acid stearik vepron kryesisht si një lubrifikant. Kjo i lejon lëkurën të mbajë ekuilibrin e duhur të lagështisë, e cila është jetike për shëndetin e mirë dhe pamjen e bukur të saj.
Acidi linoleik është një acid yndyror esencial mjaft I rëndësishëm për organizmin. Acidi linoleik është një hap për prodhimin e prostaglandinËs, që ulin inflamacion në trup. Acidi linoleik ndihmon ruajtjen e lëkurë të butë, dhe do të ndihmojë në riparimin e krisur, itchy, ose të përafërt të lëkurës.
Acid oleik është përgjegjës për të plotësuar dhe ruajtur lagështinë dhe lubrifikimin e lëkurës.
Të marra së bashku, është e qartë se vaji i farës së kungullit ka përfitime të rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe kujdesin ndaj saj. Me antioksidantët e fuqishëm dhe acidet yndyrore të pranishme në të, vaji i farës së kungullit do ju ndihmojë të ruani lagështinë e lëkurës, strukturën normale të qelizave, si dhe të përfitoni një pamje të bukur.
Përveç trajtimit të lëkurës, vaji i farës së kungullit ka edhe mjaft efekte te tjera shumë të rëndësishme në organizëm.

REDUKTON KOLESTEROLIN
Pothuajse 80 për qind fares së kungullit përbëhet nga acide yndyrore të pangopura. Për këtë arsye, sipas studimeve, farat e kungullit kanë efekte mjaft pozitive në uljen e kolesterolit, reduktimit të riskut per krijimin e trombeve, dhe sulmit në zemër. Vaji i farës së kungullit mund të reduktojë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se acidet yndyrore, mund të kenë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes së zemrës. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin tensionin arterial dhe reduktojnë rrezikun e infarktit, normalizojnë rrahjet e zemrës.

LUFTON DIABETIN
Shkencëtarët kanë konstatuar se farat e kungullit janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit dhe vajin e farave të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.

PARANDALON KANCERIN
Vaji i farës së kungullit përmban fitokimikatet dhe antioskidantet që reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

KURON ARTRITIN
Nga hulumtimet e shumta, shkencëtarët kanë vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti- inflamator, që zbut simptomat e artritit. Ai zëvendëson mjaft mirë indometacinën në trajtimin e artritit, pa pasur asnjë efekt anësor. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni disa lugë kafe vaj të farës së kungullit në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij. Po kështu, vaji i farës së kungullit përdoret edhe për masazh në këto raste.

KUNDËR PAGJUMËSISË
Fara e kungullit është një burim i pasur i triptofanit, një amino-acid, të cilin organizmi e konverton në serotonin, i cili nga ana e tij shndërrohet në melatoninë, ose ndryshe "hormoni i gjumit". Nëse do të merrni një lugë çaji me vajin e farësë së kungullit para se të flini, do të bëni një gjumë të shëndetshëm.

PËR ZHVILLIMIN E FETUSIT
Vaji i farës së kungullit është mjaft efektiv për gratë shtatzëna. Ai është shumë i nevojshëm në fazën e krijimit të trurit dhe syve të bebes së ardhshme.

PËRMBLEDHJE E EFEKTEVE TERAPEUTIKE TË VAJIT TË FARËS SË KUNGULLIT NË ORGANIZËM
Eleminon parazitët në traktin tretës.
Redukton simptomat e menopauzës.
Kuron çrregullimet menstruale.
Stimulon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut.
Redukton kolesterolin dhe trigliceridet në gjak.
Lufton diabetin.
Eleminon inkotinencën (urinimin e pavullnetshëm).
Rrit sistemin imunitar.
Parandalon dhe lufton sëmundjet tumorale.
Parandalon osteoporozën.
Parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Redukton stresin, luhatjet e humorit, etj.
Kuron çrregullimet e rrahjes së zemrës.
Kuron ulçerat e stomakut.
Eleminon pagjumësinë.
Lufton infeksinet urinare.
Kuron tharjet vaginale.
Qetëson dhimbjet e kokës.
Lufton migrenën.
Stimulon aftësitë konjitive (të të menduarit)
Kuron inflamacionet e lëkurës.
Rigjeneron lëkurën.
Lufton artritet.
Stimulon aktivitetin e sistemit nervor.
Stimulon metabolizmin e organizmit.
Parandalon formimin e gurëve në veshka.
Eleminon dhimbjet e muskujve.
Rrit dhe rigjeneron flokët.
Stimulon veprimtarinë e traktit tretës.
Parandalon sëmundjet e traktit urinar dhe stimulon aktivitetin e veshkave.
Shton qumështin tek nënat me fëmijë në gji.
Parandalon plakjen e parakohshme të trurit.
Redukton lodhjen kronike.

Përbërësit

100% vaj i farave të kungullit

Teknologjia e prodhimit të vajit, është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve. 

Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

 

Përdorimi

PËR PROSTATËN
Vaji i farës së kungullit rekomandohet të përdoret tre herë në ditë nga gjysëm (1/2) lugë gjelle 30 minuta para buke.

 

PËR PROFILAKSI DHE TONIFIKIMIN E ORGANIZMIT
Vaji i farës së kungullit rekomandohet të përdoret në llojet e ndryshme të sallatave, përgatitjen e salcave të ndryshme dhe supëra.

 

PËR PARANDALIMIN DHE KURIMIN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS DHE MËLÇISË
Vaji i farës së kungullit rekomandohet të përdoret tre herë në ditë nga gjysëm (1/2) lugë gjelle 30 minuta para buke pasi përzihet në raportin 1:1 me vajin e linit.

 

PËR SËMUNDJET REUMATIZMALE
Vaji i farës së kungullit për sëmundjet reumatizmale rekomandohet të përdoret për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Për përdorim të brendshëm rekomandohet të përdoret tre herë në ditë nga 1 (një) lugë supe 30 minuta para buke, kurse për përdorim të jashtëm masazhohen zonat e prekura nga reumatizma derisa të absorbohet plotësisht nga lëkura. Ky veprim përsëritet 2-3 herë në ditë.

 

PËR DHIMBJET E MUSKUJVE
Masazhoni lëkurën në zonën që keni dhimbje  derisa vaji të absorbohet plotësisht nga lëkura. Përsëriteni 2-3 herë në ditë derisa dhimbja të eleminohet.

 

KUNDËR PAGJUMËSISË
Konsumoni një lugë çaji me vajin e farës së kungullit 20-30 min para se të flini.

 

MASKË FYTYRE PËR ELEMINIMIN E RRUDHAVE TË SYVE
Vaji i farës së kungullit jep rezultate spektakolare në eleminimin e rrudhave. Përzieni në një filxhan kafe një lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji vaj të farës së kungullit. Pasi të krijohet një masë unike, filloni ta aplikoni në zonën rreth syve me mollëzat e gishtave, duke e përhapur me lëvizje rrethore.
Mbas 20 minutash, shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

 

PËR HIDRATIMIN E LËKURËS
Masazhoni fytyrën dhe lëkurën e trupit për disa minuta. Ky veprim përsëritet 2-3 herë në javë.

 

PËR RRITJEN DHE RIGJENERIMIN E FLOKËVE
Vaji i farës së kungullit është një nga vajrat mjaft efektivë për rritjen dhe rigjenerimin e flokëve. Masazhoni lëkurën e kokës dhe flokun për rreth 15 minuta. Mbajeni në këtë gjendje për rreth 1-2 orë dhe më pas lajeni sërish flokun.
Trajtimi bëhet për 5 ditë rresht. Pas 5 ditësh, ai aplikohet 1-2 herë në 7 ditë.

 

PËR FËMIJËT
1 lugë kafe 2 herë në ditë para bukë (mëngjes dhe darkë).

 

E PROVUAR KLINIKISHT

NUK KA EFEKTE ANËSORE

NDËRVEPRIMI ME ILAÇET:
Nuk ka asnjë të dhënë

KUNDËRINDIKACIONE:
Nuk ka asnjë të dhënë

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Vota:

Jepni mendimin tuaj për këtë produkt:

Emri i përdoruesit:
E-mail:

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Vajra Bimorë Maskë Hidratimi Hidratim

X-T4.
PRODUKT USHQIMOR I ...
1 000 Lekë / copë
4.95833 5 24 Product

SET VAJ KOKOSI + VAJ BAJAME

Kategoritë e produkteve Vajra Bimorë Lëkura Maskë Vajra bimorë

SET-1.
Për të lexuar efektet ...
2 200 Lekë-20%1 760 Lekë / copë
4.5 5 2 Product

SET VAJ KOKOSI + VAJ KASTORI

Kategoritë e produkteve Vajra Bimorë Maskë Vajra bimorë

SET-2.
Për të lexuar efektet ...
2 200 Lekë-20%1 760 Lekë / copë
4.5 5 4 Product
Rezultat 1 - 4 nga 32

Produkte të ngjashme

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

Vajra Bimorë Maskë Hidratimi Hidratim

X-T4.
PRODUKT USHQIMOR I ...
1 000 Lekë / copë
4.95833 5 24 Product

SET VAJ KOKOSI + VAJ BAJAME

Kategoritë e produkteve Vajra Bimorë Lëkura Maskë Vajra bimorë

SET-1.
Për të lexuar efektet ...
2 200 Lekë-20%1 760 Lekë / copë
4.5 5 2 Product

SET VAJ KOKOSI + VAJ KASTORI

Kategoritë e produkteve Vajra Bimorë Maskë Vajra bimorë

SET-2.
Për të lexuar efektet ...
2 200 Lekë-20%1 760 Lekë / copë
4.5 5 4 Product