fbpx

Maskë me Mjaltë dhe Vezë kundër plasaritjeve të Lëkurës së Fytyrës

  • Receta
  • Klikime: 191

Nje maske e thjeshte per lekuren e fytyresMaska e fytyrës me mjaltë dhe të verdhë veze është mjaft dobiprurëse për rigjenerimin e lëkurës dhe vitalizimin e saj, veçanërisht kundër plasaritjeve të lëkurës dhe për heqjen e “luspave” (kur lëkura e fytyrës bëhet si luspa peshku të imëta dhe me ngjyrë të bardhë). 

Mjalti është një nga përbërësit kryesorë në industrinë e kozmetikës.  Ai zbut lëkurën dhe e shëron atë nga plasaritjet e saj, kryesisht në duar dhe fytyrë.  Gjithashtu, mjalti e furnizon lëkurën me vitamina dhe minerale, si: vitamina A, vitamina B1, vitamina B2, vitamina B5, vitamina C, niacin, hekur, fosfor, kalcium, bakër, kalium, etj.

Po kështu, vlera të mëdha terapeutike ka edhe veza. E verdha e vezës është e pasur me vitamina si: vitamina A, vitamina B1, vitamina B2, D, niacin, kalcium, bakër, hekur, fosfor, kalium, squfur, etj. 

Niacina, e cila gjendet në mjaltë dhe të verdhën e vezës pengon dhe lufton plasaritjet e lëkurës, e cila është e ekspozuar nga dëmtimet nga dielli dhe të ftohtët, kryesisht në duar, këmbë, qafë dhe fytyrë.

Përgatitja

Në një filxhan, hidhni një të verdhë veze dhe i shtoni 3 lugë mjaltë. I trazoni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Përdorimi

Përhapeni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Më pas, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm dhe me sapun.

Kjo maskë rekomandohet të bëhet çdo ditë deri sa lëkura të shërohet dhe rigjenerohet.