SI TË HUMBNI PESHËN E TEPËRT TE FËMIJËT TUAJ!
Pothuajse 2/3 e anglezëve janë mbipeshë dhe 17% janë obezë, me një trefishim të rasteve nga viti 1971 deri në më sot. Por më e keqja është se këta persona po vuajnë nga probleme shëndetësore shumë më të rrezikshme. Për kë jemi duke folur? Për fëmijët sigurisht, ndaj është e rëndësishme të mësoni sesi ti hiqni peshën e tepërt fëmijës tuaj.
Sot, 1 në 5 të rinj në grupmoshën 6-19 vjeç është obez. Ndërkohë që ka shumë sugjerime shëndetësore se kush është mënyra më e mirë për të humbur peshë – duke prekur si anën fizike edhe atë emocionale – në krye të listës qëndron një: përfshirja e prindërve, mësimi sesi fëmijët e tyre të humbasin peshë. Kush është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Duhet të fokusohemi tek prindërit, jo fëmijët, për trajtimin e obezitetit në fëmijëri.
Mund të duket e çuditshme mos marrja pjesë e fëmijëve në “mbledhjet për trajtimin e tyre”, duke qënë se fëmijët janë ata të cilët kanë probleme shëndetësore. Por një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Medical Association Pediatrics shpjegoi se nuk kishte ndonjë diferencë në uljen e peshës kur merrni pjesë vetëm prindërit dhe kur merrni pjesë edhe fëmijët në këto seanca.
Epidemia e fëmijëve obezë
Ekspertët kanë vënë në dukje faktorët kryesorë të cilët çojnë në obezitet tek fëmijët, si faktorët ambjentalë, stili i jetesës dhe mjedisi kulturor. Ndërsa mendohet se obeziteti është rezultat vetëm i shumë kalorive dhe yndyrnave, shkencëtarët i vënë gishtin edhe të sasisë së lartë të sheqerit në dhe lëngjet e frutave, porcioneve të mëdha të ushqimit, si dhe mos kryerja e aktivitetit fizik.
Si matet obeziteti tek fëmijët? Indeksi i masës trupore ose BMI, përdoret për të parë nëse një fëmijë është mbi peshë apo obezë. Fëmijët me një BMI më shumë se 85% por më pak se 95% konsiderohen mbi peshë; fëmijët me BMI më shumë se 95% konsiderohen obezë. Çdo peshë nga 5% deri më pak se 85% konsiderohet normale ose e shëndetshme.
Ndërkohë që përdorimi i BMI mund të ketë disa gabime, numri i fëmijëve me probleme të peshës është shqetësues. Shtimi në peshë dhe obeziteti është një fenomen i ri. Gjithmonë e më shumë ka fëmijë të cilët peshojnë më shumë se shokët e tyre, duke rritur normat në këto 4 dekada.
Ndërmjet viteve 1976 dhe 1980, 5 % e para shkollorëve të moshës 2-5 vjec ishin obezë, në vitin 2007-2008 numri i fëmijëve obezë shkoi në 10.4%. nga viti 1976-1980 rreth 6.5% e fëmijëve të moshës 6-11 vjec ishin obezë. Në vitin 2007-2008 ky numër arriti në 19.6%.
Nuk është vetëm numri i fëmijëve mbi peshë në rritje, por dhe problemet e tyre shëndetësore. Këta fëmijë kanë më shumë gjasa të jenë obezë edhe kur të rriten, kur të gjithë e dimë se mbi pesha është një faktor risku për sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera. Në fakt, diabeti i tipit 2, më parë nuk prekte fëmijët, por tani po diagnostifikohen me këtë lloj diabeti shumë fëmijë dhe shifrat janë alarmante.
Fëmijët obezë kanë më shumë shanse të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, probleme në frymëmarrje si astma, probleme me kyçet, dhjamosja e mëlçisë dhe djegie të stomakut.
Dhe sigurisht janë dhe problemet psikologjike. Depresioni dhe asocializimi tek fëmijët e vegjël dhe të rinjtë është shumë e shpeshtë tek obezët. Po ashtu, fëmijët obezë kanë më shumë shanse të tallen në shkollë, si pasojë e pamjes së tyre, pavarësisht sa social janë.
Si të humbisni peshën e fëmijëve: Prindërit janë çelësi!
Është evidente ndihma që prindërit i japin fëmijës së tyre drejt një jete të shëndetshme. Pyetja është se ku qëndron diferenca tek suksesi i humbjes së peshës kur marrin pjesë edhe fëmijët në takimet për trajtimin e obezitetit apo kur marrin pjesë vetëm prindërit?
Në një studim 6 mujor, morën pjesë fëmijë mbi peshë ose obezë të moshave 8-12 vjeç dhe prindërit e tyre. U ndanë në dy grupe me dhe pa praninë e fëmijëve, dhe në fund u pa se nuk pati ndonjë ndryshim midis grupeve ku ishin të pranishëm dhe prindërit me fëmijët dhe në grupin ku fëmijët nuk merrnin pjesë.
Në këtë studim u pa dhe nëse prindërit humbën peshë së bashku me fëmijët e tyre gjatë aktiviteteve fizike si dhe mënyra sesi ushqenin fëmijët.
Duke qënë se fëmijët nuk e përgatisin vetë ushqimin, por prindërit e tyre, ky studim rregulloi mënyrën e ushqyerjes. Pra fëmijët mund të humbasin peshë edhe pa marrë pjesë në takimet për humbjen e peshës. Pasi janë prindërit e tyre që do edukohen për metodat e humbjes së peshës në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë rezultat. Pra cdo gjë fillon nga prindërit!
10 mënyrat sesi të humbisni peshën e fëmijës tuaj
Prindërit janë çelësi për fëmijë të shëndetshëm. Por si të siguroheni që fëmija juaj po merr të gjitha vlerat ushqyese? Më poshtë do të rendisim 10 mënyrat sesi të ndihmoni fëmijën dhe familjen tuaj!
- Zgjidhni ushqimet e duhura
Ushqimi është çelësi për humbjen e peshës. Disa dieta mund të ndihmojnë në humbjen e peshës dhe ndihmojnë në marrjen e vlerave ushqyese. Duhet ti edukoni fëmijët që humbja e peshës nuk bëhet për shkak të paraqitjes, por për të pasuruar trupin me vlera të vërteta ushqyese dhe për të pasur performancën më të mirë.
Dieta mesdhetare, e cila përfshin frutat, perimet, yndyrnat e shëndetshme si vaji i ullirit, peshkun dhe drithrat është mënyra më e mirë për të nisur. Për fat të mirë, duke qenë se dhe shqiptarët i përkasin rajonit mesdhetar, fëmijët janë të familjarizuar me këto ushqime. Dieta mesdhetare ndihmon në ruajtjen e trupit nga sëmundjet e zemrës dhe problemet e tjera shëdetësore si obeziteti, diabeti tipi 2 etj.
Duhet shmangur edhe gluteni nëse fëmija juaj ka probleme. Reduktimi i tyre do ishte një bonus në dietën e tij duke shmangur kështu ushqimet e pashëndetshme të përpunuara, karbohidratet e tepërta etj.
Shumë ushqime të shëndetshme janë nën markën “pa gluten”, kështu nëse jeni të shqetësuar se duke i hequr fëmijës tuaj një ushqim të pashëndetshëm por po i shtoni një tjetër, atëherë zgjidhja është dietën Paleo. Dieta Paleo ose dieta vegane fokusohet në proteina, perime dhe yndyrna të shëndetshme si vaji i avokados, i kokosit duke shmangur kështu ushqimet e pashëndetshme. Mund të ketë pak vështirësi në fillim por dieta vegane është përfundimisht më e mira!
- I thoni lamtumirë ushqimeve të përpunuara dhe me shumë sheqer
Gjithë familja juaj do të shikojë efektet pozitive duke mos konsumuar më ushqime të përpunuara dhe me shumë sheqer. Duhet të shmangni menjëherë karbohidratet e përpunuara pasi janë me zerio kalori dhe vlera ushqyese.
Gjithashtu është koha të mos konsumoni më biskota pa yndyrë, por me shumë sheqer dhe me përbërës të çuditshëm për të shtuar shijen. Gjithashtu, duhet të shmangni edhe kosin me shije të ndryshme të marketeve, pasi u janë shtuar shumë sheqer (më tëpër se ëmbëlsirat). Lëngjet e frutave duhet të konsumohen vetëm nëse janë 100% të freskëta dhe pa shtesa artificiale. Mënyra më e mirë është të niset nga vetë mënyra e ushqimit të prindit; në këtë mënyrë do të ndikojë edhe tek fëmija.
- Gatuani në shtëpi
Kjo mund të jetë shumë sfiduese për familjet me një jetë shumë të ngarkuar. Midis punës, shkollës, detyrave të shkollës, aktiviteteve dhe programit ditor të ngjeshur, duket sikur nuk ka kohë për të gatuar. Por kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj të humbasë peshë. Një gatim në shtëpi i mundëson fëmijës të konsumojë një ushqim të ngrohtë, të kontrolluar, të pasur me vlera ushquese si dhe me sasinë e duhur.
2-3 herë në javë mund të gatuani disa ushqime që ti servini ato gjatë javës. Mund ti ruani ato në frigorifer dhe gjatë gjithë javës fëmija juaj do të ketë mundësi të konsumojë ushqim të shëndetshëm të gatuar në shtëpi.
“Mëngjesi” në darkë është gjithashtu një ide shumë e mirë! Drithra me mjaltë dhe fruta të freskëta mund të konsumohen edhe në darkë, ose vezë me perime e shoqëruar me bukë të zezë.
- Aktiviteti fizik
Nëse fëmijës tuaj i pëlqen sporti, regjistroheni në aktivitetet/kurset pas shkolle. Madje më e mira është që edhe ju të përfshiheni në aktivitet me të, duke e inkurajuar si fizikisht por edhe të kaloni më shumë kohë bashkë. Bëni ecje, vrap, yoga, mund të bëni not, tenis etj. Pra siç mund ta shihni, të qënit aktivë nuk do të thotë të mbyllesh brenda një palestre.
5. Ngrënia në sasi të moderuar
Shumë nga ne jemi rritur në një kohë ku detyroheshim të konsumonim të gjithë ushqimin në pjatë edhe kur nuk ishim të uritur. Por edhe bebet e vogla e refuzojnë qumështin kur janë të ngopur. E njëjta gjë duhet të funksionojë edhe me fëmijët, duhet të hanë aq sa munden. Nëse fëmija nuk është i uritur ose është i ngopur, nuk duhet ta sforconi ta konsumojë ushqimin.
- Aktivizojini fëmijët në kuzhinë
Fëmijët pëlqejnë të konsumojnë ushqimin të cilin kanë ndihmuar të përgatitet. Bëjeni kuzhinën një zonë miqësore për fëmijët. Lejojeni fëmijën tuaj t’ju ndihmojë me larjen e perimeve ose edhe me prerjen e disa prej tyre. Lejojini të zgjedhin recetën që duan të konsumojnë. Pra lejimi i fëmijëve në kuzhinë do ti ndihmojë shumë ata.
- Shërbeni ushqime të reja herë pas here
Është e vështirë për fëmijët të përshtaten me ushqimet e reja, por mund të shtoni psh lakër kalè ose quinoa në kuzhinën tuaj dhe nëse fëmija nuk e pëlqen, mos u dekurajoni. Bëjeni ushqimin e ri pjesë të vakteve, jo bazë, por vazhdoni ta shërbeni edhe pse ai mund të mos ta pëlqejë. Me kalimin e kohës do të mësohet dhe kush e di, mund të kthehet dhe në ushqim të preferuar.
- Mos e demonizoni ushqimin
Nuk do mundeni kurrë të kontrolloni çdo gjë që fëmija juaj do hajë. Sidomos nëse ai do të marrë pjesë në festat e shkollës, ditëlindje dhe kur të rritet. Mos e bëni fëmijën tuaj të ndihet në faj nëse konsumon me raste ushqime si biskota etj. Por duhet ta bëni atë të kuptojë sesi ndihet pasi ha ato ushqime dhe, nëse duhet ti konsumojë me raste apo nuk duhet ti konsumojë.
- Kujdesuni për masën e racioneve
Derisa të bëhen adoleshentë, shërbejuni racione të vogla për fëmijë. Healthy Children ka disa rekomandime se sa nga secili grup ushqimor duhet të konsumojnë fëmijët. Gjithsesi kjo varion edhe nga aktiviteti që ata kanë si dhe gjinia. Filloni me racionet e vogla. Nëse ata vazhdojnë të jenë të uritur do të marrin një racion të dytë.
- Bëjeni çështje familjare
Nuk është normale që fëmija juaj të konsumojë një ushqim ndryshe nga pjesa tjetër e familjes. Kështu që bëjeni humbjen në peshë dhe ngrënien shëndetshëm, një çështje për të gjithë familjen. Bëni vakte të shëndetshme në shtëpi, afrojeni atë në kuzhinë. Në këtë mënyrë do ta bëni procesin më të thjeshtë dhe të pranueshëm, si dhe, rezultati do të jetë i shkëlqyer për gjithë familjen.
Shqetësime në lidhje me mënyrën sesi do të humbasë peshë fëmija juaj
Përpara se të filloni planin sesi fëmija juaj do të humbasë peshë, duhet të konsultoheni me një pediatër. Pediatri do tiu ndihmojë se sa peshë duhet të humbasë fëmija, nëse është i shëndetshëm a jo për moshën dhe gjininë, dhe sa është pesha e rekomanduar që duhet të humbasë cdo javë.
Nëse mendoni se keni nevojë për më shumë ndihmë, mjeku juaj mund t’ju kontaktojë me një dietolog për të organizuar më mirë planin e dietës për fëmijën dhe gjithë familjen.
Humbja e peshës është një problem i ndërlikuar dhe i vështirë për tu kaluar, pasi hasen edhe shumë paragjykime. Nëse edhe ju keni probleme me peshën, zgjidhja më e mirë është të filloni trajtimin ju të parët në mënyrë që të ndihmoni edhe fëmijën.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.