6 VAJRA ESENCIALË PËR TË LUFTUAR KANDIDAN

Infeksionet nga Kandida (candidiasis) mund të paraqiten në tre mënyra:

- Kandida Orofaringale: Infeksion myku oral
- Kandida Vaginale: Infeksion myku vaginal
- Kandida invazive: Infeksion sistemik ku Kandida depërton në gjak.

Është e rëndësishme të mbani mend që Kandida nuk zhvillohet njëlloj në çdo person. Gratë, zakonisht shkojnë te doktori vetëm kur myku vaginal shtohet shumë, duke rritur rrezikun e zhvillimit të problemit sistemik. Nëse ju vuani nga një kombinim i simptomave të mëposhtme, mund të keni infeksion nga Kandida:

- Mungesë përqëndrimi
Lodhje fizike kronike
Erë të keqe të trupit
Pagjumësi
Dëshirë seksuale të pakët
Uri për ëmbëlsira
Alergji sezonale

 Gjashtë vajrat esencialë kryesorë për të luftuar Kandidën.

Është e rëndësishme të theksohet se pjesa më e madhe e vajrave esencialë të rekomanduar për Kandidën, janë për trajtimin e infeksioneve vaginale, jo për trajtime invazive. Kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë protokolle për përdorimin e  vajrave esencialë për Kandidën sistemike, por duhen shoqëruar në këtë rast me ndryshime të dukshme të dietës.

Nga studimet mjekësore, janë vërejtur rezultate domethënësë kundër Kandidës, kur janë përdorur vajrat esencialë të mëposhtëm:

  1. Vaji esencial i Pemës së Çajit (lat. Melaleuca Alternifolia)

Ky vaj ka një histori të gjatë si trajtues i lëkurës dhe agjent për pastrimin e ajrit; po ashtu, është përdorur me sukses të plotë në trajtimin e infeksioneve. Për më tepër, ky vaj është mjaft efektiv në trajtimin e Kandidës.

Aplikimi: Lahuni dy herë në ditë për të trajtuar infeksionet vaginale duke e përdorur si më poshtë. Në të njëjtën mënyrë, duke e përzierë dhe me vajin esencial të Livandos, mund të trajtoni mykun oral.

Larje kundër Kandidës

 

Përbërësit:

- 2 pika Vaj Esencial Livando (shiko këtu)
- 2 pika Vaj Esencial i Pemës së Çajit (shiko këtu)
- 1 lugë çaji mjaltë i pastër
- 100 ml ujë i distiluar
- Një tas i vogël
- Shishe pompë për larje vaginale (mund ta gjeni në farmaci)


Përdorimi:

Përzieni vajrat dhe mjaltin në tas.
Shtoni sasinë e ujit dhe përziejeni deri sa mjalti të tretet plotësisht.
Mbushni shishen e posaçme me lëngun e krijuar.
Uluni në tualet ose në dush dhe spruconi përzierjen në brendësi të vaginës.
Më pas, lani pjesën e jashtme të vaginës me larës intim, mundësisht  organik (ju rekomandojmë larësin me Vajin e Pemës së Çajit; klikoni këtu për ta parë)
Lahuni dy herë ditë për të paktën dy javë.

Vërejtje: Mos përdorni vajra të Trumzës, Mentes, Lemongrass ose vajra të tjerë më kaustikë (si psh. vajra të “nxehtë” si i Kanellës, Karafilit dhe Rigonit) që mund të shkaktojnë  një ndjesi djegie ose kruarje.

  1. Vaji esencial i Trumzës (lat. Thymus Vulgaris)

Antibiotikët dhe antifungalët me spektër të gjerë veprimi kanë dështuar të kurojnë me sukses Kandidën, kështu që studiuesit janë në kërkim të alternativave natyrale me spektër të gjerë veprimi, përfshirë Vajrat Esencialë. Sipas studimeve shkencore, Vaji Esencial i Pemës së Çajit së bashku me atë të Trumzës kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar morfologjinë dhe metabolizmin e enzimave mykotike, duke sugjeruar që këta vajra esencalë mund të ndikojnë në mënyrë domethënëse në trajtimin e Kandidës (Candida Albicans). Kandida nuk është rezistente ndaj këtyre vajrave.

Përdorimi: Bëni një tretësirë me Vaj Kokosi Extra Virgin (shiko këtu) dhe 2% Vaj Esencial Trumze (shiko këtu), dhe aplikojeni në fund të barkut duke e masazhuar deri sa të përthithet plotësisht, për të trajtuar rritjen e Kandidës sistemike. Nuk rekomandohet për trajtim vaginal.
Vaji Esencial i Trumzës, i çertifikuar Bio-Organik është një “vrasës” natyral i mykut, kërpudhave dhe është ideal si një alternativë e antibiotikëve farmaceutikë.

  1. Vaji Esencial i Mentes (lat. Menta Pipperita)

Në 2010, një nga studimet më të vështira të realizuara mbi këtë temë, u provuan 30 vajra të ndryshëm esencialë për eleminimin e Kandidës in vitro. Nga këto teste, 12 vajra esencialë rezultuan jo-efektivë, dhe 18 të tjerët rezultuan efektivë ndaj Kandidës, nga të cilët u dalluan vajrat esencialë të Mentes dhe Eukaliptit. Në një përqëndrim me rreth 15%, këta vajra shfaqën veti fungicidale të konsiderueshme.

Përdorimi: Hidhni një pikë Vaj Esencial Mente (shiko këtu) në gojë për të pastruar mykun oral.

Nuk rekomandohet për përdorim vaginal.
Vaji Esencial i Mentes, i çertifikuar Bio-Organik, është freskues, rinues dhe një trajtim i fuqishëm për Kandidën, veçanërisht për mykun e gojës, i cili do të zhduket, dhe frymarrja juaj do të jetë e freskët.

  1. Vaji Esencial i Barbarozës (lat. Pergolanium Graveolens)

I testuar specifikisht për mykun vaginal, shkencëtarët zbuluan se Vaji Esencial i Barbarozës ka efekte minimale nëse përdoret i vetëm. Megjithatë, nëse përdoret i kombinuar me larje vaginale, myku vaginal pakësohet ndjeshëm.

Përdorimi: Pas larjes, masazhoni 1 pikë Vaj Esencial Barbaroze (shiko këtu) të tretur në një lugë çaji Vaj Kokosi (shiko këtu) në zonën gjenitale, për të parandaluar infeksionet mykotike.
Vaji Esencial i Barbarozës, i çertifikuar Bio-Organik, është shumë i sigurtë (kur tretet) për përdorim vaginal dhe në zona të tjera sensitive.

 

  1. Vaji Esencial i Limonit (lat. Citrus Limon)

Vaji esencial i limonit ka treguar aftësi të shkëlqyera edhe ndaj bakterieve dhe kërpudhave rezistente ndaj medikamenteve farmaceutike. Për më tepër, Vaji Esencial i Limonit ka treguar veti me spektër të gjerë për zhdukjen e një sërë problemesh me kërpudhat dhe mykun, përfshirë Candida Albicans, Candida tropicalis dhe Candida Glabrata. Jo të gjithë vajrat esencialë të limonit janë të efektshëm për të trajtuar Kandidën. Sigurohuni që të jenë të pasur me monoterpenoide dhe të çertifikuar Bio-Organik.

Përdorimi: Mund të merrni në rrugë orale 2-4 pika në ditë Vaj Esencial Limoni (shiko këtu), në një gotë me ujë ose në një lugë Vaj Kokosi (shiko këtu) .
Vaji Esencial i Limonit, i çertifikuar Bio-Organik, është me spektër të gjerë veprimi kundër disa tipe të Kandidës.

  1. Vaji Esencial i Karafilit (lat. Eugenia Carophyllata)

I pasur me eugenol- një përbërës kimik i bimës me veti të forta antiseptike- Vaji Esencial i Karafilit është një “superhero” për të zhdukur mikroorganizmat. Studimet kanë treguar se ky vaj është mjaft i fuqishëm kundër Kandidës dhe po kaq i fuqishëm për vetitë antifungale, përfshirë dhe bakteret rezistente ndaj flukonazolit. Përpara se ta përdorini lokalisht në zonat e ndjeshme të lëkurës, bëni kujdes ta tresni. Rekomandohet të tretet në Vaj Kokosi rreth 1% për të shmangur irritimet. Karafili është një vaj esencial shumë i fuqishëm për Kandidën, dhe të jeni të kujdesshëm pasi mund të irritojë lëkurën.

Vaji Esencial i Karafilit, i çertifikuar Bio-Organik, është një trajtim shumë i fuqishëm dhe për tipet e Kandidas që janë rezistente ndaj medikamenteve farmaceutike, dhe mund të merrret së brendshmi ose në lëkurë i tretur në vaj tjetër bimor.

Përpiquni të luftoni Kandidën së brendshmi me kapsula si më poshtë:

Kapsula për Kandida (Për çdo kapsulë)

Përbërësit:

- 2 pika Vaj Esencial Karafili (shiko këtu)
- 2 pika Vaj Esencial Trumze (shiko këtu)
Vaj Kokosi Extra Virgin (shiko këtu)
Pikatore
Kapsula masa 00 (mund ti gjeni në farmaci)

 Përdorimi

- Hidhni vajrat esencialë me pikatore në gjysmën e kapsulës
- Mbushni kapsulën me vaj kokosi
- Mbyllni kapsulën me gjysmën tjetër të saj
- Gëlltiteni kapsulën e përgatitur, me ujë, në stomak bosh
- Merrni një kapsulë në ditë për 14 ditë rresht

Këshillë: Mos i përgatisni kapsulat dhe ti ruani për më vonë, pasi mund të treten nga vajrat esencialë.

Disa vajra esencialë të tjerë për Kandidën:

Duhet të kini parasysh që disa vajra janë më të sigurtë dhe më efektivë se disa të tjerë. Vajrat esencialë të pasur me okside kanë tendencën të irritojnë lëkurën dhe indet vaginale. Këtu mund të përfshihen vajrat e pasur me 1.4 dhe 1.8- cinelol, kështu që duhen përdorur me kujdes vajrat e mëposhtëm:

- Dafina
- Cajeput
- Cardamom
- Eukalipti

- Galangal
- Mërsina
- Niaouli
-
Rozmarina
- Sherebela
- Livando Spika

Si alternativë, këta vajra esencialë për Kandidan që përmbajnë alkoolet e mëposhtme janë më të butë për lëkurën:

- Linalool—Sherebela, Livando dhe Ylang Ylang
- Borneol—Livando dhe Rozmarina
- Geraniol—Palmaroza, Trumza dhe Bari i Bletës

- Citronellol—Trëndafili, Barbaroza dhe Bari i Bletës
- Menthol—Mentja

 

Pavarësisht trajtimit që mund të zgjidhni, është e rëndësishme të zgjidhni vajra të garantuar, të çertifikuar Bio-Organikë, për të siguruar cilësinë e efektivitetin maksimal të produkteve, si dhe të përdorni larës intim të çertifikuar Bio-Organikë (shiko këtu)

Etiketuar nën: Artikull 2