fbpx

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
2000 Lekë
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
1300 Lekë
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
Ofertë -30% 980 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
1 500 Lekë + Vaj bajame e ëmbël 50 ml dhuratë
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
Ofertë -30%, 980 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
I çertifikuar Bio, 2000 Lekë
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
Ofertë -30%, 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
1300 Lekë
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
700 Lekë

Super ofertë

OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë, Kundër stresit mendor & fizik
Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider

bioantistres1

BIOCARE ANTI STRESS T-00111.

BIOCARE ANTI-STRESS - suplement 100% bio-organik dhe me efekte të fuqishme kundër pagjumësisë, stresit dhe depresionit.

Lexo më poshtë...

Sasia
1 900 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

BioCare Anti-Stress është një recetë bimore e ndërtuar me përbërës të ndryshëm me efekte të fuqishme antidepresive.

Karakteristika e saj është se nuk ka asnjë efekt anësor, si dhe gjithashtu, përdoret edhe nga njerëzit plotësisht të shëndoshë.  

Kategoritë që mund të përdorin Biocare Anti-Stress

Studentët në prag të sezonit të provimeve për të përballuar më mirë stresin dhe rritur përqëndrimin

Personat që kalojnë një periudhë stresante

Personat të cilëve iu ka ndodhur një ngjarje e dhimbshme

Personat që kanë pagjumësi

Personat që bëhen shpejt nervozë

Personat me depresion

Sot, gjithnjë e më shumë stresi dhe depresioni janë të pranishme në një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, kurse antidepresantët janë gjithnjë e më tepër të pranishme në farmaci në çdo pikë të rruzullit.

Simptomat psiko-emocionale të stresit

Gjykim i dobët

Harresë e theksuar

Mungesë e theksuar e përqëndrimit

Mungesë e aftësive (aftësi e të kuptuarit, vendimarrëse, organizuese, profesionale, menaxheriale, komunikimi, empatie, etj.)

Mendime të shpejta, të palidhura, jo të thelluara, etj.

Paniku dhe fokusimi në gjërat negative

Një gjendje e përgjithshme emocionale e ulur, pesimiste dhe pa entuziazëm

Një dëshirë e vazhdueshme antisociale për t’u shkëputur nga njerëzit

Ndjenja e të qenit i provokuar

Nervozizmi i menjëhershëm dhe shumë herë i pajustifikuar

Ndjenja e theksuar e qejfmbetjes dhe e hakmarrjes ndaj të tjerëve

Ndjenja e vazhdueshme e fajit

Vetëbesimi i ulët

Simptomat fizike të stresit

Mungesa e energjisë fizike

Rritje dhe çrregullim i frymëmarrjes

Dhimbje të vazhdueshme në pjesë të ndryshme të trupit

Dhimbje muskujsh

Rrahje të shpeshta zemre

Humbje ose shtim oreksi

Dhimbje gjoksi

Pagjumësi ose dëshirë e shtuar për gjumë

Dridhje te gjymtyrëve

Dhimbje të shpeshta koke

Humbje e dëshirës apo aftësisë seksuale

Rënie e imunitetit (rënie floku, infeksione të shpeshta, ftohje, etj.)

Çrregullime të vazhdueshme të traktit tretës (fryrje barku, të vjella, konstipacion ose diarre)

Djersitje të gjymtyrëve

Duar dhe këmbë të ftohta

Tharje e gojës dhe vështirësi në të gëlltitur

Zhurma në vesh

Shtrëngimi i nofullave dhe dhëmbëve (kërcitja e dhëmbëve natën)

Simptomat e sjelljes

Agresiviteti i sjelljes

Lënia e gjërave pas dore dhe shmangia e përgjegjësive

Ngrënie e shtuar dhe pa kontroll

Dhënia pas duhanit, alkoolit dhe drogës

Krijimi i sjelljeve të çuditshme dhe të dëmshme, (ngrënia e thonjve, ecja e shpejtë dhe pa destinacion, lëvizjet e pakontrolluara, tundjet e trupit, nevoja për të mbajtur dhe rrotulluar sende në duar, si psh. shtypja e sustës së stilolapsit, shisheve plastike, etj.)

Komplikacionet e stresit

Sëmundjet kardiovaskulare (tension i lartë, aritmi e deri në atak kardiak)

Infeksione

Obezitet

Sëmundje të lëkurës (psoriazë, ekzemë, dermatite, etj.)

Impotencë dhe çrregullime seksuale

Sëmundje të traktit tretës (ulçer stomaku, kolit, kolit ulçeroz, refluks gastroezofageal)

Çrregullime menstruale, etj.

 

Efektet terapeutike

Redukton ndjenjën e ankthit, stresit dhe depresionit

Lufton panikun

Eleminon pagjumësinë

Stimulon një gjendje emocionale të qetë dhe të qëndrueshme

Stimulon përqëndrimin

Redukton konfuzionin mendor dhe distraksionin (shkëputjen e vëmendjes)

Lufton irritabilitetin (paaftësia për të ruajtur qetësinë)

Lufton kompulsionet (varësinë ndaj sjelljeve të dëmshme) dhe sjelljet impulsive

Redukton lodhjen fizike dhe plogështinë

Eleminon çrregullimet ushqimore (anoreksinë apo buliminë)

Stimulon motivimin

Stimulon përformancë pozitive dhe aftësinë vendimarrëse

Efektet terapeutike të përbërësve:

SHAFRANI

Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin. Një substancë krejtësisht natyrore që mund të zëvendësojë me mjaft sukses antidepresivët. Shafrani forcon sistemin nervor qendror, stimulon qartësinë mendore dhe aftësitë konjitive. Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se shafrani mund ta zvogëlojë rrezikun e depresionit dhe t’i lehtësojë simptomat e depresionit. Studimet pohojnë që shafrani mund të rrisë nivelin e serotoninës (hormoni i humorit të mirë) në tru. Studimi i vogël i kryer në 38 njerëz gjatë gjashtë javëve, ka vërtetuar që shafrani është efikas si fluoksetin (Prozac), i cili është antidepresivi me i mirë  në zvogëlimin e simptomave të depresionit, por me efekte anësore të spikatura. Deri në vitin 2015, sipas statistikave të Institutit amerikan të shëndetit (National Institutes of Health - NIH), 5 milionë amerikanë trajtohen me Prozac. Ky medikament është i njohur për efektet e tij anësore dhe fatkeqësisht në 7 vitet e fundit jan raportuar 31 000 raste të efekteve anësore nga ky medikament i fortë. Duke pasur parasysh këto fakte, prej kohësh në qarqet shkencore është shtruar pyetja: Cilat janë trajtimet alternative që kurojnë me sukses depresionin dhe nuk kanë efekte anësore? Nga hulumtimet, është vërtetuar se shafrani mund të rrisë nivelin e serotoninës (hormoni i humorit të mirë) në tru. Studimi i vogël i kryer në 38 njerëz gjatë gjashtë javëve, ka vërtetuar që shafrani është efikas si fluoksetin (Prozac) antidepresivi me i mirë  në zvogëlimin e simptomave të depresionit. Udhëheqësi i studimit, dr. Ajay Goel, së bashku me ekipin e tij, analizuan vetitë e shafranit. Ata konstatuan se shafrani është vetëm 2 deri në 5 për qind më pak efektiv se sa antidepresivët farmaceutikë dhe, ajo që është më e rëndësishmja, nuk shkakton efekte anësore. “Nga pikëpamja klinike, një efikasitet 2 për qind më i ulët i ilaçit natyror kundrejt atij farmaceutik, nuk do të thotë absolutisht asgjë”, tha prof. Goel, duke shtuar se “shafrani është i sigurt, madje edhe në doza më të larta”. “Shkencëtarët ende po përpiqen ta kuptojnë saktësisht se si ndikon shafrani në depresion, por besojnë se ai bllokon enzimat që rrisin rrezikun e shfaqjes së depresionit dhe gjithashtu ul nivelin e citokineve, të cilat mund ta pengojnë reagimin e trupit ndaj stresit” shkruan revista prestigjoze “Prevention”.

ALOE VERA

Aloe Vera është një fuqizues i përgjithshem i organizmit. Aloe Vera është mjaft efikase në trajtimin e stresit dhe depresionit kur kombinohet me bimë të tjera, pasi ka veti detoksifikuese, si edhe lehtëson tensionin e mëlçisë dhe të muskujve. Në shumë studime të fundit, disfunksioni i mëlçisë është shkaku kryesor i depresionit dhe aloe vera është një nga trajtuesit kryesorë  të problemeve të mëlçisë.

VALERIANA

Valeriana është e njohur për efektet e saj antidepresive dhe kundër pagjumësisë. Ajo është zgjidhja më e mirë kundër nervozizmit, stresit të shtuar dhe depresionit të lehtë. Valeriana vepron në të njëjtën mënyrë si rezerpina dhe fenotiazinat, por në një shkallë më të dobët. .

SHEREBELA

Sherebela është një nga trajtuesit e shkëlqyer natyralë për të qetësuar sistemin nervor qendror, për të pakësuar ankthin,  Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe llojeve të tjera të demencës mentale.

MJALTI

Mungesa e zinkut, Vitaminës C, acidit folik, vitaminës B12 dhe vitaminës B6 janë shkaktarë të depresionit. Mjalti është një burim i jashtëzakonshëm i këtyre vitaminave dhe mineraleve.

 

KUJDES!

Stresi mund t’ju shkatërrojë si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Ai është konsideruar si një nga “vrasësit më të mëdhenj” i kohëve moderne, e krahasuar me “vrasjet” që sjellin aksidentet automobilistike, droga, dhe alkooli të marra së bashku!

Hapi i parë për të kontrolluar stresin është të njohësh simptomat e stresit. Njohja e simptomave të stresit është shumë më e vështirë nga ç’mund ta pandehni. Shumë prej nesh janë ambientuar me praninë e një stresi të vazhdueshëm, pa e kuptuar atë, deri sa gjendja të bëhet e vështirë dhe dëmet e pakthyeshme. Kjo, për shkak se organizmi ynë është i projektuar për të përballuar sasi të vogla stresi, kurse një stres intesiv dhe i vazhdueshëm është i rëndë dhe shkatërrues!

Përbërësit

Vaj Shafrani, Vaj Sherebele, Valerianë, Aloe Vera Barbadensis, Mjaltë, Acid Citrik, Acid Aksorbik (Vitaminë C), Konservantë (Sorbat Kaliumi)

Teknologjia e prodhimit të vajrave përbërës të recetës është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve. 

Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka additive, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

Përdorimi

Këshillohet të përdoret 2 herë në ditë (mëngjes dhe darkë) nga një lugë çaji 30 minuta para ushqimit (ose 1 orë pas ushqimit).

Këshilla:

Në rastet e përdorimit të fluoksetinës (Prozac-ut), si dhe të antidepresivëve të tjerë, pacienti duhet të përgjysmojë dozimin e tyre, deri në eleminimin e plotë.

Këshillohet të mos tejkalohet doza e rekomanduar. 

Pas hapjes, ruheni në frigorifer.

  • Koment
Lista e komenteve:
Nuk janë bërë ende komente.
Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

ASHWAGANDHA BIO

Stresi & Depresioni Sport Balancë

S-6
Suplement ushqimor Kur ...
1 500 Lekë / copë
5 5 1 Product

BIO BRAHMI POWDER

Stresi & Depresioni Balancë

S-12
Suplement ...
1 100 Lekë / copë
Out of Stock