fbpx

Produktet më të shitura

Super oferte
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
2000 Lekë
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
-30% 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
1300 Lekë
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË
TË THATË / NORMALË
-30% 980 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super oferte
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë
Super oferte
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
1 500 Lekë + Vaj bajame e ëmbël 50 ml dhuratë
Super ofertë
SHAMPO PËR FLOKË TË THATË / NORMALË
-30% 980 Lekë
Super ofertë
LIVER CLEANSE & DETOX
-25% 3600 Lekë
Super ofertë
VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
2000 Lekë
Super ofertë
XHEL PËR STRIJA & SHENJA
-30% 3150 Lekë
Super ofertë
HAIR GROWTH OIL
1300 Lekë
Super ofertë
SAPUN DUDU OSUN
700 Lekë
Super ofertë
OK! STRESS 1+1
-50% 3000 Lekë
Super ofertë
ASHWAGANDHA BIO
1500 Lekë
Super ofertë
previous arrow
next arrow
Slider

hair loss
hair losshair oil for hair loss herbal line albania

HAIR LOSS OIL V-F0

4.8 5 5 Product

ELEMINIMI I RËNIES SË FLOKUT: TRAJTIMI ME RECETËN BIMORE “TRIPLE ACTION PLUS HAIR”

Realizon 3 elementët themelorë të shëndetit ndaj flokëve:

- Eleminimin e rënies

- Rritjen e flokëve

- Tonifikimin e flokëve

 

Sasia
1 300 Lekë / copë
+
Shpërndaje:

Përshkrimi

Receta me 5 vajrat bazë për kujdesin ndaj flokëve konsiderohet si receta ‘triple action plus hair” pasi realizon në mënyrë mjaft të suksesshme 3 elementët themelorë të shëndetit ndaj flokëve: eleminimin e rënies, rritjen e flokut dhe tonifikimin e tij.

Përveç kësaj, kjo recetë është e shkëlqyeshme në të gjitha treguesit e tjerë të flokut, si: dalja e flokëve të reja, volumi, butësia, shkëlqimi, eleminimi i zbokthit, etj.

Pothuaj çdo trajtim i kujdesit ndaj flokëve në industrinë e kozmetikës ka në përbërje të tij një përbërësit e kësaj recete.

Nga studimet dhe hulumtimet e herbalistëve, përbërësit e recetës ‘triple action plus hair” klasifikohen si nga ushqyesit dhe trajtuesit më të mirë të kujdesit ndaj flokut.

Efektet

1. Eleminon rënien e flokut
2. Stimulon daljen e flokëve të rinj
3. Eleminon yndyrën e tepërt në flokë
4. U jep shkëlqim flokëve
5. Eleminon mykun në skalpin e kokës
6. Stimulon rritjen e flokut
7. Forcon rrënjët e flokëve
8. Eleminon kruajtjet në skalpin e kokës
9. Stimulon qarkullimin e gjakut në kokë
10. Eleminon zbokthin
11. Eleminon toksinat nga skalpi i kokës dhe fibrat e flokut
12. Vret parazitët

Cili mund ta përdorë këtë trajtim?

1. Personat që kanë rënie floku
2. Personat që kanë flokë të rrallë dhe që dëshirojnë mbirjen e flokëve të rinj
3. Personat që kanë zbokth, kruajtje të vazhdueshme koke dhe irritime të skalpit të kokës
4. Personat me flokë të dobët dhe të dëmtuar
5. Personat që janë të ekspozuar mjaft në rrezet e diellit
6. Personat që dëshirojnë të rrisin flokun
7. Personat që kanë maja dyshe të flokut

Efektet e përbërësve:

Vaji i hudhrës

Vaji i hudhrës është jashtëzakonisht i rëndësishëm kundër rënies së flokut dhe kujdesin ndaj tij. Hudhra ka shumë komponente ushqyese të dobishme për flokët, si squfuri, seleni, bakri, vitaminat B-1, B-6 dhe C. Të gjitha këto përbërës kontribuojnë në shëndetin e flokëve në mënyrë të konsiderueshme.
Squfuri është një pjesë strukturore e shumë proteinave, duke përfshirë keratinën, e cila është proteina nga e cila është e përbërë floku. Prania e squfurit në hudhër ndihmon në forcimin e rrënjëve të flokëve, nxit rritjen, forcon flokët dhe eleminon zbothin.
Seleni rrit aftësinë e trupit për të shfrytëzuar vitaminën E. Njerëzit të cilët nuk kanë aftësinë e duhur për të shfrytëzuar vitaminën E, ose që u mungon vitamina E, shpesh humbasin flokët apo kanë flokë të thatë dhe të dëmtuar. Bakri ndihmon në rritjen e flokëve dhe rigjenerimin e tij. Vitamina C rigjeneron flokët e dëmtuar dhe gjithashtu ndihmon në rritjen e sasisë së kolagjenit, kurse mungesa e vitaminës B-6 mund të çojë në rënien e flokëve. Hudhra përmban allicin, një substancë natyrore që mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, vret çdo bakter apo kërpudhë që jeton në lëkurën e kokës dhe flokë, dhe gjithashtu, u jep jetë për folikulave të dëmtuara.Tepër e fuqishme është hudhra edhe për cilësinë e flokëve. Ajo realizon ushqyerjen e rrënjëve dhe fibrave, pasi shpesh kjo pengohet nga kequshqyerja dhe faktorë të tjerë, duke i bërë flokët më të trashë, rrënjët më të forta dhe stilimin e tyre më të lehtë.

Vaji i rozmarinës

Vaji i rozmarinës është një tonik jashtëzakonisht efektiv kundër rënies së flokëve. Ai përdoret në rastet e alopecisë androgjenetike dhe jep efekte të njëjta me Minoxidil. Nga hulumtimet shkencore, është vënë re që vaji i rozmarinës stimulon mjaft qarkullimin e gjakut në kokë, duke realizuar në këtë mënyrë rritjen e shpejtë të flokëve, forcimin e rrënjëve dhe të flokut. Përdorimi i vajit të rozmarinës është i këshillueshëm të përdoret veçanërisht tek meshkujt kur kanë filluar të duken shenjat e para të rënies karakteristike të flokut (alopecia androgjenike). Tepër efektiv është vaji i rozmarinës për flokë të thatë, kundër zbokthit dhe gjithashtu jep rezultate shumë të mira për errësimin e flokut.

Vaji i kastorit

Vaji i kastorit (ose siç quhet ndryshe vaji i recinit) përdoret në mjaft produkte të kujdesit për flokët dhe është shumë popullor në këtë drejtim. Efekti i këtij vaji është në nivel qelizor. Ai ndikon në skalpin e kokës, duke forcuar rrënjët dhe në mënyrë të vëçantë zgjat flokët. Nga hulumtimet, trajtimi me vaj kastori 3-4 herë në javë e 3 deri 5-fishon rritjen normale të flokut!
Vaji i kastorit, përveçse ndalon rënien e flokut, shquhet veçanërisht për volumin e tyre për shkak se i bën flokët e trashë. Përveç kësaj, ai është një hidratant i shkëlqyer i tyre dhe eleminon ndarjen e majave të flokut. Acidi ricinoleik, i cili është në sasi mjaft të mëdha në vajin e kastorit ndihmon në balancimin e pH në lëkurën e kokës, duke mundësuar në këtë mënyrë detoksifikimin e flokut nga produktet kimike që përdoren për stilimin e tij.

Vaji i aloe vera

Aloe Vera është një bimë mjaft efektive kundër rënies së flokut. Ajo përmban një substancë të quajtur enzima proteolitike, e cila eleminon plotësisht qelizat e vdekura dhe riaktivizon qelizat e dëmtuara në lëkurën e kokës, duke e bërë aloe vera një nga produktet më të mira natyrore për trajtimin e flokut. Pikërisht qelizat e vdekura përbëjnë pengesën më të madhe për ushqyerjen e flokut, gjë që ndalon rritjen e tij dhe çon deri në rënie. Në këtë mënyrë, aloe vera mundëson eleminimin e rënies së flokut dhe gjithashtu vepron si një kondicioner, duke i mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe me shkëlqim. Aloe vera është një hidratant i shkëlqyer i flokut. Ajo tërheq lagështinë nga ajri dhe i mban flokët të hidratuar, pasi ajo vepron si barrierë fizike midis flokëve tuaj dhe mjedisit rrethues. Përveç kësaj, aloe vera thekson kaçurrelat dhe i bën ato më të bukura, forcon rrënjët e flokut, eleminon dëmtimet e skalpit të kokës, stimulon rritjen, eleminon zbokthin dhe përmirëson çdo tregues të flokut.

Përbërësit

Vaj Hudhre, Vaj i Farës së Zezë, Vaj Rozmarine, Vaj Kastori, Vaj Aloe Vera

Teknologjia e prodhimit të vajrave përbërës të recetës është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve. 

Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka additive, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

Përdorimi

Masazhohet e gjithë lëkura e kokës dhe floku për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-2 orë dhe më pas lahet koka.
Aplikimi rekomandohet 3 herë në javë për 1 muaj rresht dhe më pas, aplikimi bëhet vetëm 1 herë në javë.


Vetëm për përdorim të jashtëm

Ruhet në vende të errëta dhe të freskëta.

  • Koment
Lista e komenteve:

Elona Braha

Postoni një koment ...

1 of 1 find it helpful

xhesika

Une e kam perdorur kete vajin dhe kam shume rezultate pozitive ne daljen e flokeve te rinj dhe volum.

Bardha

Super. Ma ndaloi renien brenda dy javesh, bashke me shampon e Noah. Herbal Line jeni me te miret!

Posto një koment
Duhet të jeni të regjistruar për të postuar një koment

Produkte të ngjashme

HAIR GROWTH OIL

Maskë

H-0028
RRITJA E SHPEJTË E ...
1 300 Lekë / copë
5.23077 5 13 Product

MASKË KOKOS & KASTOR

Maskë

V-G4.
Rritje intesive e ...
1 200 Lekë / copë

SHAMPO KUNDËR RËNIES SË FLOKUT

Flokët Për parandalimin e rënies

W-32.
Shampo Preventivo Caduta ...
1 500 Lekë / copë
4.85715 5 14 Product