fbpx

Cmimi

ÇFARË JU NDODH KUR HANI NJË LUGË VAJ KOKOSI ÇDO DITË?

 

Nëse nuk e keni provuar ende, duhet ta provoni! Të konsumosh 1-2 lugë gjelle me vaj kokosi çdo ditë, është shumë dobiprurëse. Në fakt, të përfitimet për shëndetin janë të shumta. Dhe mbi të gjitha, ka pafund studime shkencore që e kanë vërtetuar.

Lista e përfitimeve të shëndetit kur hani një lugë vaj kokosi në ditë është shumë e gjatë, por më poshtë po ju rendisim 23 arsyet kryesore pse duhet ta përfshini vajin e kokosit në menunë e përditshme, të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj.

 Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të rrëmbeni një lugë, dhe të “zhysni“ kokën në të.

  1. VAJI I KOKOSIT JU NDIHMON TË DOBËSOHENI

Nëse po përpiqeni të humbisni kilet e tepërta, vaji i kokosit do ju ndihmojë të përshpejtoni rënien e peshës. Konsumimi i vajit të kokosit rrit metabolizmin, duke ju dhënë më shumë energji gjatë ditës. Ky vaj i jep trupit një energji  të qëndrueshme, që ju bën të këni më pak oreks dhe të ndiheni të ngopur.

Vaji i kokosit ndihmon në tretje dhe rrit aftësinë e organizmit për të përthithur nutrientët nga ushqimet që konsumoni.

Për më tepër, konsumimi i vajit të kokosit ndihmon në balancimin hormonal. Kjo do të thotë më pak „“stres hormonal“ i cili shkakton depozitimin e yndyrnave, veçanërisht rreth belit.

 

  1. RRIT AFTËSINË PËR TË SHTUAR MUSKUJT

Përveçse ndihmon në humbjen e peshës, vaji i kokosit jep një energji që zgjat. Si rrjedhim, konsumimi i një luge gjelle me vaj kokosi para stërvitjes ju ndihmon të rrisni vështirësinë e ushtrimeve.

Jo vetëm do të përjetoni një rritje të rezistencës, por do të keni një qarkullim gjaku më të mirë në muskuj.

Është një kombinim fitues!

 

  1. HEQ DËSHIRËN PËR USHQIMET E PASHËNDETSHME

Kufizimi i ushqimeve të "pashëndetshme" nuk ju ndihmon vetëm të humbni peshë, por  gjithashtu përmirëson shumë aspekte të tjera të shëndetit tuaj.

Kufizimi i këtyre ushqimeve sjell stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, tensionit të gjakut dhe kolesterolin, prodhim të shëndetshëm të hormoneve, funksionimin më efikas i mëlçisë dhe veshkave, aftësi të përmirësuara mendore, dhe një paraqitje më e bukur.

Siç e thamë më sipër, konsumimi i vajit të arrës së kokosit ndihmon në frenimin natyral të dëshirës për të konsumuar ushqimet e dëmshme. Ky vaj e bën këtë duke përmirësuar tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese, si dhe duke rritur metabolizmin dhe nivelet e energjisë.

 

  1. PËRMIRËSON TRETJEN

Ne kemi përmendur tashmë se konsumimi i vajit të kokosit është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar tretjen tuaj. Ky efekt ndodh për disa arsye.

Së pari, vaji i kokosit ndihmon në eleminimin e tepërt të baktereve të dëmshme dhe mikrobeve të tjera që mund të jenë të pranishme në traktin tuaj tretës. Këto mikroorganizma parazitare janë shkaku kryesor i tretjes së keqe - një gjendje që mund të dëmtojë seriozisht shumë aspekte të tjera të shëndetit tuaj.

Për më tepër, vaji i kokosit lehtëson përthithjen më të mirë të vitaminave dhe mineraleve nga ushqimet e tjera që hani. Disa shembuj të dukshëm janë kalciumi dhe magnezi, si dhe vitaminat A dhe E të tretshme në yndyrë.

Konsumimi i vajit të kokosit, gjithashtu zvogëlon inflamacionin në zorrë, i cili mund të shkaktohet nga intoleranca ndaj disa ushqimeve ose nga problemet e tjera dietike. Nëse nuk trajtohet, ky inflamacion mund të çojë në çrregullime më serioze të tretjes siç janë mangësitë nutricionale ose Sindroma e Përshkueshmërisë së Zorrëve.

 

  1. REDUKTON OREKSIN

Për shkak se përmirëson tretjen dhe balancon nivelin e sheqerit në gjak, konsumimi i vajit të kokosit ndihmon në rregullimin e oreksit. Ky vaj jep energji të përqëndruar e cila është e lehtë për trupin ta përdorë dhe të tresë ushqimet. Kështu që, ju do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do keni nevojë të hani shpesh.

 

  1. PËRMIRËSON KUJTESËN DHE PËRQËNDRIMIN

Të hash një lugë gjelle me vaj kokosi sapo ngrihesh në mëngjes, jo vetëm që përshpejton metabolizmin, por është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjuar trurin. Për më tepër, përdorimi rregullisht i këtij vaji në dietën tuaj, përmirëson memorjen. Kjo ndodh për shkak të triglicerideve me zinxhir mesatar (MCTs), të cilat përbëjnë mbi gjysmën e acideve yndyrore esenciale në përmbajtjen e vajit të kokosit. MCTs i jep trupit një energji lehtësisht të përdorshme për trurin dhe gjithë trupin.

Si rezultat, përftohet një aftësi njohëse dhe memorje më e mirë, në terma afatshkurtër dhe afatgjatë.

 

  1. NDIHMON KUNDËR SËMUNDJEVE NEURO-DEGJENERATIVE

Për shkak të efekteve pozitive për trurin, vaji i kokosit ndihmon në shmangien e sëmundjeve neuro-degjenerative si Alzhaimer.

Ky vaj ushqen trurin me “karburant” alternativ – me përbërës të njohur si ketone të cilat prodhohen në trupin tonë kur konsumojmë vaj kokosi. Këto ketone janë lehtësisht të përdorshme nga qelizat e trurit të cilat kanë humbur aftësinë për të përpunuar glukozën, një nga shkaqet kryesore të Alzhaimerit.

Shumë sëmundje neuro-degjenerative zhvillohen ngadalë në kohë dhe bëhen të dukshme në moshë të madhe. Kështu që, të konsumosh vaj kokosi çdo ditë, shmang problemet e së ardhmes.

 

  1. NDIHMON NË PARANDALIMIN E INFEKSIONEVE URINARE

Shumë njerëz nuk pinë ujë mjaftueshëm. Kjo sjell një gjendje dehidratimi konstant i cili shpesh shkakton infeksione bakteriale në rrugët urinare (e njohur si UTI).

Natyrisht, këshilla kryesore është: Pini sa më shumë ujë! Por, të konsumoni vaj kokosi, është një nga trajtimet natyrale më efektive për të parandaluar apo trajtuar UTI.

Vaji i kokosit është një nga “antibiotikët” natyralë më të fuqishëm. MCTs të cilat janë përbërësit kryesorë të këtij vaji, depërtojnë dhe shkrijnë murin qelizor të bakterieve të dëmshme, duke i zhdukur ato.

 

  1. VRET BAKTERET QË SHKAKTOJNË ERËN E KEQE TË GOJËS

Era e keqe e gojës shkaktohet më së shumti nga bakteriet që ndodhen në gojë. Për shkak të vetive anti-mikrobiale, ky vaj është ideal për një frymë të freskët dhe pa erë.

Për të maksimizuar efektin e vajit të kokosit për erën e gojës, ju këshillojmë të përzieni në gojë një lugë gjelle me vaj kokosi për rreth 30 sekonda. Më pas, mund ta pështyni, ose ta gëlltisni.

 

  1. ZBARDH DHËMBËT NË MËNYRË NATYRALE

Disa nga bakteret e këqija që shkaktojnë erën e keqe të gojës lëshojnë një lëndë ngjitëse e cila mbivendoset në dhëmbë. Këto pllakëza bakteriale bëjnë që ushqimi të ngjitet në sipërfaqen e dhëmbëve, duke i ndryshuar ngjyrën.

Kur ju përdorni vaj kokosi për të eleminuar bakteriet, ju gjithashtu reduktoni krijimin e pllakëzave në gojë dhe parandaloni zverdhjen e dhëmbëve. Për më tepër, jeni në rrugën e duhur për dhëmbë më të bardhë dhe me shkëlqim.

  

  1. USHQEN DHE ZBUT BUZËT

Kur ju hani një lugë vaji kokosi direkt nga vazo, ju mbështesni buzët mbi lugën me vaj. Ky veprim bën që buzët tuaja të ushqehen dhe zbuten. Edhe nëse i keni buzët e thata, vaji i kokosit do i bëjë të buta dhe me shkëlqim

 

  1. NDIHMON KUNDËR THARJES SË GOJËS

Të pish shumë ujë për një kohë të shkurtër, nuk do ju shpëtojë nga tharja e gojës aq shpejt sa mendoni. Tek e fundit, nuk është kjo zgjidhja.  Gjithsesi, nëse keni gojën e thatë, fillimisht pini një gotë ujë, për të filluar procesin e rihidratimit. Më pas, merrni një lugë gjelle me vaj kokosi. Përziejeni në gojë dhe në fyt dhe do shikoni menjëherë efektet; nuk do keni më gojë të thatë.

Vazhdoni të pini rreth 100 ml ujë çdo 30 minuta deri sa trupi juaj të rihidratohet.

 

  1. ZBUT FYTIN E THARË DHE TË ACARUAR

Mund të veproni në të njëjtën mënyrë si me gojën e thatë: pini një gotë ujë dhe më pas një lugë vaj kokosi. Vetitë anti inflamatore të vajit të kokosit do të ndihmojnë në zbutjen e fytit dhe uljen e enjtjes dhe irritimit të tij.

Mbani mend: për rihidratimin e trupit, duhet të pini nga pak ujë herë pas here.

Mund të pini dhe më tepër në të njëjtën kohë dhe më shpesh, por ndonjëherë sasia e tepërt e ujit mund t’ju japë shqetësime në stomak.

 

  1. MBRON MËLÇINË DHE PANKREASIN

Siç e thamë më parë, trigliceridet me zinxhir të mesëm (MCTs) sillen ndryshe nga yndyrnat e ngopura me zinxhir të gjatë. Pjesa më e madhe e yndyrnave të ngopura shkatërrohen në zorrë para se të shkojnë në gjak për tu përdorur si energji; MCTs në vajin e kokosit përthithen totalisht dhe dërgohen direkt në mëlçi. Mëlçia  i transformon lehtësisht këto yndyrna në energji, duke ulur ngarkesën e saj të punës.

Për më tepër, për shkak se mëlçia i transformon menjëherë MCTs në energi, konsumimi i vajit të kokosit redukton depozitimin e yndyrnave brenda dhe përreth mëlçisë.

Pankreasi, i cili punon “krahë për krahë” me mëlçinë, ka përfitime të shumta nga vaji i kokosit. Një nga funksionet kryesore të pankreasit është të prodhojë enzima që shërbejnë për të transformuar acidet yndyrore në energji të dobishme. Meqënëse MCTs nuk shkatërrohen nga zorrët, por kthehen në energji, të konsumosh vaj kokosi, e mban pankreasin të shëndetshëm dhe nuk e sforcon.

 

  1. NDIHMON NË PARANDALIMIN E REZISTENCËS NDAJ INSULINËS

Rezistenca ndaj insulinës (pararendësja e Diabetit të tipit II) ndodh kur gjaku qarkullon vazhdimisht me përqëndrim të madh të glukozës. Kjo tepricë glukoze sinjalizon pankreasin të rrisë prodhimin e insulinës, hormoni përgjegës për stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak.

Mbiprodhimi i insulinës në gjak i bën qelizat në të gjithë trupin të pandjeshme ndaj prezencës së këtij hormoni jetësor.

Por si e parandalon vaji i kokosit rezistencën ndaj insulinës? Përsëri, është prezenca e triglicerideve me zinxhir të mesëm MCTs – ose më saktësisht, ketonet të cilat prodhohen nga trupi kur konsumon vaj kokosi, që ndihmojnë. Ketonet janë anti-glukozë. Ato japin të njëjtën energji në qelizat tona, por nuk kërkojnë insulinë për ta bërë këtë. Sa më pak insulinë të na duhet në trup, aq më të mbrojtur jemi ndaj rezistencës ndaj isulinës.

 

  1. PËRMIRËSON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Acidi laurik, përbërësi kryesor i MCT te vaji i kokosit, është i njohur për aftësinë natyrale për të rritur kolesterolin e mirë HDL. Ai ndikon gjithashtu në trasformimin e kolesterolit të keq LDL në kolesterol të mirë. Sa më tepër të rritet raporti i kolesterolit të mirë me të keq, aq më shumë përmirësohet shëndeti kardiovaskular, ulet rreziku i problemeve të zemrës. Për më tepër, vaji extra virgin i kokosit (i cili është i vetmi që duhet të konsumoni), është plot me antioksidantë i cili parandalon dëmtimin oksidativ të arterieve. Ky vaj redukton krijimin e pllakave arteriale , kalcifikimeve dhe bllokimeve që çojnë në aterosklerozë dhe shkaktojnë atake kardiake.

 

  1. NDIHMON TRAJTIMIN DHE SHËRIMIN E ARTRITIT

Të hash vaj kokosi “shqeto” ndihmon në trajtimin dhe shërimin e artritit. Kjo vjen për shkak të vetive shumë të fuqishme anti inflamatore të acideve yndyrore që gjenden në këtë vaj.

Gjithashtu, vaji i kokosit rrit përthithjen e yndyrnave të tretshme, vitaminës A dhe E, po ashtu dhe të mineraleve si kalciumi dhe mangezi; të gjitha këto ndikojnë për kocka më të forta dhe kyçe më të shëndetshme dhe fleksibël.

 

  1. PENGON RRITJEN E QELIZAVE KANCEROGJENE

Kur ne konsumojmë vaj kokosi, trupi ynë prodhon  lëndë kimike të quajtura ketone.  Këto ketone i japin energji qelizave të shëndetshme kudo në organizëm, dhe anashkalojnë furnizimin e qelizave kanceroze. Pa këtë energji, këto qeliza të rrezikshme nuk mund të ushqehen dhe të shumohen.

Jo vetëm kjo, por vaji i kokosit është në gjendje të vrasë Helicobacter Pylori, bakteri që shakton ulçerën e stomakut dhe që ndonjëherë çon deri në kancer të stomakut.

 

  1. MUND TË REDUKTOJË FREKUENCËN E KRIZAVE

Rritja e prodhimit të ketoneve nga trupi ynë kur ne kunsumojmë vaj kokosi, ka një tjetër efekt të çmuar. Ketonet janë të njohura për uljen e konsiderueshme të frekuencës së krizave të shkaktuara nga medikamentet kundër epilepsisë të fëmijët. Ky efekt arrihet nëpërmjet vajit të kokosit si pjesë e dietës ketogjenike.

 

  1. RRIT PRODHIMIN E HORMONEVE

Për të sintetizuar prodhimin e hormoneve të shëndetshme, trupi ynë ka nevojë për disa lloje acidesh yndyrore - pjesa më e madhe e të cilave gjenden te vaji i kokosit.

Të konsumosh një lugë gjelle në ditë me vaj kokosi, ndikon dukshëm në prodhimin hormonal. Ju do ti ndjeni rezultatet në reduktimin e stresit, gjumë më të mirë, më shumë energji dhe mbi të gjitha një ndjenjë të shtuar mirëqenie dhe rehatie.

 

  1. PËRMIRËSON AROMËN E TRUPIT

Aroma e trupit shkaktohet nga një kombinim faktorësh të ndryshëm. Disa nga këta faktorë përfshijnë: dietën e varfër, stresin dhe çrregullime të ndryshme hormonale, mbipopullim bakterial, dhe rritje të toksinave për shkak të nënfunksionit të mëlçisë dhe pankreasit.

Duke qenë se vaji i kokosit ka ndikim shumë të madh në këto aspekte, konsumimi i përditshëm i tij, bën që trupi të ketë aromë më të mirë.

 

  1. PËRMIRËSON LËKURËN, FLOKËT DHE THONJTË

Vaji i kokosit ka veti të shkëlqyera për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Acidet yndyrore natyrore, prezente në vajin e kokosit, ushqejnë dhe zbusin nga brenda jashtë. Jo vetëm kjo, por këto yndyrna rrisin aftësinë e trupit për të përthithur vitaminën A dhe E, të cilat janë thelbësore për shëndetin lëkurës, flokëve dhe thonjve.

 

  1. USHQEN DHE JEP SHKËLQIM GËZOFIT TË KAFSHËVE SHTËPIAKE

 

Pasi kemi folur me detaje për përfitimet e vajit të kokosit për njeriun, le të përmendim që ky vaj është mjaft i vlefshëm dhe për kafshët.

Lyerja e gëzofit të maceve apo qenve, ndihmon në zgjidhjen e problemeve si dermatiti, kruarjet, alergjitë, dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës te kafshët shtëpiake.

Provojeni të lyeni gëzofin e kafshëve shtëpiake, dhe do të shikoni që do behet më i butë, me shkëlqim dhe do mbajë erë më të mirë. Vaji i kokosit ndihmon në shërimin e plagëve në lëkurë, lëkurës së thatë, pickimeve dhe çarjeve, si dhe parandalon apo trajton infeksionet mykotike dhe fungale.

Vaji i kokosit i mbron kafshët shtëpiake nga pleshtat, rriqet dhe parazitët e tjerë.

Studimet kanë treguar se vaji i kokosit është shumë i përshtatshëm dhe si ushqim për kafshët, madje dhe kur është përdorur në sasi të mëdha. I vetmi efekt negativ që mund të ndodhë nga doza e tepërt është diarre e mundshme.

Çfarë vaj kokosi duhet të blini për ushqim?

Kur të blini vajin e kokosit, është shumë e rëndësishme të që të jetë Extra Virgin, i presuar në të ftohtë, për përdorim ushqimor dhe të ketë çertifikim Bio-Organik për produktet ushqimore. Çertifikimi Organik është jep siguri të plotë që vaji është prodhuar nga arrë kokosi e patrajtuar me kimikate, pesticide kimike dhe nuk është OMGJ.