fbpx

Si të përdorim vajrat esencialë për të lehtësuar Dhimbjen e kokës dhe Migrenën

Si të përdorim vajrat esencialë për të lehtësuar Dhimbjen e kokës dhe Migrenën

 

Vajrat esencialë janë përdorur ndër shekuj për të promovuar mirëqënien tonë fizike dhe fiziologjike. Janë vajra shumë të koncentruar që distilohen ose merren nga pjesë të ndryshme të bimëve dhe vetëm një pjesë e tyre përdoret për inhalacion ose aplikohet lokalisht, dhe kanë efekte shumë të fuqishme. Vajrat esencialë përmbajnë përbërës aromatikë dhe terapeutikë që ndërveprojnë me neurotransmetuesit në trurin tuaj dhe qelizat e trupit, dhe luftojnë sëmundjet, si dhe përmirësojnë shëndetin.

Nga çlirimi i stresit dhe ankthin, tek balancimi i sheqerit në gjak dhe përmirësimi i shëndetit të lëkurës, benefitet e vajrave esencialë janë të jashtëzakonshme. Janë sidomos ndihmues në lehtësimin e dhimbjes dhe migrenës për shkak të vetive anti-inflamatore, anti-stres, qetësuese, detoksifikuese dhe stimuluese.

 

5 vajrat më të mirë esencialë për Dhimbjen e kokës dhe Migrenën

 

  1. Vaji i Mentes (Peppermint)

Vaji i mentes ka një efekt ftohës shumë të fuqishëm. Stimulon rrjedhshmërinë e gjakut dhe relakson kontraksionin e muskujve që shkaktojnë dhimbjen e kokës. Kur  aplikohet në tëmtha dhe në qafë, vaji i mentes ndihmon lehtësimin e tensionit nga dhimbja e kokës, dhimbjen e kokës nga sinuset dhe dhimbjen e migrenës.

Kërkuesit në Gjermani zbuluan se vaji esencial i mentes është përdorur si trajtim i tensionit: për dhimbje koke, është shumë më efektiv se placebo dhe shumë më i mirë krahasuar me acidin acetilsalicilik ose paracetamolin, dy medikamente që lehtësojnë dhimbjen. Kërkuesit këshillojnë që vaji i mentes targeton dhimbjen e kokës pato-fiziologjike në shumë mënyra. Është provuar të jetë një alternativë e sigurtë dhe natyrale për lehtësimin e dhimbjes. (1)

 

  1. Vaji i Eukaliptit (Ecualyptus)

Për dhimbjen e kokës shkaktuar nga presioni i sinuseve dhe problemet respiratore,vaji i  ekualiptit mund të shërbejë si një mjet efektiv. Eukalipti shërben për të hapur rruget nazale , eleminon fluidet dhe mikoorganizmat e dëmshëm që shkaktojnë presion të sinuseve. Studimet kanë treguar se vaji i eukaliptit ka veti anti-inflamatore, antibakteriale dhe antivirale, që mund të përdoren për të përmirësuar gjendjet respiratore të cilat çojnë në dhimbje koke dhe tension.(2)

 

  1. Vaji i Livandos (Lavender)

Vaji i Livandos njihet për aftësinë e tij kundrejt stresit dhe ankthit, që mund të sjell dhimbje koke dhe migrenë. Gjithashtu mund të reduktojë tensionin muskulor dhe të përmirësojë gjumin për shkak të vetive sedative. Vaji i Livandos është shumë i mirë për lehtësimin e dhimbjes së kokës të shkaktuara nga stresi i ditës, dhe kur përdoret në darkë mund të sjell një përmirësim të gjumit dhe rritje të humorit. Sipas një prove klinike të publikuar në vitin 2012 në European Neurology, kur vaji i livandos u përdor për trajtimin e 129 rasteve me kriza të dhimbjes së kokës, 92 raste u përgjigjën pozitivisht. Kërkuesit sugjeruan se inhalacioni i vajit esencial të livandos mund të shërbejë si “ një trajtim efikas dhe i sigurt në menaxhimin e migrenës dhe dhimbjes së kokës.” (3

 

  1. Vaji i Rozmarinës (Rosemary)

Vaji i rozmarinës ka veti stimuluese dhe është përdorur në mjekësinë tradicionale për të rritur qarkullimin dhe përmirësuar vigjilencën. Ndihmon gjithashtu në reduktimin e stresit, tensionit dhe dhimbjes.

Një studim klinik i publikuar në Addiction and Health doli në përfundimin që pacientët që u trajtuan me vaj esencial rozmarine, patën rezultate të shkëlqyera në lehtësimin e simptomave si dhimbje koke, ndjenja të vjelli dhe ndryshime të humorit. (4)

 

  1. Vaji i Temjanit (Frankincense)

Vaji i temjanit është i njohur për efektet e tij anti-inflamatore. Plus, studimet tregojnë se vaji i temjanit ka veti qetësuese dhe analgjezike, duke ndihmuar në lehtësimin e tensionit të dhimbjes së kokës dhe migrenës që shkaktohen nga ankthi dhe stresi. Vaji i temjanit përdoret si në mënyrë lokale, edhe si aromatik për të ndihmuar në reduktimin e dhimbjes. (5)

 

Si të përdorni vajrat esencialë për dhimbjen e kokës dhe migrenënVaji i temjanit

Të përdorësh vajrat esencialë është shumë lehtë dhe do ti vini re menjëherë efektet positive. Mënyra më e lehtë për përdorimin e vajrave esenciale kundër dhimbjes së kokës dhe migrenës është shpërndarja e 5 pikave në shtëpi ose ambjentin ku rrii.

Një tjetër mënyrë për të reduktuar dhimbjen e kokës dhe migrenën me vajra esencialë është aplikimi i tyre në mënyrë lokale. Hidhni 2-3 pika vaj në duar dhe masazhoni në tëmtha, qafë dhe gjoks. Kjo do të ndihmojë me reduktimin e tensionit, stresit dhe inflamacionit që shkakton dhimbja.

Nëse po kërkoni një stimulus dhe gjallërues, përdorini vajin e mentes ose të eukaliptit, dhe nëse jeni duke kërkuar për veti qetësuese dhe sedative, përdorni vajin e temjanit ose livandos. Dhe mos harroni: kur përdorni vaj esencial në lëkurë delikate, është mirë ta kombinoni me një vaj mbajtës si p.sh. vaj kokosi.

Dhe një mënyrë akoma me e thjeshtë e përdorimit të këtyre vajrave është duke shtuar 5-10 pika në vaskë me ujë të nxehtë.  Kjo mund të jetë ndihmuese sidomos në dhimbjet e kokës dhe në problemet me gjumin. Do t’ju japë një ndjenjë qetësimi dhe relaksimi pasi si vaji i livandos dhe vaji i temjanit kanë veti sedative.

Këta 5 vajra esencialë për dhimbjen e kokës dhe migrenën janë shumë të lehtë në përdorim dhe kanë treguar që janë efektivë. Plus që ata shërbejnë si një zgjidhje e sigurtë dhe natyrale jo vetëm për dhimbjet e kokës por edhe për probleme të tjera.

 

Etiketuar nën: Artikull 2