10 përdorimet dhe efektet pozitive të Vajit të Eukaliptit

 PRODUKTE ME EUKALIPT:

👉  Suplement vaj esencial eukalipti

👉  Vaj esencial eukalipti

👉  Kapsula me vaj esencial eukalipti

👉  Kapsula Respiri

👉  Krem me Eukalipt

Jeni duke kërkuar për një vaj esencial i cili do të nxisë sistemin tuaj imunitar, t’ju mbrojë nga një sërë infeksionesh dhe të lehtësojë problemet respiratore? Ju prezantojmë vajin esencial të eukaliptit. Është një nga vajrat më të mirë esencialë për dhimbjet e fytit , kollën, alergjitë sezonale dhe dhimbjet e kokës. Efektet pozitive të vajit të eukaliptit janë në sajë të aftësive të tij për të stimuluar sistemin imunitar, nxitur mbrojtjen antioksidante dhe të përmirësuar sistemin respirator.

Shkencëtarët kanë zbuluar se “spektri i gjerë i veprimit antimikrobial e bën një alternativë mjaft atraktive për industrinë farmaceutike.” Kjo është edhe arsyeja pse vaji esencial i eukaliptit përdoret gjerësisht në luftimin e patogjenëve  dhe infeksioneve të ndryshme. (1)

Kështu që herën tjetër kur të jeni duke kërkuar për një produkt që t’ju lehtësojë kollën, nëse doni të dizinfektoni dhomën në mënyrë sa më natyrale, ose ndoshta edhe për të mbajtur larg minjtë në shtëpinë suaj, provoni vajin e eukaliptit. Do ta dashuroni atë çka ai mund të bëjë për ju dhe shtëpinë tuaj.

 

Çfarë është vaji i Eukaliptit?

Vaji i Eukaliptit prodhohet nga gjethet e pemëve të eukaliptit. Pema i përket familjes së bimëve Myrtaceae, e cila rritet në Australi, Tasmani dhe ishujt përreth. Ka më shumë se 500 lloje eukalipi por vaji esencial nga Eucalyptus salicifolia dhe Eucalyptus globulus shfrytëzohen për efektet e tyre mjekësore.

Përvec marrjes së ekstraktit për vaj esencial, lëvorja e pemës së eukaliptit përdoret për të prodhuar letër dhe druri përdoret në Australi si lëndë djegëse dhe lëndë druri. (2)

Vaji i eukaliptit është përdorur si analgjezik për të lehtësuar dhimbjen, dhe është vlerësuar për aftësinë që ka për të reduktuar inflamacionin dhe të përmirësuar problemet respiratore. Dhe sot, efektet pozitive të vajit të eukaliptit dhe përdorimi i tij, janë të shumta; vaji përdoret në vajra shërues, parfume, produkte pastrues etj. (3)

Eukaliptol, ose 1,8-cineole, e cila ka 70-90% përmbajtje të vajit të eukaliptit, është antioksidant, anti-inflamator dhe lehtësues i dhimbjeve. Eukalipti njihet gjithashtu për aftësinë që ka për të luftuar bakteret, viruset dhe infeksionet mykotike, si dhe të pastrojë traktin respirator. Për këto arsye vaji i eukaliptit është padyshim një nga vajrat më të mirë i cili duhet të jetë padyshim i pranishëm në raftin tuaj mjekësor.

Mos harroni se metoda më e mirë për të marrë komponentët më të mirë të vajit esencial është me anë të frymëmarrjes. Distilimi dhe përdorimi i metodave të tjëra në të nxehtë ose kimikate të paqëndrueshme nuk do të jepnin të njëjtin efekt.

10 Efektet positive të Vajit të Eukaliptit

  1. Përmirëson problemet respiratore

Nga të gjithë vajrat esencialë, vaji i eukaliptit besohet se është një nga më efektivët kundrejt problemeve respiratore, duke përfshirë sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD), asmën, sinuset, ftohjen, kollën dhe gripin. (4)

Për përdorim të brendshëm, vajin esencial mund ta merrni në trajtë kapsulash, ose thjesht si vaj me pika. Është e rëndësishme që të jetë i shkruar për përdorim të brendshëm, dhe i çertifikuar Organik (Bio).

Vaji i eukaliptit përmirëson disa probleme respiratore sepse ndihmon në stimulimin e sistemit imun, siguron mbrojte antioksidante dhe përmirëson sistemin respirator. Eukalipti ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes kur keni vështirësi ose jeni të bllokuar, duke aktivizuar receptorët e hundës, duke u sjellë dhe si një shërues natyral për dhimbjet e fytit. (56). Për më tepër, eukalipti ndihmon dhe me gjumin kur ndiheni të bllokuar dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Shkencëtarët tregojnë se përbërësi aktiv cineol tek Eucalyptus globulus, ndihmon në reduktimin e efektit inflamator në bronket kronike dhe pengon në (7)

Një studim i publikuar në Evidence-Based Complementary and Alternative Medicine vlerësoi trajtimin e infeksioneve të traktit të sipërm respirator duke përdorur bimët aromatike. Provat u realizuan në 6 klinika në Izrael dhe pjesëmarrësit u trajtuan me përzierje vajrash esencialë si eukaliptuspeppermint (mente), rigoni, rozmarina. Përzierja e vajrave esencialë u aplikua në trajtë spray 5 herë në ditë për 3 ditë.

Shkencëtarët zbuluan se 20 minuta pasi ishte aplikuar spray, u raportua një përmirësim shumë i mirë i simptomave si dhimbje fyti, ngjirje të zërit dhe kollës. (8)

  1. Lehtëson Kollën

Vaji i eukaliptit është një nga vajrat me efektivë për kollën sepse funksionon si një ekspektorant (nxjerrës i sekrecioneve), pastrues i trupit nga mikoorganizmat dhe toksinat që nxisin kollën dhe ndjenjën e lodhjes. (9) Eukalipti ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes kur keni vështirësi, i keni hundët e bllokuara.

Një provë e realizuar në 2014 investigoi efikasitetin e cineolit, një nga komponentët e vajit esencial të eukaliptit, në pacient me bronkit akut. Pacientëve të cilët u trajtuan me 200 miligram cineol 3 herë në ditë për 10 ditë, patën përmirësime sinjifikative në simptomat e bronkitit. Pacientët patën gjithashtu më pak kollë pas 4 ditë trajtimi. (10)

  1. Përmirëson Alergjitë sezonale

Komponentët e vajit të eukaliptit, si eukalipti dhe citronelati, kanë efekte anti-inflamatore dhe imuno rregulluese, kjo është dhe arsyeja pse ky vaj përdoret për të lehtësuar simptomat e alergjisë sezonale.

Një studim i publikuar në BMC Immunology zbuloi se vaji i eukaliptit jo vetëm që ka veti atiseptike, antimikrobiale dhe anti-inflamatore, por ka dhe efekt imuno-rregullator. Kjo ndihmon në reagimin e sistemit imunitar kur trupi kontakton më një alergjen. (11)

  1. Lufton infeksionet

Shumë studime kanë treguar se vaji i eukaliptit dhe komponenti i tij kryesor, eukaliptoli, kanë efekte antimikrobiale kundër bakterieve, viruseve dhe kërpudhave. (12)

Eukalipti mund të përdoret si aromatik ose përdorim të jashtëm për të luftuar mikroorganizmat që ju sëmurin duke nxitur sistemin imunitar. Një studim laboratorik publikuar në Asian Pacific Journal of Tropical Biomedicine zbuloi se vaji i eukaliptit shfaq efekte frenues kundër Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus (që mund të shkakotojë infeksione stafilokoksike). (13)

Një tjetër studim tregoi se vaji i eukaliptit ka efekte antivirale kundër virusit herpes simpleks, që mund të cojnë në infeksione si herpesi genital. (14)

Vaji esencial i eukaliptit mund të përdoret si agjent anti-mykotik kundër infeksione si kandida dhe infeksioni mykotik i thonjve . (15)

  1. Redukton dhimbjen dhe inflamacionin

Një nga aftësitë e vajit të eukaliptit është dhe reduktimi i dhimbjes dhe inflamacionit. Kur përdoret në mënyrë lokale, eukalipti mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve dhe enjtjen muskulare.

Një provë kllinike e publikuar në Evidence-Based Complementary and Alternative Medicine investigoi efektin përgjigjen inflamatore dhe dhimbjen në kirurgjinë e zëvendësimin e gjurit. Patientët morën nëpërmjet frymëmarrjes vaj eukalipti ose vaj bajame për 30 minuta gjatë reabilitimit për 3 ditë. Më pas u raportuan vlerat e dhimbjes, presionit të gjakut dhe rrahjet e zemrës. Shkencëtarët zbuluan se pikët e dhimbjes në të treja ditët, presioni sistolik dhe diastolik i gjakut në ditën e dytë ishin shumë të ulta te këta pacient. Kjo sygjeroi se inhalimi i vajit të eukaliptit të përdoret si “një metodë për lehtësimin e dhimbjeve.” (16)

  1. Lehtëson dhimbjen e kokës

Vaji esencial i eukaliptit është një nga vajrat esencialë për dhimbjen e kokës  sepse lehtëson presionin në sinuse që mund të shkaktojë dhimbje dhe tension. Ka dhe veti gjallëruese që nxit qartësinë mendore dhe sjell një relaksim të muskujve facialë, dhe ndihmon kur jeni duke vuajtur nga dhimbja e kokës, e shkaktuar nga stresi dhe lodhja. Këto rezultate janë më të mira kur vaji i eukaliptit kombinohet me vajin peppermint (mente) dhe një vaj mbajtës. (17)

Një studim në 2011 vërtetoi efektet anti-inflamatore dhe analgjezike të vajit të eukaliptit. Ndalon formimin e mukusit në rrugët e frymëmarrjes dhe e përmirëson atë tek personat me problematika respiratore, si dhe redukton dhimbjen e kokës shkaktuar nga presioni i sinuseve.

  1. Përdoret si mjekues i plagëve

Është vaji i eukaliptit i mirë për lëkurën? Për shkak të vetive antimikrobiale dhe antiseptike, eukalipti punon si një mjet shumë i mirë kundër irritimit të lëkurës, plagëve, të prerave, djegies, ulçerës dhe pickimit nga insektet.

Sipas një studimi në vitin 2017, u vlerësua përdorimi i vajit esencial si një alternativë mjekësore efikase për probleme dermatologjike; ka efekte kundër flluskave, të prerave, plagëve nga të ftohtit, pickimit nga insektet, herpesit, ulçerave, abceseve, dhe dermatitit bakterial. Ka veti antibakteriale, antivirale dhe antimykotike, duke e bërë atë një armë të fuqishme kundër problemeve të lëkurës. Ja pse vaji i eukaliptit përdoret gjerësisht si një vaj shërues. (18)

  1. Përmirëson dhimbjen e veshit

Vaji i eukaliptit punon si një ekspektorant, i cili ndihmon në pastrimin e traktit respirator dhe ka veti antimikrobiale të cilat ndihmojnë në pastrimin nga infeksionet që mund të çojnë sekrecionet në kanalin e veshit; mund të përdoret për të përmirësuar  simptomat e veshit të infektuar  dhe dhimbjen.

Përdorni vajin e eukaliptit për të lehtësuar dhimbjen e veshit, e shkaktuar nga i ftohti ose kolla, ngarkesën nazale, infeksionin bakterial, alergjitë sezonale dhe gjendje të tjera që mund të shkaktojnë infeksion të veshëve.

  1. Nxit qartësinë mendore

Vaji i eukaliptit ka veti gjallëruese, zbutëse dhe pastruese, mund të përdoren si nxitës i energjisë dhe qartësisë mentale. Mund të ndihmojë dhe në pastrimin e rrugëve të ajrit, duke lejuar që më shumë ajër të kaloj nëpër mushkri dhe lehtësojë mjegullinë mendore.

U realizua një studim me 32 pjesëmarrës  të shëndetshëm, duke kombinuar vajin e eukaliptit, vajin e mentes dhe etanolin në ballë dhe tëmtha. U pa se pjesëmarrësit patën një rritje të performancës konjuktive. Kjo përzjerie vajrash ka gjithashtu efekte relaksuese muskulare dhe mendore.

  1. Largues i minjve

E dini se vaji i eukaliptit mund tiu ndihmojë të shpëtoni në mënyrë natyrale nga minjtë  ? Mund të duket çudi, por një studim i publikuar në vitin 2014 në The Scientific World Journal sygjeroi se eukalipti mund të përdoret si mbrojtës kundër minjve.

Në zonat që u trajtuan me vaj eukalipti, minjtë nuk afroheshin dhe nuk konsumonin ushqimin që gjendej aty. (19)

 

15 përdorimet e vajit të Eukaliptit

  1. Dizinfekton shtëpinë tuaj: Shtoni 20 pika vaj esencial eukaliptë në një shishe me ujë dhe pastroni sipërfaqet e shtëpisë.
  2. Stoponi shtimin e mykut: Shtoni 5 pika vaj eukalipti në fshesën me korent ose pastruesin e sipërfaqeve për të ndaluar zhvillimin e mykut.
  3. Largon minjtë: Shtoni 20 pika vaj eukalipti në një shishe të mbushur me ujë dhe spërkatni zonat e preferuara nga minjtë. Nëse keni mace, duhet të keni kujdes pasi vaji i eukaliptit i acaron ato.
  4. Përmirëson alergjitë sezonale: Përhapni 5 pika vaj esencial eukalipti në shtëpi ose punë, ose aplikoni 2-3 pika në mënyrë lokale në gjoks ose tëmtha.
  5. Çliron kollën: Bëni një Vapor Rub në kushte shtëpie duke kombinuar vajin e eukaliptit me vajin e mentes, ose aplikoni 2-3 pika vaj esencial eukalipti në gjoks ose në qafë.
  6. Pastron sinuset: Hidhni 1-2 pika vaj eukalipti në një enë më ujë të nxehtë. Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe qëndroni mbi avuj për 5-10 minuta.
  7. Lehtëson dhimbjen e fytit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në gjoks ose fyt, ose shpërndani në ajër 5 pika vaj.
  8. Lehtëson dhimbjen e veshit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukualipti në gjoks dhe qafë, ose masazhoni me kujdes në zonën e jashtme të kanalit të veshit. Mos harroni ta holloni vajin e eukaliptit kur e përdorin lokalisht tek fëmijët!
  9. Nxit sistemin imunitar: Krijoni kombinimin tuaj të vajrave me eukalipt, karafil, limon, kanellë dhe rosmarinë dhe shpërndani disa pika në ambjentin ku rrini.
  10. Lehtëson irritimet e lëkurës: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e prekur 2-3 herë në ditë derisa të përmirësohet.
  11. Zhduk pickimet e insekteve: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e pickuar 3 herë në ditë derisa të zhduket.
  12. Nxit rritjen e energjisë: Aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
  13. Lehtëson dhimbjen e kokës: Shpërndani 5 pika vaj eukalipti në shtëpi ose punë, thithni aromën direkt nga shishja ose aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
  14. Lehtëson dhimbjet muskulare: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në zonën ku ndjeni dhimbjen. Për të mbuluar një zonë të madhe, përzieni eukaliptin me një lugë çaji vaj mbajtës, si psh. Vaj kokosi ose vaj bajame.
  15. Lufton erën e keqe të gojës dhe kavitetet: Përdoreni vajin e eukaliptit si një larës goje natyral duke shtuar 1-2 pika në ujë (me gargarë). 

Shqetësime

Njerëzit me lëkurë sensitive duhet ta përziejnë vajin e eukaliptit me një vaj mbajtës(si vaji i kokosit) përpara përdorimit. Si dhe hollojeni  nëse do ta aplikoni lokalisht tek fëmijët, evitoni fytyrën pasi mund të irritohet.

Nëse jeni duke e përdorur vajin e eukaliptit tek fëmijët, përhapeni në shtëpi ose hollojeni me vaj mbajtës përpara aplikimit lokal. (20)

 

Përfundimi

Cilat janë efektet pozitive të vajit të eukaliptit ? Efektet positive të vajit të eukaliptit përfshijnë:

  • Përmirëson problemet respiratore
  • Lehtëson kollën
  • Lehtëson alergjitë sezonale
  • Lufton infeksionin
  • Redukton dhimbjen dhe inflamacionin
  • Lehtëson dhimbjen e kokës
  • Shëron plagët
  • Lehtëson dhimbjet e veshëve
  • Nxit qartësinë mendore
  • Largon minjtë

Vaji i eukaliptit nëse përdoret së brendshmi, duhet të jetë i çertifikuar i tillë. Përdoret si aromatik ose për përdorim lokal, dhe duhet të hollohet me një vaj mbajtës para aplikimit tek fëmijët.