Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.
Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.
Vaji i arrës së kokosit nuk ka asnjë efekt anësor.
PËR RËNIEN NË PESHË:
Vaji i arrës së kokosit është dobiprurës dhe konsumimi i tij është një nga metodat e efektshme për të rënë në peshë. E veçanta e vajit të arrës së kokosit është se ka shume pak kalori, është lehtësisht i tretshëm nga organizmi dhe nuk depozitohet në trup në formën e indeve dhjamore.
Vaji i arrës së kokosit ka veprim të trefishtë në organizmin e njeriut për sa i përket rënies në peshë: së pari, ai përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura, të cilat rrisin shkallën e metabolizmit të organizmit nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit endokrin, duke lehtësuar mjaft punën e pankreasit. Në këtë mënyrë, organizmi ynë humbet më shumë kalori gjatë aktivitetit të tij, duke bërë që të shkrihen yndyrat.
Së dyti, vaji i arrës së kokosit përmirëson mjaft tretjen, nëpërmjet përvetësimit më të mirë nga organizmi i vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Yndyrnat e pangopura të këtij vaji kanë cilësi anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe çrregullime të tjera në traktin tretës.
Së treti, ai redukton oreksin duke bërë që personat, të cilën e konsumojnë këtë përpara ushqimit, të hanë më pak.
Përdorimi:
Për reduktimin e peshës, rekomandohet konsumimi i 1 luge gjelle gjysmë ore përpara ushqimit.
PËR LËKURËN DHE FLOKËT:
Vaji i arrës së kokosit përdoret si përbërës bazë në industrinë e kozmetikës për shumë produkte si sapunë, locione dhe kremra që përdoren për kujdesin ndaj lëkurës. Gjithashtu vaji i kokosit ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes për shkak të vetive të tij të njohura antioksiduese.
Vlerat Terapeutike:
Vaji i arrës së kokosit ka shumë mënyra për t’u përdorur. Karakteristika e tij unike është se ka një pikë shkrirje të lartë: ai shkrin në temperaturën 25 gradë C. Kjo do të thotë që është në trajtë të ngurtë në temperaturë dhome. Për ta shkrirë atë zhysni ambalazhin e vajit të arrës së kokosit në një enë me ujë të ngrohtë dhe ai do të shkrijë pas pak çastesh.
Kujdes! Nuk duhet të vendoset në mikrovalë apo sobë, sepse do të ndikonte tek vetitë e tij kuruese.
Vajin e arrë së kokosit mund ta përdorni për flokë në një nga këto tri mënyra. Së pari, për përkujdesje të thellë të flokëve aplikoni 3 deri 4 lugë vaj arre kokosi para gjumit. Hidhni në pëllëmbët e duarve pak vaj arre kokosi dhe bëjini masazh lëkurës së kokës.
Së dyti, flokët i mbështillni me kapelë të dushit dhe mëngjesin tjetër i lani si zakonisht.
Së treti, nëse kjo gjë ju duket e komplikuar, aplikoni vajin në të njëjtën mënyrë, por lëreni të paktën 1 orë dhe nëse keni mundësi, 2 deri 3 orë. Pastaj lani flokët me shampo, si zakonisht.
PËRDORIME TË TJERA:
Sa duhet konsumuar në bazë të peshës trupore që kemi:
79 kg e më tepër – 4 lugë gjelle në ditë.
68 kg – 3 lugë e ½ gjelle.
57 kg – 3 lugë gjelle.
45 kg – 2 lugë e ½ gjelle.
34 kg – 2 lugë gjelle.
23 kg – 1 lugë e ½ gjelle.
11 kg – 1 lugë gjelle.
100% vaj nga arra e kokosit
Teknologjia e prodhimit të vajit, është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.
Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.