Cmimi

Mënyra e dërgimit & kosto transporti

Tiranë
Shpërndarja në qytetin e Tiranës bëhet nëpërmjet korrierit të Herbal Line Albania. Nëse porosia bëhet brenda orës 16.00, vjen në destinacion brenda ditës. Mbas këtij orari, shpërndahet ditën e nesërme.
Për shpërndarjen në Tiranë nuk ka kosto transporti shtesë për blerje 1000 lekë ose më tepër, ndërsa për blerje nën 1000 lekë, transporti kushton 150 lekë.

Qytetet e tjera të Shqipërisë
Herbal Line Albania i dërgon porositë nëpërmjet Albanian Courier (Western Union) në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Nëse porosisni deri në orën 15.30, porosia ju vjen në adresën tuaj për 1-2 ditë. Kur ajo mbërrin, ju do të njoftoheni me tel ose sms nga Albanian Courier. Klienti mund ta tërheqë porosinë brenda 3 ditësh nga dita e mbërritjes së pakos në destinacion. Pas këtij afati, ajo kthehet mbrapsht.

Pasi merrni porosinë, bëni pagesën.

Tarifat postare janë si më poshtë:
Për pako deri në 3 kg - 230 lekë.
Për çdo kg më tepër, shtohet vlera e transportit me 40 lekë/kg.
Nëse vlera totale e produkteve të porositura është më tepër se 5000 lekë, transporti për klientin është falas.

Kosovë & Maqedoninë e Veriut
Për blerje në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut, porosia ju vjen në adresën tuaj për 3-5 ditë. Kur ajo mbërrin, ju do të njoftoheni me tel ose sms. Klienti mund ta tërheqë porosinë brenda 3 ditësh nga dita e mbërritjes së pakos në destinacion. Pas këtij afati, ajo kthehet mbrapsht.

Pasi merrni porosinë, bëni pagesën.

Tarifat postare për Kosovë & Maqedoninë e Veriut janë si më poshtë:
Për pako deri në 5 kg – 5 euro.
Për çdo kg më tepër, shtohet vlera e transportit me 1 euro/kg.