Vitamina C, sekreti për të pasur gjithmonë një lëkurë rrezatuese
Një serum i ri iu bashkua linjës sonë të Aktivëve të Pastër, me një emër të madh: Vitamina C! Nëse mendoni për këtë vitaminë, a ju vijnë në mend peizazhe me diell, lëng portokalli dhe mirëqenie? Po sikur të ju tregojmë se mund ta përdorim gjithë këtë bukuri rrezatuese në lëkurën tuaj? Kjo është arsyeja pse Vitamina C do të bëhet serumi i përhershëm në rutinën tuaj të bukurisë!
Jemi mësuar të përfitojmë nga vetitë e saj të dobishme përmes lëngjeve të agrumeve por ajo që duhet të dimë është se Vitamina C është gjithashtu një super aleat për lëkurën tonë!
Çfarë është vitamina C?
Acidi askorbik, i njohur gjerësisht si Vitamina C, është një koncentrat i vërtetë i mirëqenies me veti të shumta për lëkurën. Sidoqoftë, vitamina C është një molekulë shumë e paqëndrueshme; për këtë arsye në serumin tonë është stabilizuar me ndihmën e Vitaminës E: në këtë mënyrë, përveç që kemi fituar qëndrueshmëri, ne mund të përfitojmë nga veprimi sinergjik i dy vitaminave dhe një efekt të përmirësuar. Vitamina C është gjithashtu e ndjeshme ndaj dritës ose oksidohet dhe humbet efektivitetin e saj kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Kjo është arsyeja pse ne përdorim ambalazhe të posaçme të pajisura me filtër mbrojtës të veçantë anti-UV.
Vëmendje! Vitamina C nuk është fotosensibël, kështu që mund të përdoret në mënyrë të sigurtë gjatë ditës dhe të përdoret pa problem për kujdesin e lëkurës në mëngjes, si dhe natyrshëm në mbrëmje.
Cilat janë vetitë e vitaminës C?
Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm, e aftë të neutralizojë veprimin e radikalëve të lira dhe të kundërshtojë shenjat e plakjes duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Kjo vitaminë i jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese. Ky aktiv i mrekullueshëm gjithashtu ka një efekt zbutës: zbeh njollat dhe kompaktëson strukturën e lëkurës. Për të gjitha këto arsye është përdorur gjerësisht nga mbretëresha e bukurisë, tradita koreane, dhe nuk mund të mungojë as në tuajën!
Fuqia antioksiduese!
Vitamina C vlerësohet për fuqinë e lartë antioksidante; kjo do të thotë se është në gjendje të përballojë veprimin e dëmshëm të radikalëve të lira dhe të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Por çfarë janë radikalet e lira dhe si formohen ato?
Radikali i lirë është një molekulë shumë e paqëndrueshme për shkak të mungesës së një elektroni në orbitën e saj të jashtme. Për të kompensuar këtë paqëndrueshmëri, ajo përpiqet të “vjedhë” një elektron nga molekulat e tjera afër, duke krijuar kështu një reaksion zinxhir, e duke dëmtuar gjithnjë e më shumë qeliza. Sidoqoftë, një molekulë antioksidante mund t’i vijë në ndihmë duke i dhënë elektronin e munguar dhe bllokuar procesin zinxhir.
Nga se shkaktohen radikalet e lira?
Radikalet e lira krijohen natyrshëm në trupin tonë, por ka faktorë që mund të përshpejtojnë dhe përkeqësojnë situatën, si:
- Smogu dhe ndotja ambientale
- Konsumi i duhanit dhe alkoolit
- Ekspozimi në diell
- Stresi
Mbrojtja e lëkurës sonë nga veprimi i radikalëve të lirë është shumë e rëndësishme për ngadalësimin e plakjes së lëkurës, vonimin e shfaqjes së rrudhave të reja dhe zvogëlimin e atyre që janë krijuar tashmë.
Kombinimi i vitaminës C dhe E, si në këtë serum, rrit në mënyrë eksponenciale fuqinë antioksiduese të të dyjave. Në fakt, secila molekulë e vitaminës E është në gjendje të ndërpresë vetëm një cikël oksidimi, por falë kontributit të vitaminës C është në gjendje të bëhet aktive përsëri në luftën kundër radikalëve të lirë!
Një lëkurë e tendosur dhe rrezatuese do t’ju bëjë të filloni çdo ditë të re në mënyrën më të mirë të mundshme!
Fuqia zbardhuese
Vitamina C është mjaft efektive për të zbehur njollat e lëkurës, si njollat e diellit apo shtatzanisë. Në fakt, ky serum aktiv i pastër është në gjendje të pengojë prodhimin e tepërt të melaninës, e cila shkakton njolla të errëta në lëkurë. Pengon hiperpigmentimin dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së tij duke e bërë lëkurën me shkëlqim dhe me ngjyrë të njëtrajtshme! Serumi i vitaminës C është ideal për të zbehur njollat, qofshin dhe ato shumë të errëta , siç mund ta shohim në imazhin më poshtë, i cili tregon efektet e aplikimit të Vitaminës C pas 4, 8 dhe 12 javësh.
Fuqia anti-rrudhë
Vitamina C është një molekulë thelbësore për sintezën e kolagjenit, një proteinë që është baza e mirëqenies jo vetëm e lëkurës sonë, por e të gjitha indeve lidhëse të trupit tonë. Ky aktiv stimulon sintezën dhe e mban aktive me zbutjen pasuese të shenjave të plakjes. Serumi Vitaminë C ka një veprim 360-gradë anti-rrudhë duke vepruar në të ashtuquajturën chronoaging (plakja e lëkurës nga faktorët gjenetikë dhe si pasojë e moshës, por edhe në photoaging e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, në sajë të fuqisë së tij antioksiduese, për të cilën folëm më lart.
Vitamina C është ideale për ta bërë lëkurën rrezatuese gjatë gjithë vitit, dhe vjen në ndihmë edhe gjatë periudhave më të vështira siç janë ndryshimet sezonale, kur ne e shohim fytyrën tonë pak të zbehtë dhe të lodhur, ose para muajve të verës për të përgatitur lëkurën për ekspozimin në diell.
Si ta përfshini atë në rutinën e bukurisë?
Vitamina C aktive mund të vendoset e pastër në fytyrë si serum, pas aplikimit të tonikut dhe para kremit, ose si përforcues për të rritur efektin ndriçues të kremit tonë të preferuar. Në traditën koreane të bukurisë, Vitamina C përdoret gjerësisht si serum dhe përfaqëson një nga sekretet e përsosmërisë për arritjen e lëkurës së lakmuar si prej porcelani!
Çfarë kombinimesh të bëjmë me Serumin Vitaminë C?
- Për të rritur efektin kundër njollave: nëse duam të luftojmë njollat e lëkurës mund të kombinojmë Vitaminën C me Serumin Aktiv të EkoFermentuar. Thjesht hidhni në pëllëmbën e dorës 2 pika nga secili serum, dhe aplikojini në lëkurë deri sa të përthithet plotësisht. Më pas mund të aplikoni kremin Bio Sun Spot Reduction (kliko këtu) për zbardhjen e njollave të diellit dhe shtatzanisë, i cili ka dhe mbrojtje maksimale ndaj diellit me faktor spf50.
- Për të rritur efektin ndriçues / antioksidant: pse të mos kombinoni vitaminën C dhe E? Përzierja e këtyre dy vitaminave është gjithmonë një ide e mirë për të marrë një veprim më të madh mbrojtës nga dëmtimi oksidativ dhe për të rritur efektet e të dyjave. Hidhni në pëllëmbën e dorës 3-4 pika nga Serumi Vitaminë C dhe një pikë Vitaminë E (kliko këtu), dhe aplikojini në lëkurë deri sa të përthithet plotësisht. Më tej, për të parandaluar apo trajtuar rrudhat, aplikoni kremin anti rrudhë Pro Day me spf30 (kliko këtu) ose kremin anti rrudhë me Vitaminë E & F (kliko këtu). Theksojmë se kremrat antirrudhë mund të filloni ti përdorni që në moshën 23-24 vjeç për të ushqyer lëkurën dhe parandaluar rrudhat e para.
- Për të rritur efektin ndriçues / mbrojtës: veçanërisht gjatë stinës së verës, por mos harroni se mbrojtja e lëkurës sonë nga dëmtimi i diellit është e rëndësishme gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye është mirë dhe e drejtë të zgjidhni të përdorni Vitaminën C tonë të pastër duke e kombinuar me një krem me një filtër SPF, si psh Pro Day me spf30 (kliko këtu).
- Për të rritur efektin ndriçues / anti-rrudhë: nëse duam të forcojmë fuqinë anti-plakje të këtij aktivi dhe të kemi një lëkurë rrezatuese, të relaksuar dhe të freskët, mund të kombinojmë Vitaminën C me një tjetër aktiv me fuqi mahnitëse: Serumin Acid Hialuronik (kliko këtu).
- Për të rritur efektin ndriçues / anti-rrudhë: në moshat mbi 40-45 vjeç, ose nëse rrudhat janë shtuar shumë, për një veprim të fuqishëm dhe të menjëhershëm anti rrudhë, lifting dhe mbushës, mund të kombinojmë Vitaminën C me Serumet Aktive të pastra: Serumin Acid Hialuronik (kliko këtu), Fitoretinol (kliko këtu), Kolagjen bimor (kliko këtu) dhe Serumin Aktiv te Eko-Fermentuar (kliko këtu). Hidhni në pëllëmbën e dorës nga një pikë nga secili, dhe aplikojeni duke e masazhuar në fytyrë dhe gushë deri sa të përthithet plotësisht.
- Për të rritur efektin ndriçues / hidratues: nëse doni të shkëlqeni, por lëkura juaj gjithashtu kërkon hidratim, ju rekomandojme të aplikoni kremin hidratues me Jojoba dhe Mëllagë (kliko këtu).
Së fundmi, një kuriozitet!
Një kuriozitet mbi Vitaminën C! Emri shkencor i Vitaminës C është acid askorbik, i cili rrjedh nga një sëmundje e lashtë e quajtur skorbut. Kjo sëmundje shkaktohej pikërisht nga një mungesë e madhe e kësaj vitamine dhe në të kaluarën ajo shfaqej kryesisht te marinarët gjatë udhëtimeve të gjata detare, në të cilat ata nuk kishin mundësi të ushqeheshin siç duhet. Sëmundja kishte pasoja serioze si anemia, rënia e mishrave të dhëmbëve, kruarje dhe plagë në lëkurë, gjakderdhje dhe nervozizën pa ndonjë arsye të dukshme.
LEXONI DHE: Aktivët funksionalë për rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.