Aktivët funksionalë për rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes
Janë katër prej tyre dhe ata erdhën për të na befasuar dhe mahnitur! Ato mund të përdoren direkt në fytyrë si serum ose të shtohen në kremrat e fytyrës për të rritur efektin e tyre. Secili ka karakteristikat e veta por fuqia anti-rrudhë është e pranishme në të gjithë. Le të shkojmë t’i zbulojmë së bashku!
Kufiri natyror i anti-plakjes tani ka aleatë të rinj dhe të fuqishëm! Katër produkte të pastër me një efikasitet të habitshëm, secili me një veprim specifik dhe të synuar, i cili ju lejon të zgjidhni atë që i përshtatet më së miri lëkurës suaj.
Ato shfaqen si serume me një strukturë të lëngshme, shumë të lehtë dhe që përshtaten në mënyrë të përkryer për çdo lloj lëkure, nga më e reja dhe më e papastra tek më e plakura apo e thata. Këto janë:
- Fitoretinoli: alternativa natyrore e retinolit me veprim Anti-rrudhë, Rigjeneruese dhe Lifting, një ekuivalent i vitaminës A me një tolerancë maksimale ndaj lëkurës, që simulon veprimet e retinolit.
- Aktivi i eko-fermentuar: Një serum aktiv i bazuar në përbërës natyral të fermentuar, frymëzuar nga tradita koreane, me veprim të fuqishëm anti-rrudhë, kundër njollave të lëkurës dhe zbutës i saj,
- Kolagjeni bimor: alternativë bimore e kolagjenit shtazor, me veprim anti-rrudhë, mbushës dhe efekt lifting të menjëhershëm
- Acidi jaluronik: acidi i mirënjohur jaluronik është trajtim i shkëlqyer kundër rrudhave për shkak të masave të ndryshmë molekulare që e bën të depërtojë në të gjitha shtresat e lëkurës.
Le t’i njohim më mirë në detaje dhe të shohim së bashku se si dhe kur t’i përdorim për të rritur rutinën tonë kundër rrudhave, për të ndriçuar lëkurën tonë, për të zbutur rrudhat e mimikës, për të zvogëluar njollët dhe papërsosmëritë e lëkurës.
Karakteristikat e lëkurës së plakur
Të gjithë kemi dëshirë të vazhdojmë të dukemi bukur dhe të freskët edhe kur vitet kalojnë! Për fat të keq, jeta e përditshme vë një provë lëkurën tonë, dhe plakja e lëkurës është një proces krejtësisht i natyrshëm, të cilin gjithsesi mund ta luftojmë dhe ta ngadalësojmë. Në fakt, ne mund të bëjmë shumë për të shëruar lëkurën tonë, për t’i dhënë asaj të gjithë ushqimin që i nevojitet.
Procesi natyror i plakjes fillon nga 25 deri në 30 vjeç, kur shohim se shfaqen shenjat e para të vogla të mimikës, veçanërisht në zonat më të ndjeshme, siç janë balli, dhe zona rreth syve.
Më pas, këto shenja bëhen më të thella dhe më të shumta, derisa të formojnë rrudha të vërteta me kalimin e viteve, të cilat gjithashtu prekin dhe zonën rreth gojës e cila është më e prirur të humbasë elasticitetin.
Lëkura e plakur karakterizohet zakonisht nga:
- Lëkurë e thatë
- Lëkurë e hollë
- Mungesa e shkëlqimit
- Mungesa e qëndrueshmërisë
- Rrudhat e thella
- Ngjyrë e zbehtë ose e verdhë
- Pore të zgjeruara
- Hiperpigmentimi dhe njollat e moshës
Shkaqet e plakjes së lëkurës janë natyrore, të lidhura me procesin normale të plakjes qelizore, si dhe të mjedisit, të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.
Shkaqet natyrore të plakjes së lëkurës
- Sintezë më e vogël e kolagjenit: trashësia e lëkurës është kryesisht për shkak të pranisë së kolagjenit. Në një lëkurë të re sinteza dhe degradimi i kolagjenit janë të ekuilibruar në mënyrë të përsosur, ndërsa në një lëkurë në moshtë më të madhe ndërpritet metabolizmi normal i kolagjenit, që reflektohet në një ulje të trashësisë së lëkurës dhe humbje të qëndrueshmërisë së saj.
- Sintezë më e vogël e elastinës: elastina është një proteinë që gjendet në të gjitha fijet elastike si tendinat, arteriet dhe madje edhe në lëkurë. Ndërsa vitet kalojnë, ne prodhojmë gjithnjë e më pak elastinë; kjo është arsyeja pse lëkura humbet elasticitetin e saj dhe vijat e shprehjes fillojnë të shfaqen në fillim, dhe më pas rrudhat, për shkak të pamundësisë së lëkurës të relaksohet përsëri pas një ndryshimi.
- Ndryshimet në prodhimin e melaninës: mekanizmat e prodhimit të melaninës gjithashtu fillojnë të ndryshojnë me moshën; kjo është arsyeja pse shpesh vërejmë se melanina prodhohet në mënyrë të parregullt duke formuar njolla më të errëta të hiperpigmentimit, më të shpeshta në duar, fytyrë dhe dekolte.
Shkaqet mjedisore të plakjes së lëkurës:
- Stresi, i cili çon në prodhimin e radikaleve të lira, specie reaktive dhe të paqëndrueshme që lidhen me përbërësit e lëkurës sonë (lipidet, fosfolipidet, kolagjenin dhe acidin jaluronik), duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar plakje të parakohshme.
- Ndotja. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut dhe ndotësve ambientalë sulmon lëkurën tonë, duke kufizuar frymëmarrjen dhe hidratimin e saj.
- Ekspozimi ndaj rrezeve UV, të cilat gjithashtu shkaktojnë çlirimin e radikaleve të lira, duke arritur të dëmtojnë dhe shtresat më të thella të lëkurës sonë.
- Ushqimet e papërshtatshme
- Konsumi i duhanit dhe alkoolit
Ne mund të veprojmë për ti shmangur si shkaqet natyrore ashtu edhe ato mjedisore, duke shmangur kështu përshpejtimin e procesit normal të plakjes dhe si dhe të përdorim substanca të dobishme për rigjenerimin e epidermës, të cilat stimulojnë sintezën e qelizave të reja.
Në përgjithësi, siç e kemi parë, lëkura plaket, humbet shkëlqimin dhe elasticitetin e saj për një sërë shkaqesh. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të mbështetemi në një produkt të vetëm, i cili, megjithëse i plotë, nuk do të jetë kurrë në gjendje t’i përgjigjet kaq shumë aspekteve. Për një veprim efektiv, duhen marrë masa në disa fronte. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi sukses në qëllimin tonë për të ruajtur një lëkurë të ndritshme dhe të relaksuar me kalimin e viteve.
Përbërësit Aktivë të pastër: le t’i shohim me më shumë detaje
Kjo është saktësisht se si funksionojnë përbërësit e pastër aktivë: veprim i koordinuar në disa fronte që kurrë nuk do të bien ndesh me trajtimet e tjera por që do të plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Në fakt janë produkte 100% bimore të pastra, shumë funksionale dhe të fuqishme, por jashtëzakonisht tolerantë dhe të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, nga ato të mikse, me të yndyrshme, pa jetë, te ato të thata ose shumë të thata deri te ato të ndjeshme dhe alergjike, si dhe janë të përshtatshme për të gjitha moshat.
Në këto produkte, çdo problem ose veçori do të gjejë referencën e tij aktive, por asgjë nuk na pengon t’i përdorim ato së bashku për të maksimizuar veprimin e tyre.
Për shembull:
Jeni 20 vjeç dhe përballeni me njolla në fytyrë, por doni gjithashtu të parandaloni rrudhat? Referenca juaj aktive do të jetë Serumi Aktiv i Eko-Fermentuar, por mund ta përmirësoni veprimin e tij me Acid Jaluronik.
Jeni 30 vjeç dhe doni të zvogëloni rrudhat e mimikës? Ju mund të përdorni Fitoretinol për një veprim afatgjatë, të kombinuar me Kolagjenin Bimor për një efekt tendosës të menjëhershëm.
Jeni 40 vjeç dhe do të donit të “fshini” rrudhat me gomë? Referenca juaj aktive sigurisht që mund të jetë Acidi Jaluronik, por ju mund ta kompletoni rutinën tuaj duke përdorur bashkë me Serumin Aktiv të Eko-Fermentuar dhe Fitoretinolin (Vitamina A).
Nëse jeni 50 ose 60 vjeç dhe rrudhat tuaja janë të thella dhe të theksuara, një veprim i kombinuar i të 4 përbërësve aktivë mund të jetë me të vërtetë veprimi më efektiv që po kërkoni.
Aktivë të pastër: kush janë dhe çfarë bëjnë?
Ata janë katër, me veprim të fuqishëm dhe të lehtë për t’u përdorur. Këtu janë karakteristikat kryesore të tyre në detaje:
Veprim anti rrudhë dhe rigjenerues + Efekt tërheqës (lifting)
Retinoli është një provitaminë A që lufton plakjen e lëkurës. Problemi? Ka origjinë kimike, është fotosensibilizuese dhe irriton lëkurën!
Fitoretinoli është alternativa natyrore kundrejt retinolit, një ekuivalent i vitaminës A me një tolerancë maksimale ndaj lëkurës, që simulon veprimet e retinolit, në veçanti nxit sintezën e kolagjenit dhe rinovimin e qelizave të lëkurës.
Rekomandohet për të gjithë personat që kanë nevojë për një trajtim afatgjatë kundër plakjes.
Veprim antirrudhë, kundër njollave dhe lëmues
Një produkt inovativ i frymëzuar nga tradita Koreane, bazuar në përbërës natyralë që i nënshtrohen një procesi fermentimi, i cili i bën ata më të fuqishëm dhe më performues në lëkurë.
Aktivizuesi i Eko-Fermentuar është një aktiv i pastër me bazë Fitokomplekse Detare, një ekstrakt i marrë nga fermentimi i mikroalgave detare, i cili kryen një veprim antirrudhë dhe tërheq lëkurën.
Për më tepër, stimulon sintezën e kolagjenit, elastinës dhe acidit jaluronik, të cilët janë përbërësit kryesorë për shëndetin e lëkurës.
Rekomandohet për të gjithë personat që kanë nevojë për një produkt të plotë për të lëmuar sipërfaqen e lëkurës, për të njëtrajtësuar ngjyrën e fytyrës dhe për të luftuar rrudhat.
Veprim antirrudhë dhe mbushës + Efekt tërheqës (lifting)
Siç kemi parë dhe më sipër, kolagjeni është një proteinë që formon strukturën e lëkurës dhe i jep asaj mbështetje. Përdoret në produktet kozmetike antirrudhë për ti dhënë elasticitet lëkurës, dhe për të nxitur shkëmbimin në qelizë.
Problemi? Kolagjeni i përdorur zakonisht është me origjinë shtazore. Kjo nënkupton që molekulat janë shumë të mëdha: prandaj nuk depërtojnë thellë, duke kryer një veprim sipërfaqësor dhe të përkohshëm.
Kolagjeni bimor është alternativë e shkëlqyer ndaj kolagjenit shtazor, i krijuar posaçërisht për përdorim kozmetik dhe për të vepruar në shtresat më të thella të lëkurës. Është në gjendje t’i japë lëkurës hidratim dhe një efekt të fuqishëm të menjëhershëm kundër plakjes (+ 18% qëndrueshmëri e lëkurës), por nëse zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet do të jenë të dukshme dhe të qëndrueshme edhe në plan afatgjatë.
Rekomandohet për të gjithë personat që duan një elasticitet më të madh të lëkurës, por, falë efektit të menjëhershëm tërheqës (lifting), edhe për ata që duan duken të shndritshëm menjëherë në një eveniment të veçantë.
Veprim antirrudhë, hidratues dhe lifting
Acidi jaluronik nuk ka nevojë për prezantim: është produkti par-ekselence kundër rrudhave!
Fuqia e këtij lloji që ju prezantojmë është masa e shumëfishtë molekulare e cila i lejon të ketë efekte të jashtëzakonshme hidratuese në sipërfaqe (masa e lartë dhe e mesme molekulare), si dhe trajtimi i rrudhave në thellësinë e lëkurës (masa e ulët dhe shumë e ulët molekulare).
Pas përdorimit, lëkura duket më e lëmuar dhe e njëtrajtshme, rrudhat dhe rëniet e vogla zbehen, dhe vërehet një efekt qetësues dhe një ulje të dukshme të thellësisë së rrudhave.
Rekomandohet për të gjithë personat që kërkojnë një produkt që lufton fort rrudhat.
Si dhe kur të përdoren përbërësit aktivë.
Përbërësit e pastër aktivë mund të përdoren në mëngjes dhe në mbrëmje, duke i përfshirë ato në rutinën e përditshme të bukurisë menjëherë pas pastrimit të fytyrës. Ato mund të përdoren të përziera së bashku, duke i alternuar ose kombinuar ato me kremrat ose serumet tuaja të preferuara të fytyrës!
Ju mund ti përdorni:
- Para vendosjes së kremit, ose si një alternativë ndaj kremit; aplikimi i 2 pikave të produktit direkt në fytyrë dhe masazhimi i tyre derisa të thithen plotësisht nga lëkura
- Si përforcues, shtoni 1- 2 pika të produktit në kremin ose serumin tuaj të preferuar të fytyrës. Do ta bëjë strukturën e kremit shumë më të lehtë në prekje dhe të lehtë për tu përthithur, duke rritur efektivitetin e tij!
Comments (1)
[…] LEXONI DHE: Aktivët funksionalë për rutinën tuaj të bukurisë kundër plakjes […]