6 vajrat esencialë më të mirë për shenjat në lëkurë
Disa shenja janë të zbehura ose në vende jo shumë të dukshme dhe ju jeni mësuar tashmë me to. Por, shumë shenja të tjera mund të jenë në zona shumë të dukshme dhe ju do të donit shumë ti zhdukni ato! Lajmi i mirë është se shumë nga vajrat esencialë për shenjat mund t’iu ndihmojnë ti eleminoni ato dhe historinë e tyre.
Cfarë janë shenjat? Janë mbetje mbas një plage, djegie, ulçere ose ndërhyrje kirurgjikale e cila nuk është shëruar plotësisht..
Kush janë vajrat që zbehin shenjat? Po kërkoni vajra esencialë për shenjat pas operacionit ose strijat? Përgjigjen do ta gjeni në vajra si vaji i temjanit dhe vaji i helikrisumit!
6 vajra esencialë për shenjat
Jo cdo prerje, plagë, djegie, hapje operacioni ose puçër kthehet në shenjë. Shumë njerëz krijojnë shenja dhe nga tipi dhe gjenetika e lëkurës së tyre. Vajrat esencialë do ju ndihmojnë në parandalimin e krijimit të shenjave duke nxitur shërimin optimal të saj ose në zbehjen e shenjave duke inkurajuar rigjenerimin e lëkurës në nivel qelizor. Cilët vajra esencialë ndhmojnë në zbehjen e shenjave? Si në rastet e shenjave të vogla, dhe për keloidet, këto vajra do të jenë një zgjedhje e mirë.
Vaji esencial i temjanit (ang. Frankincense, lat. Boswellia…)
Kur keni një plagë, krijimi i shenjave në lëkurë varet nga mënyra sesi ajo do të shërohet. Një plagë e madhe dhe e thellë ka më shumë mundësi të krijojë shenjë. Procesi i shërimit të plagës kalon në disa faza si: koagulimi i gjakut (hemostaza), inflamacioni, rritja e indeve të reja (proliferacioni) dhe rimodelimi i indeve (maturimi).
A është vaji i temjanit i mirë për shenjat? Ky vaj ka aftësi impresionuese të uljes së inflamacionit dhe përmirësimit të shërimit të lëkurës. Ai mund të parandalojë krijimin e shenjave dhe ti zbehë ato. Zgjedhja e vajit të temjanit është një opsion i mbështetur fort edhe nga kërkimet shkencore.
Kur përdoret gjatë procesit të sherimit të plagës, vaji i temjanit përmirëson procesin e riparimit të lëkurës dhe ul mundësinë e formimit të shenjave. Një studim i publikuar në 2017 vuri në dukje aftësinë e uljes së nivelit të IP-10 dhe ICAM-1, 2 bioshënjues pro-inflamator. Alfa-pinene, i gjendur tek vaji i temjanit është gjithashtu e njohur si komponent anti-inflamator.
Nuk është suprizë që vaji i temjanit ka një reputacion mjaft të mire si një nga vajrat më të mirë anti-age.
Vaji i esencial i livandos (ang. Lavender, lat. Lavandula angustifolia/officinalis/hybrida)
Cili është vaji më i mirë për shenjat pas operacionit? Nga të gjithë vajrat esencialë për shenjat, vaji i livandos mund të jetë më ndihmuesi. Pasi është qetësues, redukton edhe stresin pas operacionit. Edhe nëse nuk keni një shenjë operacioni mund ta përdorni livandon. Ky vaj është një reduktues shumë i mirë i stresit dhe relaksues.
Për vajin esencial të livandos janë realizuar shumë studime ku tregojnë aftësinë e tij për të shëruar plagët dhe djegiet. Një studim në kafshë i publikuar në 2016 konkludoi se për 14 ditë u panë mbyllje të plagës më shpejt nga aplikimi i vajit të livandos sesa nga aplikime të tjera lokale. Një tjetër fakt ishte që vaji i livandos nxit sintezën e kolagjenit.
Një tjetër studim i vitit 2016 publikuar në Journal of Tissue Viability tregoi sesi trajtimi i plagëve tek kafshët, me pomadë livandoje solli rezultate sinjifikative në shërimin e plagëve dhe në sintezën e proteinave. Sidoqoftë, studimi konkludoi se pomada me livando dha një suport shumë të madh në shërimin efektiv të plagëve. Kjo e bënnjë alternativë premtuese si agjent terapeutik në riparimin e indeve nga dëmtimi.
Vaji esencial i farës së karrotës (ang. Carrot, lat. Daucus Carota)
Vaji i farës së karrotës nxirret nga bima e karrotës dhe përmban antioksidantë të fuqishëm. Që shërbejnë për një lëkurë të shëndetshme dhe për të luftuar sëmundjet. Marrja e antioksidantëve përmes dietës, si dhe lokalisht do të ndihmojë lëkurën të heqë shenjat e lëkurës.
Hulumtuesit kanë zbuluar se vaji esencial i farës së karotës përmban faktor mbrojtës ndaj diellit SPF 40. Po kërkoni një vaj esencial për shenjat dhe parandaluar krijimin e pikave të zeza? Vaji i farës së karotës do të jetë një zgjedhje shumë e mirë pasi do t’ju ndihmojë edhe në bllokimin e rrezeve UV që çojnë në krijimin e pikave të zeza ose shenjave nga dielli.
Vaji esencial i farës së karotës ka aftësi shumë të mira antibakteriale dhe antifungale të cilat ndihmojnë shërimin e plagës duke shmangur kështu mundësinë e infektimit, që sjellë si pasojë e krijimin e shenjave në lëkurë.
Vaji esencial i pemës së çajit (ang. Tea Tree, lat. Melaleuca Alternifolia)
Vaji i pemës së çajit. Shumë njerëz mendojnë se është efektiv sidomos tek ata që vuajnë nga aknet. Ka shumë karakteristika që e bëjnë atë një nxitës i shëndetit të lëkurës falë aftësive të tij si antibakterial, antiseptik, antifungal dhe antiviral. Shumë njerëz e preferojnë vajin e pemës së cajit për të trajtuar shenjat nga aknet por ai është gjithashtu dhe një trajtues natyral për aknet.
Vaji esencial i helikrisium (ang. Helicrysum, lat. Helichrysum Italicum)
Një artikull shkencor i publikuar në vitin 2017 tregoi sesi dy tipet e zakonshme të shenjave— keloidi dhe hipertrofia— janë rezultat i inflamacionit kronik në dermën retikulare. Në këtë artikull, keloidi specifikohej si një shenjë patologjike shumë e inflamuar. Kurse hipertrofia një shenjë patologjike më pak e inflamuar. Me kaq shumë komponentë inflamatorë në shenjat e lëkurës, vetitë anti-inflamatore të vajit esencial të helikrisium janë çelësi i suksesit për trajtimin natyral të shenjave.
A e keni provuar më parë vajin e helikrisiumit për shenjat? Vaji esencial i helikrisumit njihet për vetitë e tij anti-inflamatore, antimikrobiale dhe anti-alergjike. Kërkimet shkencore kanë vënë në dukje një nga komponentët anti-inflamator të helikrisumit i cili quhet arzanol.
- Vaj esencial patchouli (ang. Patchouli, lat. Pogostemon Cablin)
Vaji esencial i patchoulit dashurohet nga shumë njerëz për aromën e mrekullueshme nxitëse të humorit, por edhe për përmirësimin e shëndetit të lëkurës gjithashtu. Përdoret zakonisht për shenjat dhe një sërë problemesh të lëkurës si aknet, ekzema, lëkura e çarë, e inflamuar dhe irrituar. Njihet si stimuluese e riprodhimit të qelizave të reja. Nxit shërimin e shpejtë të plagëve pa lenë shenja.
VAJ ESENCIAL PATCHOULI Vaji patchouli ka aftësi impresionuese antibakteriale, duke e bërë një alternativë shumë të mirë për lëkurën!
Si ti përdorni vajrat esencialë për shenjat
Aplikimi lokal
Sic mund edhe ta dini aplikimi lokal është më i miri për vajrat esencialë. Sapo vaji hyn në sistem, ai rimodelon veten e vet dhe vepron në një mënyrë miqësore me keqfunksionin ose zonën e prekur.
Aplikoni 2-4 pika vaj nga vajrat e sipërpërmendur dhe kombinojeni më një vaj bazë si vaji i kokosit, gjalpi shea është një tjetër alternativë për kombinim. Aplikojeni masën e krijuar në zonën e dëshiruar 2 herë në ditë derisa të merrni rezultatin e dëshiruar.
Përdorimi i vajit të kokosit dhe gjalpit shea për shenjat, së bashku me vajrat esencialë është një kombinim shumë i mirë për të eleminuar shenjat pa mundim të madh. Aplikimi i vajit të kokosit ose gjalpit shea tek një plagë ose shenjë ndihmon në mbajtjen e zonës të butë, duke parandaluar kështu krijimin e shenjës ose ndalimin e përhapjes së shenjës ekzistuese. Acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidantët e pranishëm si tek vaji i kokosit dhe në gjalpin shea reduktojnë indet keloide dhe riparojnë lëkurën.
Masën e krijuar pasi e keni aplikuar në lëkurë nuk duhet ta lani. (por duhet të keni kujdes pasi mund të bëni pis rrobat). Opsione të tjera vajrash bazë janë, vaji jojoba, vaji i bajames, vaji i ullirit dhe vaji i arganit.
Kush është vaji esencial më i mirë për shenjat në fytyrë? Cfarëdo lloj vaji nga ata të përshkruar më sipër që ju preferoni dhe mendoni se ka aromën më të mirë.
Efektet e mundshme anësore
Përpara përdorimit të një vaji esencial, realizoni një patch test në pulsin e dorës për të parë nëse keni reaksion negativ ndaj këtij vaji ose jo. Ndalojeni menjëherë përdorimin nëse po.
Përpara aplikimit të vajit në shenjat e lëkurës, përzjejeni me nje vaj bazë. Është e rëndësishme të kihet kujdes në aplikimin lokal nëse keni ndonjë inflamacion ose gjendje alergjie në lëkurë si dhe eczema ose rosacea.
Nëse jeni shtatëzanë ose në laktacion, konsultohuni me mjekun tuaja para përdorimit. Nëse jeni duke u trajtuar për një gjendje shëndetësore, gjithashtu duhet të konsultoheni më parë me mjekun tuaj para përdorimit të vajrave esencialë.
Sa më shpejt të përpiqeni të eleminoni shenjat aq më mirë është pasi edhe rezultati do të jetë më i shpejtë. Është shumë më e veshtirë të eleminosh shenja të vjetra krahasuar me ato të reja.
Gjithashtu nuk duhet të prisni për një përmirësim të menjëhershëm pasi nevojiten muaj për të parë një përmirësim të dukshëm. Mundet që shenjat të mos zhduken plotësisht, por mund të bëhen më pak të dukshme nëse vazhdoni me trajtimin natyral të tyre.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.