ÇFARË ËSHTË KORONAVIRUS? SI TË MBROHEMI PREJ TIJ?
Ndërkohë që koronavirus vazhdon të përhapet, shkencëtarët po përpiqen të kontrollojnë këtë virus dhe të gjejnë mënyra të reja për të luftuar infeksionin. Por megjithëse është bërë një problem mbarë botëror, janë një sërë hapash që duhet të ndërmarrë gjithsecili për të parandaluar koronavirusin.
Përveç larjes së duarve, higjenës personale, mbajtjes së një distance nga personat e sëmurë, etj, janë disa kura natyrale që mund të jenë të vlefshme në këtë rast.
Në këtë artikull mund të lexoni më hollësisht rreth koronavirusit; çfarë është ai, si ta parandalojmë dhe çfarë shkencëtarët janë duke bërë për ta luftuar.
Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe virusesh që transmetohen te gjitarët dhe zogjtë. Te njerëzit, këta viruse mund të shkaktojnë disa lloje gjendjesh, që nga infeksionet e lehta respiratore deri në probleme më serioze si sindroma respiratore akute (SARS), ose sindroma respiratore e Lindjes së Mesme (MERS). Koronavirus 2019 (COVID-19) është një tip i ri i koronavirusit që është identifikuar së fundmi te njerëzit.
Koronaviruset mund të transmetohen nga kafshët te njerëzit. Psh. SARS besohet se e ka pasur origjinën nga macet civet, ndërsa MERS është transmetuar te njerëzit nga gamiljet drometar. Si të gjitha infeksionet respiratore, koronaviruset mund të shpërndahen nga personi në person nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore si pështyma, gjaku ose urina. Për momentin, shkencëtarët nuk e kanë zbuluar ende origjinën e COVID-19.
Ende nuk dihet saktësisht sa kontaminues është COVID-19. Megjithatë, deri sa të zbulohet vaksina apo trajtimi përkatës kundër këtij virusi, marrja e masave mbrojtëse bazë mund t’ju ndihmojë të ruheni ju dhe personat që ju rrethojnë.
Statistikat
Tashmë që e dimë çfarë është koronavirusi, le ti hedhim një sy shifrave.
- Deri në 09 Mars 2020, kanë qenë 114.920 raste të konfirmuara me COVID-19, pjesa më e madhe e të cilëve, në Kinë.
- Numri total i vdekjeve është 4.003 persona.
- Janë konfirmuar raste në 112 vende të ndryshme. Përveç Kinës, rastet më të shumta në numër kanë qenë në Korenë e Jugut, Itali, Japoni dhe Iran..
- Simptomat mund të shfaqen brenda 2-14 ditësh pas infeksionit.
- Nëse nuk merren masa karantinimi (izolimi), mendohet se një person i infektuar mund të shpërndajë virusin mesatarisht te 1.5-3.5 persona të tjerë.
- Edhe pse ky virus mund të infektojë cilindo, rastet e vdekjeve rriten me moshën. P.sh. personat rreth të 50-ave, kanë një vdekshmëri rreth 3 here më të lartë se personat rreth të 40-ave. Ndërkohë, më të moshuarit, mbi 80 vjeç mendohet të kenë një vdekshmëri rreth 15% nga ky virus.
Më poshtë janë dhe disa statistika në lidhje me vdekjet nga koronavirusi
Mosha | Raporti i vdekjeve raste të konfirmuara | Raporti i vdekjeve |
Mbi 80 vjeç | 21.9% | 14.8% |
70-79 vjeç | 8.0% | |
60-69 vjeç | 3.6% | |
50-59 vjeç | 1.3% | |
40-49 vjeç | 0.4% | |
30-39 vjeç | 0.2% | |
20-29 vjeç | 0.2% | |
10-19 vjeç | 0.2% | |
0-9 vjeç | Nuk ka |
Pra, siç shihet, ky virus është thuajse i parrezikshëm te fëmijët.
Raporti sipas gjinisë
Gjinia | Raporti i vdekjeve | Raporti i vdekjeve |
Meshkuj | 4.7% | 2.8% |
Femra | 2.8% | 1.7% |
Pacientët që nuk vuajnë nga sëmundje kanë një raport vdekshmërie nga koronavirus rreth 0.9%, ndërsa pacientët me disa llojë sëmundjesh kronike kanë një risk më të lartë.
Personat që vuajnë nga: | Raporti i vdekjeve | Raporti i vdekjeve |
Problemet kardio-vaskulare | 13.2% | 10.5% |
Diabeti | 9.2% | 7.3% |
Sëmundje kronike respiratore | 8.0% | 6.3% |
Hipertensioni | 8.4% | 6.0% |
kanceri | 7.6% | 5.6% |
Nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje | 0.9% |
Diagnostikimi
Mjekët mund të diagnostikojnë koronavirusin duhe bërë analiza, përfshirë analizat e gjakut dhe të pështymës. Ata që kanë udhëtuar së fundmi në vendet e prekura si Kina apo Italia, ose që kanë qenë në kontakt të afërt e dikë të infektuar, janë në rrezik të madh.
Simptomat e koronavirusit janë të ngjashme me infeksionet e zakonshme respiratore, përfshirë ftohjen. Disa nga simptomat e zakonshme të këtij virusi, janë:
- Temperaturë
- Vështirësi në frymëmarrje
- Kollë
- Rrufë
- Dhimbje koke
- Frymëmarrje të shpeshtë
- Dhimbje fyti
- Dhimbje kraharori
Në rastet më të rënda, koronavirus mund të shkaktojë probleme më serioze, përfshirë pneumoninë, dëmtim të veshkave, sindromën respiratore akute dhe deri në vdekje.
Si ta parandalojmë?
Marrja e disa masave parandaluese bazë kundër infeksionit është një strategji e thjeshtë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Më poshtë lexoni disa hapa parandalues për të mbrojtur veten dhe të tjerët:
- Lani shpesh duart
Lani duart rregullisht me sapun dhe ujë të bollshëm, ose me locione me bazë alkooli, të cilët vrasin viruset dhe ndalojnë shpërhapjen e tyre. Kujdesuni të lanid duart për të paktën 20 sekonda përpara se të usheheni, ose pasi të kolliteni, teshtini, pastroni kundët ose përdorni tualetin.
- Mbani distancë
Më e mira ësthë të mbani distancë rreth 1 metër nga personat që kolliten ose teshtijnë. Kjo ju ndihmon të parandaloni thithjen e grimcave të lëngshme që përmbajnë virusin, i cili mund të përhapet nga goja ose hunda nëpërmjet kollitjes dhe teshtimës.
- Pastroni dhe dizinfektoni ambientet
Viruset mund të jetojnë në ambjent deri në 48 orë. Larja dhe dizinfektimi i sipërfaqeve që ju përdorni rregullisht mund të ndihmojnë bllokimin dhe shëpërndarjen e grimcave për të parandaluar infeksionin.
- Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
Duart tuaja mund të marrin virusin nga sipërfaqet që preken. Nëse prekni fytyrën me duar të palara mund të transferoni virusin, i cili hyn në organizëm dhe shkakton infeksion.
- Praktikoni etiketen e të kolliturit dhe higjenën respiratore
Të kollitesh ose të teshtish duke vendosur brrylin ose një pecetë letre përpara gojës, ndihmon parandalimin e përhapjes së spërklave të pështymës dhe viruseve. Bëni kujdes të hidhni kartëpecetën menjëherë dhe të lani duart.
- Mbani furnizime rezervë
Edhe pse autoritetet shëndetësore nuk rekomandojnë të përdorni maskë fytyre nëse nuk jeni sëmurë ose në kontakt direkt me personat e infektuar, ju këshillojnë të mbani rezervë në shtëpi mjetet që ju duhen për një përdorim normal për shëndetin tuaj.
Më e mira do ishte të keni një furnizim 30-ditor të mjeteve si detergjentë, sapunë, dhe ushqime bazë.
- Qëndroni të azhornuar nëse virusi është përhapur përreth jush
Qëndroni të azhornuar me burimet zyrtare të shëndetit publik për të mësuar nëse virusi është përhapur në vendin ku banoni, si dhe t’i kontaktoni ata në rast të një infeksioni të mundshëm,
- Kërkoni asistencë mjekësore
Nëse nuk ndjeheni mirë, është mirë të qëndroni në shtëpi për të shmangur infektimin e personave të tjerë. Nëse po përjetoni simptoma më serioze si kollë, temperaturë e lartë ose vështirësi në frymëmarrje, kontaktoni autoritetet shëndetësore lokale dhe ata do ju rekomandojnë për hapat e mëtejshëm.
Trajtime natyrale?
Si shtesë e praktikave të mësipërme, marrja e masave shtesë për rritjen e imunitetit në rrugë natyrale do ishte shumë e vlefshme. Duhet theksuar që këto kura natyrale nuk zëvendësojnë masat higjenike si larja e duarve etj, të përmendura më sipër, apo kontaktin me autoritetet shëndetësore nëse keni simptomat e përmendura më sipër.
- Vitaminë C dhe D3
Vitamina C luan rol kryesor në imunitetin e njeriut dhe mund të jetë një ndihmë e madhe në rritjen e aftësisë së trupit për tu mbrojtur nga koronavirusi. Edhe pse efekti i vitaminës C mbi koronavirusin nuk është studiuar plotësisht, një studim i Annals of Nutrition & Metabolism doli në përfundimin se marrja e bollshme e suplementit të vitaminës C në dietën tuaj ditore mund të zbehë simptomat dhe ulë kohëzgjatjen e infeksioneve respiratore.
Nevoja ditore për vitaminë C për parandalimin e virozave është jo më pak se 300 mg, dhe në rast infeksionesh, 1000-3000 mg/ditë. Burimi më i mirë i vitaminës C janë frutat dhe perimet, si agrumet, domatja, specat dhe manat e ndryshme
Vitamina D3 është gjithashtu e dobishme për të rritur imunitetin dhe mbrojtur nga infeksionet. Mungesa e këtij mikronutrienti të rëndësishëm mund të rrisë rrezikun e infeksioneve. Vitamina D3 ësthë thelbësore, gjithashtu, për funksionin e qelizave imune në trup. Doza e rekomanduar varion nga 400-800 IU në ditë, deri në 5000 IU.
- Alga të kuqe
Disa studime kanë treguar se përbërësit gjendur në algën e kuqe të njohur si Girffithsia, mund të mbrojë kundër infeksioneve virale. Lektina në përbërjen e kësaj alge është në gjendje të parandalojë infeksionin e shkaktuar nga virusi, duke e bllokuar atë të hyjë në qelizë.
Shumë studime të tjera kanë theksuar se kjo algë mund të jetë e dobishme dhe ndaj infeksioneve të tjera virale, përfshirë HIV. Megjithatë, kërkohen më tepër studime për të përcaktuar sa mund të mbrojë kjo algë ndaj COVID-19.
- Rrënjët e jamballit.
Glycyrrhizin, që është përbërësi aktiv në rrënjët e jamballit ka veti të forta në luftimin e viruseve. Një studim in vitro në Lancet ekzaminoi vetitë antivirale të disa përbërësve të jamballit dhe zbuloi se glycyrrhizin ishte më efektivi në bllokimin e veprimit të virusit SARS.
- Shurupi i shtogut (sambucus nigra)
Edhe pse impakti i shurupit të shtogut kundër koronavirusit nuk është studiuar ende, ai ka treguar që përmirëson simptomat e gripit në shumë raste klinike. Për shembull, një studim i bërë në Izrael, doli në përfundimin se marrja e shurupit të shtogut katër herë në ditë për pesë ditë rresht, shkurtoi dukshëm kohën e virusit të gripit.
Një studim tjetër në 2019, konkludoi se shurupi i shtogut ndihmon në trajtimin e simptomave respiratore. Ndërkohë që duhen më tepër studime nëse është i dobishëm në rastin e COVID-19, këto studime tregojnë se shurupi i shtogut mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.
- Ushqime që rrisin imunitetin dhe forcojnë mushkritë.
Sipas mjekësisë kineze 3000 vjeçare, ushqimet më të mira për rritjen e imunitetit dhe mbrojtjen e mushkrive janë kryesisht ato me njgjyrë të bardhë ose të verdhë të lehtë, ndër të cilat mund të prëmendim:
- Supë pule
- Hudhër
- xhinxher
Po ashtu, rekomandohen të konsumoni një dietë të pasur me perime, fruta të pasura me vitaminë C, mjaltin Manuka, barishte, erëza dhe mish organik të rritur në natyrë, si supa pulës dhe supa e kockave (shtojini supës hudhër dhe xhinxher).
Mjalti Manuka me origjinë nga Zelanda e re është një lloj mjalti që është studiuar intesivisht për vetitë e fuqishme shëruese. Studimet tregojnë që ka veti antivirale, të cilat e bëjnë këtë mjaltë një kurë natyrale kundër infeksioneve virale.
- Vaji i rigonit
Një studim mati efikasitetin antiviral të vajit të rigonit dhe përbërësit të tij kryesor, carvacrol, kundër norovirusit (MNV). Ky studim demonstroi fuqinë e vajit të rigonit si një ushqim natyral dhe sterilizues i ambientit kundër norovirusit njerëzor.
Trajtimet e ardhshme mjekësore.
Sipas Qendrës për Kondrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, momentalisht nuk ka një trajtim specifik për COVID-19. Personat që janë infektuar me këtë virus duhet të marrin trajtim mjekësor për të lehtësuar simptomat.
Aktualisht nuk ka trajtime të aprovuara për koronavirusin. Për më tepër, shpikja e medikamenteve të reja mund të këkojë një investim shumë të madh në kohë, vlerë monetare dhe burime njerëzore, duke e bërë trajtimin një sfidë të madhe për industrinë farmaceutike sot.
Ndërkohë, kërkuesit po eksperimentojnë me medikamente ekzistuese për të trajtuar koronavirusin. Sipas një rasti të fundit të raportuar në The Neë England Journal of Medicine, mjekët në Providence Regional Medical Center në Ëashington kanë marrë miratimin nga FDA për të trajtuar rastet me koronavirus, me terapinë antivirale të zbuluar për virusin Ebola. Pas tetë ditësh hospitalizimi, një pacient shfaqi përmirësim të dukshëm të simptomave si kolla dhe temperatura.
Medikamente të tjera antivirale janë duke u shqyrtuar, përfhsirë lopinavir/ritonavir, që përdoren për të trajtuar HIV.
Gjithsesi, për momentin na mbetet të kujdesemi më tepër për shëndetin duke përmirësuar rregullat e higjenës dhe ushqimit.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.