9 Përfitimet e provuara të Vajit të Farave të Zeza që ndihmojnë shëndetin.
Nëse hidhni një vështrim në qindra artikuj shkencorë të vlerësuar nga kolegët që janë botuar në lidhje me përfitimet e vajit të farës së zezë, një fakt është i qartë: Ka pak probleme në të cilat ky vaj nuk mund ta ndihmojë trupin ti kapërcejë. Me pothuajse asnjë efekt anësor, aftësia shëruese e vajit të farës së zezë është në të vërtetë e pabesueshme edhe pse shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë për të!
Lexoni më poshtë për të kuptuar se çfarë është vaji i farës së zezë, dhe të gjitha përfitimet e mrekullueshme të tij. Vaji i farës së zezë është i njohur për shumë përfitime shëndetësore. Nuk ka dyshim që vaji i fares se zeze është një nga produktet më të dobishme për shëndetin tuaj.
Çfarë është Vaji i Farës së Zezë?
Vaji i farës së zezë nxirret nga farat e bimës Nigella sativa, e cila i përket familjes së ranunculus (Ranunculaceae). Bima Nigella Sativa rritet kryesisht në Azinë Jugperëndimore, Mesdhe dhe Afrikë. Kjo bimë është kultivuar ndër shekuj për farat e saj aromatike dhe që mund të përdoren si erëza ose si ilaç bimor.
Sot ka shumë studime shkencore premtuese që tregojnë efektin e Nigella Sativa mbi bakteret rezistente ndaj ilaçeve. Këto rezultate të shkëlqyera të këtij vaji na bëjnë optimistë, sepse të ashtuquajtura “superbaktere” po bëhen një rrezik i rëndësishëm i shëndetit publik. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA:
- Një sërë bakteresh dhe virusesh që janë rezistente ndaj medikamenteve anti-mikrobike janë duke u bërë praktikisht të pamundura për t’u trajtuar, përfshirë HIV-in, stafilokokun, tuberkulozin, gripin, gonorrenë, candidan dhe malarien.
- Midis 5 -10% të të gjithë pacientëve në spitale zhvillojnë një infeksion nga superbakteret.
- Më shumë se 90,000 nga këta pacientë vdesin çdo vit, nga 13,300 vdekje pacientësh në 1992.
- Njerëzit e infektuar me superbaktere zakonisht kanë qëndrim më të gjatë në spital, kërkojnë trajtim më të komplikuar dhe gjithashtu nuk shërohen plotësisht.
Një studim i kryer nga studiuesit e Kolegjit Mjekësor Jawaharlal Nehru përcaktoi se sa i fuqishëm është vaji i farës së zezë kundër disa prej këtyre superbaktereve dhe e krahasoi atë me disa antibiotikë, të tillë si Amoxicilina, Gatifloxacina dhe Tetraciklina. Sipas studimit, “Nga 144 shtame të testuara, shumica e të cilave ishin rezistente ndaj një numri të madh të antibiotikëve, 97 u eleminuan nga vaji i farës së zezë”.
Përfshirë dhe vajin esencial të rigonit, pak gjëra në planet mund të mburren me këtë lloj fuqie që ka vaji i farës së zezë kundër mikrobeve. Studimi zbuloi se vaji i fares se zeze ishte veçanërisht efektiv kundër shtameve si P. aeruginosa dhe S. aureus të cilat janë shumë rezistente ndaj shumë ilaçeve.
Çelësi për të kuptuar pse vaji i farës së zezë ka këto veti të mrekullueshme është sepse është i pasur me tre kimikate kryesore natyrore: timokinon (TQ), timohidrokinon (THQ) dhe timol. Le të shohim nga afër këto përbërës të mrekullueshëm të vajit të farës së zezë.
Fuqia prapa përfitimeve të vajit të farës së zezë: Fitokimikët
Në një përpjekje për të ofruar një zgjidhje për problemin në rritje që njerëzit kanë me kërpudhat dhe mykun rezistent ndaj medikamenteve antifungale, një studim i fundit u krye me qëllimin për të përcaktuar nëse vaji i farës Nigella sativa mund të ndihmonte për këtë problem. Botuar në Revistën Egjiptiane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare, shkencëtarët testuan përbërësit timol, TQ dhe THQ kundër 30 patogjenëve njerëzorë dhe u befasuan kur zbuluan se:
- Secili përbërës tregoi 100% efektivitet në frenimin e 30 patogjenëve të vlerësuar.
- Timokinoni ishte përbërja më e mirë antifungale kundër të gjitha dermatofiteve dhe kërpudhave të testuara, e ndjekur nga timohidrokininoni dhe timoli.
- Timoli ishte antifungali më i mirë kundër mykut i ndjekur nga TQ dhe THQ.
Ajo që na tregon ky studim është se vaji Nigella sativa mbart një përbërës kimik unik që është jo vetëm efektiv individualisht, por gjithashtu dhe në ndërveprim me përbërës të tjerë. Në thelb, duke provuar që kërpudhat dhe myku nuk mund të ekzistojnë në prani të këtyre kimikateve bimore, nuk është çudi pse studiuesit po kërkojnë të zgjidhin këto probleme shëndetësore me vajin e farës së zezë.
Timokinoni (Thymoquinone): Një përbërës aktiv në farën e zezë që studiuesit e kanë analizuar me hollësi TQ që në vitet 1960. Timokinoni (TQ) është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, anti-inflamatore dhe antikancerogjene dhe është vlerësuar se ndihmon mjaft në probleme të tilla si encefalomieliti, diabeti, astma dhe kancerogjeneza.
Është interesant fakti që thymoquinone vepron si një radikal i lirë ose një radikal superoksidues, pastrues efektiv, dhe për më tepër, ruan enzimat antioksiduese glutathione peroxidase dhe glutathione-S-transferaza. Si glutathione peroxidase ashtu edhe S-transferaza janë detoksifikues të fuqishëm dhe ndihmojnë shumë në sistemet mbrojtëse antioksiduese qelizore sepse ato mbrojnë mëlçinë nga toksinat.
Timohidrokinoni (Thymohydroquinone): Timohidrokinoni është një nga frenuesit më të fuqishëm acetilkolinesterazë (AChE) natyralë në planet. Frenuesit e AChE janë kimikate që ndalojnë aktivitetin e enzimave. Kjo që rrit kohën dhe sasinë e acetilkolinës neurotransmetuese të mbetet aktive në tru. Për t’ju dhënë një ide të dobisë së tyre, frenuesit acetilkolinesterazë të shkallës farmaceutike përdoren medicinalisht për të trajtuar një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, përfshirë:
- Apatia
- Sëmundja Alzheimer
- Autizmi
- Glaukoma
- Demenca
- Myasthenia gravis
- Problemet neurodegjenerative
- Sindroma e takikardisë posturale
- Skizofrenia
- Sëmundja e Parkinsonit
Duke marrë parasysh që qasja farmaceutike ndaj këtyre sëmundjeve ka një kosto të madhe për pacientin, ajo u ofron shumë shpresë miliona njerëzve për të mësuar se zgjidhjet e sigurta, të bazuara në bimë, janë një alternativë e vlefshme!
Timol (Thymol): Përbërësi aktiv që i jep vajit esencial të trumzës vetitë e tij medicinale. Timoli, është një monoterpen natyral që mban një numër cilësish të dobishme. Për shembull:
- Zakonisht përdoret si tuberkulocid dhe virusicid për të vrarë TB dhe viruse të ndryshme.
- Përdoret si dezinfektues mjekësor si dhe me qëllime të përgjithshme.
- Është një pesticid i degradueshëm, jo i përhershëm.
- Përdoret gjithashtu në aromatizuesit e ushqimeve, parfume, larës goje dhe madje edhe në produkte kozmetike.
Këto fitokimikate me veti të pabesueshme dhurojnë të gjitha llojet e përfitimeve të mahnitshme të vajit të farës së zezë – të cilat po i ndajmë me ju më poshtë!
9 përfitimet kryesore të vajit të farës së zezë
Më poshtë po ju rendisim nëntë vetitë kryesore që gjenden në literaturën shkencore. Ato tregojnë aftësinë e vajit të farës së zezë për të ndihmuar në parandalimin e kancerit, diabetit, mbipeshes, humbjes së flokëve, çrregullimeve të lëkurës dhe infeksioneve si MRSA.
1. Ndihmon në luftën kundër kancerit
Falë fitokimikateve të tij të fuqishme dhe aftësive antioksiduese, vaji i farës së zezë ka treguar se ndihmon në trajtimin natyral të kancerit. Psh. shkencëtarët kroatë vlerësuan aktivitetin antitumoral të timokinonit dhe timohidrokinonit duke përdorur një studim mbi kafshët dhe zbuluan se këto dy fitokimikate të gjetura në vajin e farës së zezë dhanë si rezultat një rënie prej 52% të qelizave tumorale.
Kërkimet in vitro në vitet e fundit gjithashtu zbulojnë se timokinoni, përbërësi më i bollshëm bioaktiv në vajin e farës së zezë, ndihmon në induktimin e apoptozës (vdekjes së programuar të qelizave) në qelizat e leuçemisë, qelizat e kancerit të gjirit dhe qelizat e tumorit të trurit.
Për më tepër, studiuesit nga Qendra e Kancerit Sidney Kimmel në Jefferson Health kanë treguar se jo vetëm që fara e zezë mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të pankreasit, por gjithashtu duket se pengon zhvillimin e kancerit të pankreasit. Kjo aftësi parandaluese e kancerit i atribuohet timokinonit të farës së zezë dhe vetive të tij anti-inflamatore.
2. Promovon shëndetin e mëlçisë
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup. Pothuajse çdo toksinë përpunohet përmes mëlçisë. Lëngu biliar është çelësi për të tretur yndyrnat dhe për të mbajtur mendjen dhe trupin tuaj të shëndetshëm.
Për ata që kanë probleme me nënfunksionin e mëlçisë për shkak të efekteve anësore të ilaçeve, konsumimit të alkoolit ose sëmundjeve të ndryshme, vaji i farës së zezë mund të shpejtojë shumë procesin e shërimit. Në një studim të fundit mbi kafshët, shkencëtarët zbuluan se vaji i farës së zezë rrit funksionin e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve të saj.
3. Lufton Diabetin
Shpjeguar në një artikull të fundit të botuar nga Journal of Endocrinology and Metabolism, studiuesit nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore theksojnë se vaji i farës së zezë “shkakton rigjenerim gradual të pjesshëm të qelizave beta të pankreasit, rrit përqendrimin e ulët të insulinës dhe ul glukozën e rritur” Kjo është në të vërtetë mjaft domethënëse, pasi Nigella sativa është një nga substancat e pakta në planet që sugjerohet të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 1 dhe të tipit 2.
Në fakt, sipas studimit, fara e zezë “përmirëson tolerancën e glukozës në mënyrë po aq efikase sa metformina; dhe mbi të gjitha nuk ka treguar efekte anësore të konsiderueshme dhe ka toksicitet shumë të ulët. ” Ky është një lajm i madh, sepse metformina, një nga barnat më të zakonshme të diabetit të tipit 2, mund të shkaktojë efekte anësore, duke përfshirë:
- Fryrje
- Kapsllëk / diarre
- Skuqje e lëkurës
- Gazra / dispepsi
- Urth
- Dhimbje koke
- Ndryshime të thonjve
- Shije metalike në gojë
- Dhimbje muskulore
- Dhimbje stomaku
4. Ndihmon në humbjen e peshës
Pretendimet për humbje peshe nga vaji i farës së zezë në fakt kanë disa fakte shkencore prapa tyre. Gazeta e Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike publikoi një studim duke rishikuar sistematikisht literaturën për bimët që kanë veti anti-obezitet dhe zbuloi se vaji i farës së zezë ishte ndër mënyrat më efektive në planet.
Një tjetër studim sistematik dhe meta-analizë e botuar në 2018 nxjerr në pah gjetjet e të paktën 11 provave klinike të kontrolluara me placebo që zbulojnë aftësinë e vajit të farës së zezë për të ndihmuar në uljen e peshës trupore. Studimi tregoi se vaji i farës së zezë ul indeksin e masës trupore (BMI) dhe perimetrin e belit. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur efekte anësore serioze të vajit të farës së zezë të raportuara në ndonjë nga studimet.
5. Mbron lëkurën
Në një studim të kryer nga studiues iranianë, vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) u gjet po aq efektiv sa kremi i lëkurës Betametazon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e ashpërsisë së ekzemës së duarve. Për sa kohë që nuk keni një reaksion alergjik ndaj vajit të farës së zezë (gjë që ndodh mjaft rrallë), ky vaj nuk ka ato efekte anësore të tmerrshme si kremrat konvencionalë.
Betametazoni (betamethasone), për shembull, mund të shkaktojë enjtje në fytyrë ose duar, enjtje ose ndjesi si shpim gjilpërash në gojë ose fyt, ngushtim gjoksi, probleme me frymëmarrjen, ndryshime të ngjyrës së lëkurës, njolla të errëta, mavijosje të lehta, dobësi muskulore dhe mungesë përqëndrimi. Shtimi i peshës trupore kryesisht rreth qafës, pjesës së sipërme të shpinës, gjirit, fytyrës ose belit janë gjithashtu disa nga efektet anësore të mundshme të betametazonit.
Unë nuk di për ju, por unë do të preferoja shumë më tepër diçka natyrale në lëkurën time, si vaji i farës së zezë.
6. Ndihmon në shëndetin e flokëve
Përveç se është një ndihmë natyrore për kujdesin e lëkurës, vaji i farës së zezë ka edhe përfitime të fuqishme për flokët. Nuk është për t’u habitur, që vaji i farës së zezë shpesh përfshihet në listat e mënyrave natyrore për të rritur shëndetin e flokëve dhe skalpit të kokës në mënyra të shumta. Meqenëse përmban nigellone, që sipas studimeve është një antihistaminë mbresëlënëse, mund të ndihmojë kundër rënies së flokëve për shkak të alopecisë androgjenike ose alopecisë areata. Me vetitë e tij antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky vaj ndihmon gjithashtu në shëndetin e skalpit në përgjithësi, duke dekurajuar zbokthin dhe thatësinë, dhe përmirësuar shëndetin e flokëve në të njëjtën kohë.
7. Trajton infeksionet (MRSA)
Nga të gjitha superbakteret, superviruset etj që vaji i farës së zezë mund të vrasë, një nga më të rëndësishmit është stafilokoku aureus (MRSA), i cili është rezistent ndaj meticilinës. Stafilokoku është bërë një problem i madh për spitalet dhe azilet e të moshuarve në të gjithë globin, sepse infeksionet e zakonshme të këtij bakteri po bëhen rezistente ndaj antibiotikëve gjenerikë. Popullsia e moshuar është veçanërisht e rrezikuar sepse zakonisht lidhet me procedurat invazive, të tilla si operacione, tuba intravenozë dhe implante të kyçeve. Kryesisht për shkak të imunitetit të dobësuar në këto mosha, rritja e popullsisë së të moshuarve e ka bërë MRSA-në një rrezik global të shëndetit publik.
Fatmirësisht, një nga përfitimet më të forta të vajit të farës së zezë është lufta ndaj këtij bakteri. Shkencëtarët pakistanezë morën disa lloje të MRSA dhe zbuluan se secili ishte i ndjeshëm ndaj N. sativa, duke provuar se vaji i farës së zezë mund të ndihmojë në ngadalësimin ose ndalimin e përhapjes jashtë kontrollit të MRSA.
8. Përmirëson fertilitetin
Një nga përfitimët vërtet mbresëlënëse të vajit të farës së zezë, është aftësia e tij për të përmirësuar natyrshëm pjellorinë (fertilitetin). Një studim klinik i kontrolluar me placebo, vlerësoi nëse vaji i farës së zezë mund të ndihmonte apo jo subjektet mashkullore jopjellore me spermë jo normale. Grupi i kontrollit mori nga goja 2.5 ml vaj të farës së zezë ndërsa grupi placebo mori të njëjtën sasi të parafinës së lëngshme dy herë në ditë për dy muaj. Çfarë gjetën studiuesit? Rezultatet zbuluan se grupi i vajit të farës së zezë kishte përmirësime në numrin e spermatozoideve, si dhe lëvizshmërinë e spermës dhe vëllimin e saj.
Një përmbledhje e botuar në 2015 në Journal of Herbal Medicine gjithashtu studioi efektet e farave të zeza në infertilitetin mashkullor. Studiuesit shqyrtuan studimet që u zhvilluan midis viteve 2000 dhe 2014 dhe në përgjithësi, arritën në përfundimin se vaji i farës së zezë mund të “ndikojë pozitivisht në parametrat e spermës, spermatozoidëve, qelizave Leydig, organeve riprodhuese dhe hormoneve seksuale”.
9. Ekuilibron kolesterolin
A e dini se mund të ketë edhe përfitime nga vaji i farës së zezë për kolesterolin? Është e vërtetë! Një studim bazuard mbi kafshët, të botuar në 2017 zbuloi se një ekstrakt ujor i Nigella sativa jo vetëm që kishte efekte anti-diabetike në subjektet e kafshëve, por gjithashtu ndihmonte në kolesterolin. Pas gjashtë javësh, duke iu dhënë subjekteve të kafshëve diabetike doza të ulëta të farës së zezë, kolesteroli total, nivelet e kolesterolit LDL (“të keq”) dhe glukozës u ulën, ndërsa kolesteroli HDL (“i mirë”) u rrit.
Një studim tjetër i krahasuar me placebo u krye me subjekte njerëzorë që kishin hipertension të lehtë. Kishte një grup placebo, një grup që merrte 100 miligramë farë të zezë dy herë në ditë dhe një grup që merrte 200 miligramë dy herë në ditë. Pas tetë javësh të kësaj prove, studiuesit zbuluan se njerëzit që morën suplementin e farës së zezë kishin uljen e presionit të gjakut sistolik dhe diastolik në “një mënyrë të varur nga doza e farës së zezë”. Për më tepër, shtesa e ekstraktit të farës së zezë shkaktoi një “rënie të konsiderueshme” si në kolesterolin total ashtu edhe në kolesterolin LDL.
Pra, si përfundim, duket se fara e zezë ndihmon në uljen e kolesterolit, sheqerit në gjak dhe presionit lartë të gjakut.
Përdorimet e vajit të farës së zezë
Me listën e gjatë të përfitimeve të vajit të farës së zezë, mund të mendoni se po flasim për multivitamina, por jo, ne po shqyrtojmë vetëm një farë të thjeshtë por të pabesueshme. Tani, le të flasim për mënyrën e përdorimit të vajit të farës së zezë: Ka kaq shumë mënyra!
Vaji i farës së zezë mund të përdoret lokalisht, dhe mund ta përzieni atë me vaj bartës si vaj kokosi ose vaj bajame. I aplikuar në lëkurë, ndihmon në shqetësimet e zakonshme të lëkurës si puçrrat dhe ekzemat falë vetive të tij antibakteriale dhe anti-inflamatore. Disa njerëz gjithashtu e shohin si mjaft të efektshëm për psoriazën dhe rosacea.
Mund të shtohet lehtësisht në vajrat dhe locionet e masazhit shtëpiak për të provuar përfitimet e shumta të farës së zezë. Për një masazh të ngrohtë, thjesht shtoni disa pika në një lugë gjelle me vaj bazë si vaj bajame, vaj kokosi, vaj jojoba, vaj avocado etj.
Për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe skalpit, disa pika vaj mund të shtohen në produktet e flokëve si shampot dhe balsamet e flokëve. Nëse ju pëlqen të bëni aromë ambienti me vajra esencialë, është mirë të dini se vaji i farës së zezë ka një aromë speci dhe funksionon mirë si një notë bazë.
Me aromën e tij pikante, një vaj i farës së zezë me cilësi të lartë (100% i pastër, për përdorim ushqimor dhe i çertifikuar organik USDA ose BioEU) mund të përdoret në të gjitha llojet e recetave, nga pjatat kryesore të mishit te supat. Mund ta shtoni edhe në pije si çaj, latte dhe smoothie.
Kujdes! Lexoni me vëmendje etiketën: Një opsion premium i vajit të farës së zezë duhet të jetë gjithmonë 100% i pastër, për përdorim ushqimor dhe i çertifikuar organik USDA ose BioEU) si dhe të përmbajë jo më pak se 1.6% timokinon (thymoquinone).
Disa kompani specifikojnë gjithashtu që vaji i tyre i farës së zezë është i shtypur (presuar) në të ftohtë, që zakonisht do të thotë se vaji nxirret nga farat e Nigella sativa pa përdorimin e nxehtësisë nga një burim i jashtëm. Ndonjëherë, vajrat e shtypur në të ftohtë thuhet se janë më aromatikë.
Dozimi i duhur i vajit të farës së zezë mund të ndryshojë nga statusi individual dhe shëndetësor. Në këtë kohë, nuk ka një dozë standarde, por dozat e mëposhtme nga goja janë studiuar në kërkimin shkencor deri më tani:
- Për diabetin: Merrni 1 gram pluhur të farës së zezë dy herë në ditë deri në 12 muaj ose 1-2 lugë çaji vaj të farës së zezë në ditë.
- Për presionin e lartë të gjakut: 0,5–2 gram pluhur të farës së zezë në ditë deri në 12 javë ose 1-2 lugë çaji vaj të farës së zezë në ditë për të paktën tetë javë.
- Për të përmirësuar funksionin e spermës: merrni të paktën 2.5 ml vaj farë e zezë dy herë në ditë për dy muaj.
- Për astmën: 2 gram farë e zezë e bluar merret çdo ditë për 12 javë. Gjithashtu, 15 ml / kg ekstrakt të farës së zezë është përdorur çdo ditë për tre muaj. Ose mund të përdoret një dozë e vetme prej 50–100 mg / kg, ose vaj të farës së zezë.
- Vaji i farës së zezë mund të përdoret nga kushdo, dhe pa patur probleme shëndetësore, për të parandaluar sëmundjet dhe rritur imunitetin. Për të lexuar më shumë përdorime, klikoni këtu.
Masat paraprake dhe efektet anësore të mundshme të vajit të farës së zezë
Fara e zezë në raste shumë të rralla mund të shkaktojë një skuqje alergjike kur merret nga goja ose aplikohet në lëkurë. Para se të përdorni vajin e farës së zezë në lëkurë, është një ide e mirë të kryeni një provë patch për t’u siguruar që nuk keni një reagim negativ ndaj vajit. Gjithmonë shmangni sytë dhe mukozën kur përdorni vaj të farës së zezë.
Kur merret së brendshmi, efektet e rralla anësore të vajit të farës së zezë mund të përfshijnë shqetësime në stomak, të vjella ose kapsllëk.
Flisni me mjekun tuaj para se të përdorni vaj të farës së zezë nëse jeni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji, jeni duke marrë ndonjë medikament farmaceutik ose keni gjendje të caktuara mjekësore (veçanërisht diabet, presion të ulët të gjakut ose çrregullime gjakderdhjeje). Nëse jeni duke marrë vaj të farës së zezë dhe keni planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale, rekomandohet të ndërprisni marrjen e tij të paktën dy javë para datës tuaj të operacionit.
Ashtu si me të gjithë vajrat esencialë dhe bimorë, sigurohuni që të ruani vajin e farës së zezë larg nxehtësisë dhe dritës.
PËRMBLEDHJE
- Vaji i farës së zezë, i quajtur ndryshe Nigella Sativa ose Habbatus Sauda, vjen nga bima Nigella sativa dhe ka një histori të gjatë të përdorimit si ilaç tradicional.
- Studime të shumta zbulojnë se fara e zezë mund të jetë në gjendje të ndihmojë në luftimin dhe parandalimin e të gjitha llojeve të ndryshme të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, prostatës dhe trurit.
- Studimet tregojnë gjithashtu se fara e zezë mund të rrisë shëndetin e mëlçisë dhe të vrasë “superbakteret” rezistente ndaj antibiotikëve.
- Përfitime të tjera të mundshme të vajit të farës së zezë përfshijnë ndihmën për diabetin, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe mbipeshën.
- Përfitimet e vajit të farës së zezë mund të shtrihen edhe në shqetësime kozmetike si aknet, ekzemat dhe rënien e flokëve.
- Gjithmonë blini vaj të farës së zezë 100% të pastër, për përdorim ushqimor dhe të çertifikuar organik USDA ose BioEU) si dhe të përmbajë jo më pak se 1.6% timokinon (thymoquinone).
KLIKONI MBI FOTO QË TË LEXONI DHE KËTË ARTIKULL:
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.