7 SHENJA QË TREGOJNË MUNGESË MAGNEZI
A keni pasur ndonjëherë dëshirë të madhe për çokollatë saqë nuk mund të mendoni për asgjë tjetër? Po për ngërçet muskulare të cilat iu kanë mbajtur zgjuar gjithë natën? Ka shumë mundësi që të keni mungesë magnezi!
Magnezi është thelbësor për mbi 300 procese të ndryshme enzimatike të cilat ndihmojnë trupin të funksionojë në mënyrë optimale. Është e zakonshme që të ketë mungesë të këtij minerali, por shumë njerëz nuk e dinë që kanë mungesë të këtij nutrienti vital!
Më poshtë do të rendisim 7 shenjat të cilat do t’ju bëjnë të kuptoni nëse keni mungesë të këtij minerali:
- Dëshirë për çokollata
Trupi juaj e di më mirë. Kur arrini të dëgjoni me kujdes trupin tuaj, mund t’ju tregojë për çfarë ai ka nevojë. Çokollata e zezë është një burim i shkëlqyer magnezi, përmban 24% të nevojës tuaj ditore në vetëm një copë të vogël të saj. Nëse trupi juaj kërkon çokollatë, ndoshta është ajo çfarë ai dëshiron.
- Ngërçet Muskulare
Spazmat muskulare të pavullnetshme mund të jenë shumë të dhimbshme! Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve, nese nuk keni sasinë e duhur të këtij minerali, mund të përjetoni kontraktim të pavullnetshëm të muskujve, duke përjetuar spazma të dhimbshme!
- Ankthi
Ndjeni ankth? Mungesa e magnezit i dërgon sistemit nervor qëndror sinjale rreziku duke rritur kështu ankthin. Marrja e suplementit të magnezit mund të ndihmojë hormonet e prodhuara nga gjendra mbiveshkore që kontrollojnë ankthin.
- Presioni i Lartë i Gjakut
A ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe pse jeni ushqyer shumë mirë dhe keni kryer aktivitet fizik , presioni juaj i gjakut është i lartë? Kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së magnezit dhe elektoliteve. Magnezi ndihmon në dilatimin dhe relaksimin e enëve të gjakut; nëse ka mungesë të këtij minerali, enët e gjakut tentojnë të ngushtohen, duke rritur presionin e gjakut. Kur niveli i elektroliteve është i pabalancuar si pasojë e mungesës së magnezit, kjo gjendje mund të sjellë gjithashtu presion të lartë të gjakut!
- Konstipacioni
Nëse sistemi digjestiv nuk po funksionon ashtu sic duhet mund të jetë si pasojë e mungesës së magnezit. Zorrët tentojnë të kontraktohen më shumë kur ka sasi të ulët të magnezit. Sigurohuni që të keni sasi të mjaftueshëm magnezi për dy arsye kryesore. E para, ndihmon në relaksimin e zorrëve, e dyta, nxjerr lëngjet e tepërta nga zorrët duke krijuar një efekt ozmotik.
- Probleme me Gjumin
A e dini se niveli i magnezit bie gjatë natës? Kjo do të thotë se nëse keni nivel të ulët të magnezit mund t’ju shkaktojë probleme me gjumin! Shumë nga ne kanë probleme me gjumin. Mungesa e magnezit mund të jetë një faktor kontribues në funksionin e sistemit nervor qëndror.
- Rrahje të Çrregullta të Zemrës
Nëse keni mungesë magnezi, muskujt tuaj nuk do funksionojnë në mënyrë optimale. Zemra juaj është gjithashtu një muskul. Pa sasinë e duhur të magnezit, zemra juaj do të përballet rrahje të çrregullta.
Nëse keni këto simptoma duhet të shtoni marrjen e magnezit në dietën tuaj.
Çfarë e prish nivelin optimal të magnezit?
Këta faktorë influencojnë në nivelin e magnezit:
- Ushqimet dhe pijet me shumë kripë, sheqer, kafeinë dhe alkool duhet të shmangen.
- Stresi luan një rol të rëndësishëm, mund të provoni metoda si meditimi dhe joga.
- Konsultohuni me mjekun tuaj për të parë nëse medikamentet që po përdorni mund të shkaktojnë mungesë magnezi- shumë medikamente për presionin e lartë të gjakut mund të kontribuojnë në problemin tuaj sesa mund t’ju ndihmojnë!
Si mund të marr më tepër Magnez?
Ushqimet që jane të pasura me magnez:
- Avokado
- Zarzavate jeshile
- Fasule dhe thjerrëza
- Fruta të thata dhe fara
- Quinoa
- Çokollata e zezë (min 70% kakao)
Përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të cilat reduktojnë simptomat e mungesës së magnezit.
Jeni duke kërkuar për suplement magnezi? Provoni citrat magnezi, mundësisht pluhur, pasi përthithet më shpejt nga trupi. Shmangni mbidozimin pasi mund të japë efekte laksative.
Magnez Citrat të pastër bimor mund ta gjeni këtu.
Lexoni dhe: RËNDËSIA E VITAMINAVE B PËR ORGANIZMIN
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.