Kelpi dhe përfitimet e tij
Algat e detit nuk janë thjesht për sushi. Në fakt, Kelpi është një formë alge detare, që po gjen përdorim të gjerë në kuzhinë.
I konsideruar tashmë si një SUPERUSHQIM, për shkak të një shumëllojshmërie lëndësh ushqyese, kelpi është përdorur si ushqim në disa kultura Aziatike, prej shekujsh.
Popullariteti i kësaj perimeje detare tashmë është duke u rritur dhe në Europë dhe Amerikën e Veriut, duke u bërë pjesë e dietave ushqimore të shëndetshme dhe të balancuara.
Kjo algë detare është efektive për humbjen e peshës, ndihmon në shëndetin e tiroideve, dhe është vërtetuar që redukton rrezikun për shumë forma kanceri. Gjithashtu, forcon kockat. Le t’ju njohim me fuqinë e kelpit.
7 PËRFITIMET KRYESORE TË KELPIT
- Burim i madh jodi
E dini kur jeni duke konsumuar jod mjaftueshëm? Kjo është një çështje e rëndësishme, pasi ushqimet e pasura me jod ju ndihmojnë nga një mungesë e rrezikshme. Jodi është një lëndë ushqyese jetësore që mbështet shëndetin e gjëndrave tiroide, mbron nga disa lloje kanceri, ndihmon në rritjen e shëndetshme të foshnjeve dhe fëmijëve, si dhe ndihmon në shëndetin e trurit.
Për shkak se kelpi përmban një nivel ekstremisht të lartë të jodit (deri në 2,984 mikrogram në disa varietete), është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur jodin në nivele të shëndetshme.
Pluhuri i kelpit përdoret për të trajtuar Hipotiroidizmin në pacientët me aftësi psikomotore të rënduara, te të cilët vërehet një rrezik i lartë i mungesës së jodit.
- Ju ndihmon për rënien në peshë
Kelpi është jo vetëm i pasur me lëndë ushqyese të cilat janë të dobishme për çdo dietë, por ai ka gjithashtu dhe veti specifike për të luftuar yndyrnat. Një proteinë e pranishme në të, e quajtur Fukoksantinë, ka veti të spikatura për eleminimin e indeve dhjamore – një nga arsyet pse rekomandohet si një suplement i shëndetshëm për rënien në peshë.
Sipas një studimi, një kombinim i vajit të farave të shegës me fukoksantinën, ndihmon në rënien në peshë dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë. (1)
Një tjetër shkak si kelpi ndihmon në humbjen e peshës ësthë prezenca në të e disa molekulave të veçanta të njohura si alginate, të cilat janë më të shumta në disa varietete.
Sipas një studimi mbi efektin e kelpit në lipazën e pankreasit, konkludoi që konsumimi i tij redukton këtë proces nga i cili pankreasi mbiprodhon yndyrna dhe i ruan me shumicë në trup. Kelpi është një faktor i rëndësishëm, duke ndihmuar organizmin për të eleminuar yndyrnat. (2) Pra, kelpi konsiderohet si një frenues i lipazës.
- Mund të parandalojë apo trajtojë diabetin.
Për personat që janë të rrezikuar ndaj diabetit, kelpi mund të jetë një shtesë në planin dietik të tyre. Një studim korean i publikuar në Nutrition Research and Practice, doli në përfundimin që konsumi i kelpit përmirëson mjaft nivelin e glukozës në gjak, influencon pozitivisht në kontrollin e glicemisë, si dhe rrit enzimat antioksidante në pacientët me diabetin e tipit II. (3)
- Ndihmon në disa çrregullime të lidhura me gjakun
Një nga përbërësit e gjendur në kelp, i quajtur Fukoidan, është mjaft efektiv kundër disa çrregullimeve të gjakut.
Përbërësi Fukoidan është gjetur mjaft efektiv në parandalimin e trombozave të cilat mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, përfshirë iktus ose atak kardiak. Kelpi është kaq efektiv në këtë aspekt, sa rekomandohet të përdoret si një agjent oral antitrombotik, duke reduktuar potencialisht nevojën e medikamenteve me recetë, për të trajtuar problemet e trombozave. (4)
Kjo mund të jetë më e përshtatshme sidomos për personat me risk të lartë, ose që vuajnë nga diabeti, si një komplikacion i zakonshëm i diabetit, përfshirë tromboza të mundshme – duke e bërë këtë algë kafe një “dopio armë” kundër diabetit.
Fukoidan mbron gjithashtu qelizat nga dëmtimet ishemike, domethënë nga dëmtimet e shkaktuara nga niveli i pamjaftueshëm i fluksit të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit. (5)
- Ngadalëson rritjen e shumë tipeve të kancerit
Shumëllojshmëria e lëndëve ushqimore te kelpi është një mbrojtje e mirë ndaj kancerit. Prezenca e Fukoksantinës është parë si mjaft efektive kundër disa llojeve të kancerit të prostatës. Për më tepër, fukoksantina mund të ndihmojë në eleminimin e rezistencës ndaj medikamenteve, në pacientët me trajtime kimioterapike, duke mundësuar kështu reduktimin e sasisë së këtyre medikamenteve të dëmshme të përdorura për të trajtuar kancerin. (6)
Fukoidan është një krye të listës së nutrientëve që luftojnë kancerin. Studimet mbi fukoidanin kanë dalë në përfundimin se ai vdes qelizat kanceroze (një proces i njohur si “apoptosis”) të leuçemisë, kancerit të zorrës së trashë, të gjirit dhe të mushkrive. (7, 8, 9)
Për shkak të përmbajtjes së fukoidanit dhe fukoksantinës së bashku, kjo perime deti është një nga ushqimet më të efektshme në lëuftën ndaj kancerit.
- Anti-inflamator natyral
Si mbrojtje natyrale kundër shumë sëmundjeve, rekomandohen dieta të pasura me ushqime anti-inflamatore. Inflamacioni është rrënja e shumë sëmundjeve, dhe supozohet që inflamacioni kronik mund të shkaktojë një hiperaktivitet të sistemit imunitar, duke e “përmbytur” organizmin me hormone të dëmshme.
Disa varietete kelpi kanë shfaqur veti anti-inflamatore (dhe shërbejnë si antioksidantë), që do të thotë që ndihmon në reduktimin e inflamacionit të përgjithshëm në organizëm, gjë që redukton mundësinë e sëmundjeve. (10) Fukoidani i gjendur në kelp, ka veti të forta anti-inflamatore dhe përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak; përgjegjës për gjendjen e zemrës. (11)
- Ndihmon në parandalimin e humbjes së masës kockore
Jeni në rrezik nga osteoporoza ose sëmundje të tjera të kockave? Kelpi mund t’ju ndihmojë dhe në këtë drejtim. Së pari, është i pasur me vitaminë K – me të ju merrni thuajse ¼ e sasisë së rekomanduar të vitaminës K.
Një nga përfitimet e vitaminës K është roli i saj në krijimin e densitetit të kockave, që të mos i nënshtrohen lehtësisht artriteve apo osteoporozës. Vlen të përmendet gjithashtu që nëse i jeni nënshtruar një kure me antibiotikë, ju nevojitet të rrisni marrjen e vitaminës K për të evituar defiçencat ndaj saj.
Megjithatë, personat që marrin medikamente për hollimin e gjakut, duhet të shmangin marrjen e vitaminës K, pasi ajo ndikon në efektet e këtyre medikamenteve.
Përbërësi fukoidan që gjendet te kelpi ndihmon në shëndetin e kockave. Ndihmon në parandalimin e uljes së masës kockore dhe përmirëson densitetin mineral të tyre. (12)
Të dhënat ushqyese të Kelpit
Pra, çfarë është saktësisht ky superushqim? Kelpi i përket klasës së algave kafe (Phaeophyceae) dhe pikërisht Laminariales. Janë rreth 30 varietete të përfshira në klasifikimin e përgjithshëm Kelp.
Kelpi është një algë e madhe detare që rritet në cektësira, mes bimësisë nënujore. Është e rrethuar shpesh nga një shumëllojshmëri e jetës bimore dhe mendohet se është shfaqur midis 5 – 23 milion vjet më parë. Që të rritet, kelpit i duhet një temperaturë ujore 6-14o C. Është i njohur për rritjen e shpejtë; disa varietete mund të rriten deri në 40 cm brenda 24 orë, dhe arrijnë një gjatësi maksimale deri në 80 m.
Prodhuesi më i madh i kelpit në botë është Kina.
Një porcion ditor kelpi përmban rreth: (13)
- 12 Kalori
- 2.7 gram karbohidrate
- 0.5 gram proteina
- 0.2 gram yndyrna
- 0.4 gram fibra
- 18.5 mikrogram vitaminë K (23 përqind e nevojës ditore)
- 50.4 mikrogram folate (13 përqind e nevojës ditore)
- 33.9 miligram magnez (8 përqind e nevojës ditore)
- 47 miligram kalcium (5 përqind e nevojës ditore)
- 0.8 miligram hekur (4 përqind e nevojës ditore)
- 0.1 milligram manganese (3 përqind e nevojës ditore)
Këshilla për përdorimin e Kelpit
Sa herë që konsumoni bimë detare, është e rëndësishme të jenë organike (bio) për shkak të aftësisë së tyre për të absorbuar çdo mineral që ndodhet në ujë përreth tyre.
Është e mundur që të ekzpozoheni ndaj metaleve të rënda kur i merrni nga burime të pasigurta.
Një tjetër shqetësim potencial në lidhje me kelpin është mbikonsumimi i jodit. Nëse jeni të rrezikuar nga hipertiroidizmi, duhet të ulni konsumin e kelpit.
Përmbledhje mbi kelpin
- Janë rreth 30 varietete të ndryshme të kelpit, i cili rrithet në ujra të ftohtë në të gjitha oqeanet.
- Disa nga tipet e kelpit janë përmbajnë sasi shumë të lartë të jodit.
- Kelpi mund t’ju ndihmojë të dobësoheni, ndihmon për diabetin dhe parandalon ose trajton disa probleme me gjakun.
- Fukoidan, i cili gjendet te kelpi, është studiuar gjerësisht për vetitë anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore.
- Prezenca e lartë e vitaminës K në kelp, së bashku me fukoindanin ndihmojnë për kocka më të forta.
- Kelpi mund të gjendet në trajtë pluhuri, i tharë, i freskët dhe në formë suplementesh. Duhet pasur gjithmonë kujdes që të blini kelp nga burime të sigurta.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.