Alopecia Areata: 9 rrugët natyrale për të trajtuar rënien e flokëve
Alopecia areata prek 2 përqind të popullsisë në mbarë botën. Edhe pse nuk shkakton dhimbje fizike, mund të jetë një sëmundje psikologjikisht shkatërruese. Kjo sëmundje autoimune përfshin humbjen e flokëve rreth kokës, fytyrës dhe pjesëve të trupit. Mund të ndodhë në çdo kohë, pa paralajmërim. Zakonisht është e padiagnostikuar si llojet të tjera të humbjes së flokëve, si alopecia. Por me alopecia areata, sistemi juaj imunitar është duke sulmuar folikulat tuaj të flokëve.
Ka mjekime dhe kremra konvencionale që zakonisht rekomandojnë mjekët për të ndihmuar në rigjenerimin e flokëve. Por shumica e tyre vijnë me efekte anësore dhe kanë rezultat vetëm në rritjen e përkohshme të flokëve. Ka edhe trajtime natyrale kundër humbjes së flokëve që do të ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar, për të reduktuar inflamacionin dhe për të korrigjuar mangësitë e lëndëve ushqyese që mund të sjellin rënien e flokëve.
Çfarë është Alopecia Areata? Simptomat e saj.
Alopecia areata është një sëmundje autoimune që prek sistemin imunitar duke sulmuar qelizat në folikulat e flokëve tuaj, dhe duke shkaktuar rënien e flokëve. Fjala alopecia do të thotë rënie flokësh në latinisht. Areata do të thotë “me zona”. Pra, kjo shpjegon në mënyrë të përkryer këtë sëmundje që rezulton në rënien e flokëve në zona të vogla në kokë. Sasia e humbjes së flokëve të përjetuar nga njerëzit me alopecia areata ndryshon. Disa humbin pjesë të vogla, të rrumbullakta flokësh, e cila është më e zakonshme,ndërsa të tjerë përjetojnë humbje të madhe madje edhe humbje totale të flokëve.
Simptomat më të zakonshme të alopecia areata përfshijnë:
1-Humbja e flokëve: Vendi më i zakonshëm i humbjes së flokëve është koka. Ndonjëherë personat përjetojnë humbje të qimeve në vende të tjera të trupit, si mjekra, vetullat dhe qerpikët. Studimet tregojnë se kur personat kanë simptomat e alopecia areata më herët në jetë, ata përjetojnë humbje më të madhe të flokëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse humbja e flokëve fillon brenda dy dekadave të para të jetës.Sidoqoftë, shfaqja e sëmundjes mund të jetë e paparashikueshme. Alopecia areata përfshin humbje të flokëve në një ose më shumë pjesë të kokës, me madhësi të monedhës. Ekzistojnë dy llojet e alopecisë që mund të shfaqen tek individët :
- alopecia areata totalis – Humbja e plotë e flokëve ne pjesën e kokës (ndodh në rreth 5 për qind të rasteve)
- alopecia areata universalis – humbja e plotë e flokëve (ndodh në rreth 5 për qind të rasteve), në tërë kokën, fytyrën dhe trupin, duke përfshirë zona si vetullat, qerpikët, krahët, këmbët dhe në zonën pubike
2-Ndryshimet e thonjve: Hulumtimet tregojnë se ndryshimet e thonjve ndodhin në 10 deri në 38 përqind të pacientëve me alopecia areata. Disa ndryshime të zakonshme përfshijnë rënien e thonjve, thonj të thyer, thonj me kreshta vertikale ose vija që dalin nga baza e thoit deri në majë.
Alopecia areata zakonisht fillon midis moshës 20 dhe 40 vjeç. Por simptomat e sëmundjes mund të shfaqen në çdo moshë. Studimet tregojnë se në 82-88 për qind të rasteve, personat përjetojnë siptomat e para të alopecia areata deri në moshën 40 vjeç, ndërsa 40 për qind e rasteve simptomat e para shfaqen që në moshën 20 vjeç. Nëse simptomat zhvillohen më herët në jetë, ekziston një rrezik i madh që sëmundja të bëhet më e rëndë.
Studimet tregojnë se në mesin e personave me alopecia areata, 38-39 për qind e tyre shfaqin shenja të depresionit dhe 39-62 për qind e tyre shfaqin çrregullime ankthi të përgjithshme. Këto çrregullime psikiatrike mund të zhvillohen para ose pas fillimit të simptomave të alopecia areata. Rreth gjysma e rasteve ndodhin pas shfaqjes të simptomave. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se shenjat e stresit shfaqen para fillimit të alopecia areata në rreth 10 për qind të të rriturve dhe 10-80 për qind të fëmijëve me këtë sëmundje.
Shkaqet e Alopecia Areata dhe faktorët e rrezikut
Kur personi ka alopecia areata, qelizat e bardha të gjakut – të cilat supozohet të mbrojnë trupin tuaj nga “pushtuesit” e huaj si viruse dhe baktere – sulmojnë qelizat e folikulave të flokëve që normalisht rriten me shpejtësi. Si rezultat i kësaj, folikulat e flokëve bëhen më të vogla dhe ngadalësojnë prodhimin e flokëve.
Trajtimi Konvencional
Nuk ka kurë për alopecia areata. Flokët zakonisht ridalin vetë. Trajtimet e ndryshme e bëjnë flokun të rritet më shpejt dhe parandalojnë rënien. Disa nga trajtimet më të zakonshme konvencionale për alopecia areata përfshijnë :
1-Kortikosteroidet: Mjeku injekton kortikosteroide të për të ulur inflamacionin dhe për të nxitur rritjen e flokëve. Dermatologët zakonisht përdorin injeksione të kortikosteroideve për të trajtuar alopecia areata. Duhet të përsëritet procedura çdo katër deri në gjashtë javë. Kjo metodë e trajtimit nuk parandalon humbjen e re të flokëve. Përdoret vetëm për të ndihmuar flokët të rriten përsëri në zonat e rënies. Një efekt anësor i përdorimit të kortikosteroidës është që të mund të lërë gropa në lëkurë pas një trajtimi. Disa efekte të tjera anësore përfshijnë çrregullime në stomak, zbardhjen e ngjyrës së lëkurës në vëndin ku është bërë injektimi, dhimbje dhe inflamacion në vendin e injektimit.
2-Minoxidil: Minoxidili është një suplement i rritjes së flokëve që përdoret për të ndihmuar personat të rigjejnë flokët e tyre. Ajo aplikohet nga jashtë tek të rriturit dhe fëmijët në zonën e humbjes së flokëve, qoftë kokës, fytyrës apo trupit. Trajtimi me Minoxidil zakonisht është i kombinuar me trajtim tjetër. Nuk është efektiv më vete në trajtimin e humbjes së gjerë të flokëve.
3-Anthralin: Anthralin përdoret për të ndryshuar funksionin imun të lëkurës.Aplikohet nga jashtë në zonën problematike për 20-60 minuta dhe lahet. Kremi antralin përdoret për të ndihmuar rigjenerimin e flokëve në zonat e rënies. Por, mund të irritojë lëkurën dhe madje të shkaktojë një zbardhje të lëkurës përkohësisht.
4-Diphencyprone: Diphencyprone aplikohet nga jashtë në zonat e humbjes së flokëve në mënyrë që të stimulojë sistemin imunitar. Ajo në fakt shkakton një reaksion alergjik të butë, duke dërguar kështu qeliza të bardha të gjakut në sipërfaqen e zonës së rënies Diphencyprone lufton inflamacion në vendin e zonave të prekura dhe stimulon folikulat e flokëve për të ringjallur flokët. Ky lloj i imunoterapisë përdoret për të trajtuar raste të rënda të alopecisë areata, duke përfshirë alopecia totalis dhe alopecia universalis.
5- Imunosupresues: Imunosupresues si metotreksat dhe ciklosporina bllokojnë reagimin imun që shkakton humbjen e flokëve. Disa efekte anësore nga marrja e imunosupresuesit si metotreksat shkaktojnë të përziera, diarre, plagë, lëkurë të zbehtë dhe lodhje.
9 Trajtime Natyrore për Alopecia Areata
- Probiotikë
Është e vërtetë se trakti i tretjes kontrollon sistemin tuaj imunitar. Kjo është arsyeja pse probiotikët mund të ndihmojnë për të trajtuar një numër të patologjive autoimune, duke përfshirë edhe alopecia areata. Suplementet probiotike mund të përdoren për të përmirësuar sistemin tuaj imun në mënyrë që trupi juaj të mos reagojë në mënyrë të gabuar dhe të shkaktojë inflamacion. Ju gjithashtu duhet të hani ushqime që përmbajnë probiotikë, çdo ditë, të tilla si kefir, kombucha, perime të kultivuara, kos dhe uthull molle. - Zinku
Zinku mund të shërbejë si një trajtim natyral për alopecinë areata sepse ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe mirëfunksionimin e zorrëve, gjë që është jetike për funksionimin normal të imunitetit. Plus kësaj, zinku është një mineral vital për aktivitetet e rëndësishme funksionale të folikulës së flokëve. Është e këshillueshme të konsumohen ushqime me përmbajtje të lartë të zinkut të tilla si fara e kungujve, mish lope, mish qengji, bizele, kos dhe spinaq.
- Quercetin
Quercetin është një lloj i antioksidantit flavonoid që është i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar inflamacionin dhe për të luftuar radikalet e lira të dëmshme. Ai ka efekte të fuqishme mbi imunitetin. Kjo është arsyeja pse përdoret shpesh për të trajtuar simptomat që lidhen me çrregullimet autoimune. - Ginseng
Ginseng është një suplement bimor popullor që përmban komponime të ndryshme farmakologjike. Zvogëlon inflamacionin dhe rrit imunitetin. Kjo ndihmon trupin për të ruajtur homeostazën imunitare. Një studim i vitit 2012 zbuloi se xhinsengu i kuq shërben si një trajtim efektiv dhe natyral për alopecinë areata. Personat që tashmë marrin injeksione kortikosteroide mund ta përdorin atë si një trajtim plotësues. Sot ekzistojnë shumë lloje të Ginseng-ëve, përfshirë formatin pluhur, të tharë dhe tabletë të Ginseng-ut aziatik dhe amerikan. - Vaj esencial i Livandos
Një nga përfitimet e shumta të vajit të livandos përfshin aftësinë e tij për të shëruar dhe mbrojtur lëkurën. Ai punon si një antioksidant i fuqishëm dhe zvogëlon inflamacionin. Një studim i vitit 2016 i kryer me anë të minjve zbuloi se kur studiuesit aplikonin vajin e livandos në mënyrë të jashtme ne pjesën ku kishin rënë qimet tek minjtë , kjo shkaktoi një rritje të konsiderueshme të numrit të folikulave të flokëve, si dhe forcimin dhe trashjen e flokëve.Një tjetër studim, i kryer në Skoci, përfshinte trajtimin me aromaterapi për alopecinë areata. Personat në grupin e trajtimit masazhuan skalpin me vajrat esenciale të livandës, rozmarinës, trumzës, të përzier me vajra mbajtës të jojoba dhe farave të rrushit çdo ditë. Shkalla e përmirësimit duke përdorur vlerësimin fotografik të rritjes së flokëve ishte i rëndësishëm, duke dëshmuar se vaji i livandos dhe vajrat esenciale të tjera të dobishme për flokët shërbejnë si një trajtim efektiv natyror për alopecinë areata. - Vaj Esencial i Rozmarinës
Vaji esencial i rozmarinës zakonisht përdoret për të trashur dhe rritur flokët. Ai funksionon duke rritur metabolizmin qelizor që stimulon rritjen e flokëve. Hulumtimet tregojnë se aplikimi i jashtëm i vajit esencial të rozmarinës mund të jetë aq efektiv sa minoxidil, një trajtim konvencional për alopecinë areata. Ju gjithashtu mund të përdorni vajin e rozmarinës për të trajtuar zbokthin dhe skalpin e thatë. Thjesht aplikoni 2-3 pika vaj rozmarine direkt në zonën e shqetësimit dy herë në ditë. - Akupunkturë
Akupunktura përdoret si një trajtim natyral për alopecinë areata sepse mund të zvogëlojë qelizat T1 që sulmojnë folikulat e flokëve dhe që shkaktojnë humbjen e tyre. Gjithashtu vepron për të stimuluar dhe ngrohur folikulat e flokëve, për të zvogëluar inflamacionin dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në zonën e prekur. Akupunktura gjithashtu redukton ankthin dhe depresionin. - Hani ushqime anti-inflamatore
Një nga përbërësit më të rëndësishëm të trajtimit të sëmundjes autoimune natyrisht është të hani ushqime të shëndetëshme, ushqime të dendura me lëndë ushqyese që do të veprojnë për të zvogëluar inflamacionin dhe të lejojnë trupin tuaj të shërohet shpejt. Shmangni të gjitha ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje sheqeri. Në vend të kësaj, hani ushqime anti-inflamatore si perime me gjethe jeshile, panxhar, brokoli, boronica, arra, farëra, erëza (sidomos shafran i Indisë dhe xhenxhefil), salmon i egër, supë me kocka dhe vaj kokosi. Këto ushqime sigurojnë antioksidantë, minerale të rëndësishme dhe acide yndyrore të nevojshme. Është e zakonshme për personat me alopecia areata të kenë mangësi lëndësh ushqyese. Pra hani një dietë të balancuar plot me ngjyra të ndryshme në mënyrë që të siguroheni që jeni duke marrë vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten pëe të qënë mirë. - Reduktoni Stresin
Për të trajtuar flokët e hollë dhe humbjen e flokëve të lidhura me areata alopecia, është e rëndësishme për të ulur nivelet e stresit dhe për të lejuar trupin tuaj të shërohet, në mënyrë që flokët tuaj të rriten shpejt. Ka një numër veprimtarish që mund të ndihmojë për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të nxitur rritjen e flokëve. Këto përfshijnë stërvitje (si yoga), meditim, lexim dhe shpenzimi i më shumë kohë jashtë. Ballafaqimi me humbjen e flokëve mund të jetë e vështirë emocionalisht, pasi ju mund të filloni të ndjeheni të pasigurt në lidhje me pamjen tuaj. Rrethojeni veten me miq dhe anëtarët e familjes që tju mbështesin gjatë kësaj kohe të vështirë. Dhe, lidhuni me njerëz të tjerë të cilët gjithashtu kanë të njëjtin problem.
Masat paraprake
Këto trajtime natyrale për alopecia areata janë të sigurta për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. Por në qoftë se vëreni ndonjë efekt anësor, ndaloni përdorimin e barërave, suplementeve ose vajrave esencialë dhe kërkoni nga mjeku juaj ose dietologu për udhëzime. Nëse jeni duke luftuar me aspektet psikologjike të alopecia areata, të tilla si ankthi, depresioni ose pasiguria në lidhje me humbjen e flokëve tuaj, gjeni mbështetje nga një grup komuniteti ose terapist. Është e rëndësishme që ju të zvogëloni stresin sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të bëheni më mirë.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.