Maska e flokëve me Vaj Ulliri, Rozmarinë dhe Livando
Floku juaj “ulërin” për ndihmë çdo herë që ju e lyeni, e thani me tharëse, përdorni piastrën për ta drejtuar ose bërë kaçurrela, shkoni në plazh ose notoni në pishinat me klor. Dietat, stresi, kushtet mjekësore dhe medikamentet që mund të merrni, ndryshimet hormonale dhe mungesa e vitaminave dhe mineraleve ndikojne te floku juaj.
Përdorimi i trajtimeve speciale mund të jetë rruga më e mire për të mbajtur flokun në formë optimale. Ka me qindra produkte në raftet e marketeve, por pjesa më e madhe e tyre përmbajnë kimikate të dëmshme. Ato mund të bënjë që fillimisht floku juaj të duket i mrekullueshëm. Megjithatë, me kalimin e kohës, këto trajtime konvencionale do të kenë një ndikim negativ mbi flokun tuaj, duke e bërë të thatë dhe të dëmtuar – përfundimisht të patrajtueshëm.
Aplikimi në mënyrë periodike i trajtimit të flokut mund të eleminojë ngatërrimin e flokëve, dhe të riparojë dëmtimet dhe majat dyshe. Çfarë është fantastike, është që ju mund ta bëni këtë trajtim në shtëpi pa shumë kosto. Një nga opsionet më të mira është trajtimi me vaj ulliri. Ky vaj është thellësisht balsamik, i jep flokut shkëlqim dhe lehtësi në larje, përpos vetive të tjera. Lexoni më poshtë si të bëni vetë një trajtim të tillë dhe pse është një ide e shkëlqyer.
Si të bësh vetë një maskë floku me vaj ulliri
Përdorimi i vajit të ullirit për të trajtuar flokun nuk është një gjë e re; është përdorur prej shekujsh për të rritur shkëlqimin, butësinë, dendësinë dhe forcuar flokun. Ky vaj përmban disa përbërës të rëndësishëm si acidi oleik, palmitik dhe skualen të cilët janë zbutës për flokun.
Për të filluar, hidhni vajin e ullirit në një enë të vogël ose vazo qelqi. Pastaj shtoni vajrat esencialë të rozmarinës, livandos dhe lemongrass-it, të cilët janë vajra esencialë të mrekullueshëm për flokët. Përzjejini mirë. Shtimi i këtyre vajrave është për të përmirësuar në maksimum cilësitë e këtij trajtimi:
Rozmarina është e jashtëzakonshme për flokët e dobët. Ajo ndihmon në rritjen dhe trashjen e flokut duke rritur metabolizmin qelizor. Madje, studimet tregojnë se ndikon në rritjen e flokut dhe në personat që vuajnë nga alopecia.
Livando përmban veti antimikrobike, që mund të parandalojë tharjen e flokut dhe ndihmon në eleminimin e stresit, duke stimuluar rritjen e flokut.
Lemongrass eshtë një shtesë e shkëlqyer në këtë trajtim, pasi ka aftësinë të mbrojë skalpin dhe forcojë folikulat (rrënjët e flokut). Ndihmon gjithashtu dhe në trajtimin e zbokthit.
Përziejini mirë përbërësit dhe ruajini në një vazo qelqi të mbyllur fort me kapak.
Si të aplikojmë maskën me vaj ulliri
Aplikoni në sasi vaji në flokë të thatë duke filluar nga rrënjët në drejtim të majave. Masazhojeni butësisht skalpin. Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për rreth 30-40 minuta. Më pas lajeni kokën normalisht me një shampo bimore. Mund të përdorni më pas balsam bimor.
Këshilla:
Përdorimi i vajit të ullirit është i shkëlqyer për flokët kaçurrelë, të trashë, të thatë ose të dëmtuar. Për flokë të dobët, ndoshta do të ishte më mirë të përdorej më pak, ose të zëvendësohej me Vaj Kokosi i cili vepron më mirë me këtë lloj floku. Mund të eksperimentoni me të dy rastet për të parë rezultatin.
Maskë me Vaj Ulliri, Rozmarinë dhe Livando
Koha e përgatitjes: 3 minuta
Sasia: Për 4–5 trajtime, në varësi të gjatësisë së flokut
Përbërësit:
- 120 ml Vaj Ulliri Extra Virgin organik (ose Vaj Kokosi Extra Virgin organik)
- 10 pika Vaj Esencial Rozmarine
- 10 pika Vaj Esencial Livando (Lavandula officinalis ose lavandula hybrida)
- 3 pika Vaj Esencial Lemongrass
Përgatitja:
- Hidhni vajin e ullirit në një enë të vogël ose vazo qelqi.
- Shtoni vajrat esencialë të rozmarinës, livandos dhe lemongrass-it dhe përziejini mirë
- Ruajeni në një vazo qelqi me kapak të mbyllur fort.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.