Ataku kardiak: 10 simptoma (+ 7 këshilla për rehabilitimin)
Shtrëngimi në gjoks dhe shembja në mënyrë dramatike në dysheme janë shpesh skenat që shohim në televizion për atakun kardiak. Dhe ndërsa simptomat e një sulmi në zemër mund të vijnë papritur dhe në mënyrë intesive, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (1), në pjesën më të madhe të rasteve, këto simptoma vijnë ngadalë dhe në mënyrë të qetë.
Simptomat e atakut kardiak paraqiten me një shqetësim të përgjithshëm, presion, shtypje ose dhimbje e pjesës qëndrore të kraharorit, që zgjat për disa minuta. Më tej, këto simptoma mund të ndodhin në pjesë të tjera të trupit, përfshirë një ose të dy krahët, shpinën ose qafën, stomakun, madje edhe nofullën.
Dikush që ka atak kardiak mund të ndjejë të përziera, marramendje ose të mbushet me djersë të ftohta. Simptomat e atakut kardiak te meshkujt, shpesh janë të ndryshme nga sipmtomat te femrat. Zakonisht, marrja e frymës, përzierjet ose të vjellat dhe dhimbjet e shpinës apo të nofullës janë simptoma që shfaqen më shpesh te femrat se te meshkujt.
Nëse ju po përjetoni simptomat e mësipërme, telefononi urgjencën spitalore. Sa më shpejt të kontaktoni me urgjencën, aq më shpejt do të trajtoheni për të parandaluar një atak kardiak fatal.
Rikuperimi nga një atak kardiak kërkon kohë, dhe ekzistojnë disa mënyra për të ndihmuar në një shërim të shpejtë. Sigurisht, është më mirë të mos keni kurrë një eksperiencë të tillë, dhe kjo mund të parandalohet duke ndjekur një praktikë të shëndetshme ditore.
Çfarë është një atak kardiak?
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, sëmundjet koronare përfishrë atakun kardiak, janë përgjegjëse për 1 në çdo 7 vdekje në SHBA. (2)
Ataku kardiak dëmton muskulin e zemrës, dhe shkalla e dëmtimit varet shumë nga shpejtësia e marrjes së ndihmës së parë mjekësore.
Pra, çfarë ësthë ataku kardiak? Ataku kardiak ndodh kur fluksi i gjakut të pasuruar me oksigjen pakësohet ose ndërpritet përpara se të arrijë muskulin e zemrës. Arteriet koronare të ngushtuara për shkak të krijimit të pllakave sklerotike (ateroskleroza) janë shpesh shkaku. Kur këto pllakëza shkëputen nga muret e arterieve, gjaku mpikset përreth tyre, duke bllokuar fluksin e gjakut, gjë që çon në ishemi kardiake (pamjaftueshmëri). (3)
Kur zemra dëmtohet për shkak të ishemisë, kjo quhet atak kardiak (e njohur ndryshe dhe si Infarkti i Miokardit). Ndërsa njerëz të ndryshëm përjetojnë eksperienca të ndryshme të atakut kardiak, nëse shkaku i atakut është aterioskleroza, zakonisht ataku kardiak ndodh papritur, pa shenja të dukshme paralajmëruese.
Është e rëndësishme të theksohet diferenca midis një arresti kardiak dhe një ataku kardiak. Një atak kardiak (infarkti i miokardit) ndodh për shkak të ndërprerjes së fluksit të gjakut të pasuruar me oksigjen, ndërsa arresti kardiak shkaktohet nga një problem elektrik ose mekanik në zemer si një aritmi ose ngadalësimi i rrahjeve të zemrës.
Arresti kardiak bën që zemra të ndalojë papritur, dhe ataku kardiak mund ta shkaktojë atë. Vdekja mund të ndodhë në çastin që zemra pushon së rrahuri. Si ataku kardiak, dhe arresti kardiak mund të trajtohen, por thelbi është koha e trajtimit. Përdorimi i defibrilatorit për të kthyer zemrën në ritmin normal mund të neutralizojë arrestin kardiak.
10 shenja dhe simptoma
Simptomat variojnë nga njëri person te tjetri; gjithashtu dhe nga gjinia. Simptomat e mëposhtme janë të zakonshme, por është e rëndësishme të kuptojmë që sa më shumë nga simptomat e mëposhtme të kemi njëkohësisht, aq më e madhe është mundësia për të përjetuar një atak kardiak. (4)
- Ndjenjë shtypjeje, ngushtimi, dhimbjeje apo ndrydhjeje të kraharorit që mund të përhapet dhe në qafë, shpinë ose nofull.
- Të vjella
- Dispepsi (dhimbje e stomakut)
- Dhimbje të zemrës
- Dhimbje abdominale
- Frymëmarrje e shpeshtë
- Djersë të ftohta
- Dobësi, këputje
- Marrje mendsh e papritur
Simptomat e atakut kardiak te femrat mund të jenë më të lehta, dhe shumë femra besojnë se këto simptoma janë për shkak të moshës, refluksit të stomakut ose dhe gripit. (5)
Simptomat e një para-ataku kardiak te femrat mund të përfshijnë: 6)
- Këputje të papritur
- Djersitje dhe shpeshtim frymëmarrje
- Dhembje që fillon nga kraharori, në drejtim të shpinës, nofullës ose qafës.
Për femrat, mund të jetë shpesh e vështirë të bëjnë diferencën midis simtomave të një ataku kardiak dhe simptomave të një ataku paniku apo ankthi. Këto dy gjendje mund të prezantohen shpesh me simptoma të ngjashme, përfshirë vertigo, marrje mendsh, rrahje të forta zemre, mpirje të gjymtyrëve, dridhje apo zbehje.
Nëse ju keni një histori të sëmundjeve të zemrës ose të atakut kardiak, ose keni gjithashtu shqetësime paniku apo ankthi, duhet t’i drejtoheni kujdesim mjekësor.(7)
Simptomat e atakut kardiak në meshkujt nën 40 vjeç mund të përfshijnë shumë nga simptomat e zakonshme të përmendura më sipër. Sfida reale për këtë kategori ësthë që një njeri në dukje i ri dhe i shëndetshëm mund të përjetojë papritur një problem kardiak. Ne e hasim shpesh këtë në sportistët e rinj, ku simptomat e lehta në dukje shpesh interpretohen si mbilodhje. (8)
Shenja paralajmëruese
Sipas Mayo Clinic, disa persona mund të përjetojnë shenja paralajmëruese në javët, ditët apo orët përpara se të ndodhë një atak kardiak, që shfaqen veçanërisht si dhimbje kraharori ose angina, mund të jetë shenja paralajmëruese më e qartë. Kontaktoni me mjekun specialist sa më shpejt të jetë e mundur nëse përjetoni këto lloje shqetësimesh.
Shkaqet dhe faktorët e riskut.
Arsyeja më e zakonshme për atakun kardiak është ngushtimi ose bllokimi i arteries koronare, e njohur si sëmundja e arteries koronare. Gjatë një ataku kardiak, pllakëzat sklerotike që shkaktojnë ngushtimin e arteries, shkëputen dhe përziejnë gjakun me kolesterolin dhe elementët e tjerë të pllakëzave sklerotike. Kjo, shkakton trombozë, që mund të bllokojë tërësisht qarkullimin e gjakut në arterie.
Për më tepër, dhe në raste mjaft të rralla të quajtura spazma të arteries koronare, mund të ndodhin edhe në një enë gjaku të shëndetshme ose në ato që janë të bllokuara nga ateroskleroza. Këto spazma shpesh janë të lidhura me përdorimin e substancave ilegale si kokaina. Kur këto spazma janë të forta mund të shkaktojnë një atak kardiak.
Edhe më e rrallë është kur ndodh një çarje spontane e arteries koronare. Kjo zakonisht ndodh kur ka një sforcim të papritur të pareteve të arteries koronare. Te meshkujt, ndodh për shkak të një sforcimi fizik ekstrem. Te femrat, lidhet me problemet hormonale gjatë periudhës së paslindjes ose rreth ciklit menstrual. (9)
Faktorët e riskut
- Meshkujt mbi 45 vjeç
- Femrat mbi 55 vjeç
- Duhanpirja aktive ose pasive për një kohë të gjatë.
- Hipertensioni
- Kolesteroli i lartë në gjak
- Niveli i lartë i triglicerideve
- Diabeti
- Historia familjare (faktori gjenetik)
- Fibrilacioni arterial
- Aktiviteti i ulët fizik
- Obeziteti
- Stresi
- Përdorimi i drogës
- Sëmundje autoimune që përfshijnë lupus ose artritin reumatoid.
Trajtimet konvencionale
Kur shfaqen simptomat e atakut kardiak, testet diagnostike që bëhen, janë si më poshtë: (10)
- EKG
- Analiza gjaku
- Grafi e kraharorit
- Ekokardiogramë
- Angiogramë
- Testi i stresit
- CT (Skaner)
- MRI (Rezonancë magnetike)
Si ndihmë e shpejtë, mund të përdoren medikamentet e mëposhtme:
- Aspirina
- Trombolitikë
- Antikoagulantë
- Hollues gjaku
- Qetësuesë
- Nitroglicerinë
- Bllokues Beta
- Stabilizues të presionit arterial
Në disa raste, ndërhyrja kirurgjikale përfshin angioplastinë koronare (me ose pa unaza), ose bypass-in e arteries koronare.
7 Mënyra natyrale për të përshpejtuar rikuperimin nga ataku kardiak
- Merrni pjesë në një program rehabilitimi kardiak
Pas një ataku kardiak, kardiologu juaj do ju sugjerojë të merrni pjesë në një program rehabilitimi kardiak. Këto programe konsistojnë në një kombinim të disiplinave që fokusohen jo vetëm në shërimin tuaj, por dhe në uljen e riskut për të ardhmen. Seancat konsistojnë në suport mendor dhe emocional, ushtrime fizike dhe krijimin e një regjimi të personalizuar të zemrës. (11)
- Mbaj nën kontroll parametrat kryesorë
Shumë nga parametrat kryesorë, përfshirë hipertensionin, kolesterolin e lartë dhe diabetin, rrisin riskun për atak kardiak. Trajtimi i këtyre problemeve me efektivitet, përshpejton kohën e rehabilitimit.
- Lini duhanin
Nëse pini duhan, braktiseni atë, dhe shmangni duhanpirjen pasive, duke shmangur ambientet ku pihet duhan.
- Ulni peshën trupore
Nëse jeni mbipeshë, ushqehuni me një dietë të shëndetshme për të rënë në peshë. Pesha trupore është e lidhur drejpërdrejt me shëndetin e zemrës.
- Bëni ushtrime fizike
Shpesh njerëzit që kanë pësuar njëherë atak kardiak hezitojnë të bëjnë ushtrime fizike, nga frika se mos përsëritet ataku. Megjithatë, nëse kardiologu juaj e vlerëson se ushtrimet janë të shëndetshme për ju, ndiqni rekomandimet e tij.
Kujtohuni të respektoni trupin tuaj; trupi juaj sapo ka kaluar një ngjarje traumatike dhe do ti duhet pak kohë deri sa të arrijë nivelet e para-atakut. (12)
- Trajtoni depresionin
Depresioni është mjaft i zakonshëm pas një ataku kardiak, dhe simptomat mund të zgjasin 6 muaj ose dhe më shumë. Ankthi, zemërimi, irritimi, pakënaqësitë dhe vetëvlerësimi i dobët mund të jënë pjesë e këtij depresioni. Një ndihmë e madhe në këtë rast është Vaji Esencial i Kamomilit Roman ose Vaji esencial i Livandos.
Përsëri kujtohuni të respektoni trupin tuaj; trupi juaj sapo ka kaluar një ngjarje traumatike dhe është një proces që kërkon një mendje trup dhe shpirt të shëndoshë për tu rehabilituar.. (13)
- CoQ10, 100 miligram dy herë në ditë
Pas një ataku kardiak, kardiologu mund t’ju rekomandojë marrjen e statinave për të parandaluar një atak tjetër.
Të marrësh suplement CoQ10, ndihmon në uljen e efekteve anësore të medikamenteve, ndërsa ndihmon për të rregulluar presionin e gjakut. (14)
Në një survejim 2 vjeçar mbi pacientët me probleme kardiake mesatare ose të rënda, pacientëve iu dha placebo ose suplement CoQ10. Në fund të këtij dyvjeçari, ata që morën CoQ10 patën dukshëm më pak probleme kardiovaskulare, më pak raste vdekje dhe një numër më të vogël të shtrimit në spital. Studiueset rekomandojnë 100 mg dy herë në ditë në vend të një doze 200 mg, për shkak të një raporti absorbimi më të mirë. (15)
Parandalimi: 7 rrugë natyrale për të mbajtur zemrën të shëndetshme
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, rreth 20% e pacientëve mbi 45 vjeç që kanë pasur një atak kardiak, do tu përsëritet një tjetër brenda 5 vjetësh. Praktikimi i një regjimi si më poshtë, mund të përmirësojë shëndetin e zemrës. (17, 18)
- Të ushqehesh me një dietë të pasur, me ushqime të shëndetshme për zemrën
- Klinika e Zemrës në Kleveland, SHBA, një nga klinikat më të famshme në botë për zemrën, rekomandon arritjen dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme për zemrën. Dieta e tyre përfshin: (19)
- Shtatë deri në nëntë porcione fruta dhe perime në ditë. Konsumimi i frutave dhe perimeve të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, për të marrë ushqyes të larmishëm. Sa për orientim: një porcion është një frut mesatar ose një kupë perime të gjalla ose ½ të gatuara.
- Të konsumosh 25 gram ose më shumë fibra në ditë. Rekomandohet një kombinim i fibrave të tretshme dhe jo të tretshme. Nga kategoria e fibrave të tretshme, përmendim tërshërën, thjerrëzat, bizelet, farat e linit, agrumet dhe mollët. Nga kategoria e fibrave të patretshme janë frutat e thata dhe drithërat ose buka integrale.
- Konsumoni 2-3 vakte në javë me bazë perime proteinike. Zëvendësoni proteinat me mishit me proteina bimore si kërpi, thjerrëzat, bishtajoret, quinoa, frutat e thata, dhe farat.
- Limitoni konsumin e mishit të kuq në një herë në javë.
- Konsumoni mish pule (mundësisht të rritur në natyrë) pa lëkurë, dy herë në javë.
- Konsumoni peshk të egër, të pasur me acide yndyrore omega-3, dy herë në javë.
- Pini në mënyrë të kontrolluar.
- Praktikoni kontrollin e racioneve.
- Shijoni çokollatën e zezë.
Klinika e Klevelandit rekomandon gjithashtu konsumimin e rreth 30 gram çokollatë të zezë disa herë në javë, për shëndetin e zemrës. Shija e fortë e hidhur e kakaos vjen për shkak të flavanoleve në përmbajtjen e saj, të cilat përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe stabilizojnë presionin arterial, duke përmirësuar fluksin e gjakut në tru dhe zemër, dhe pakësuar rrezikun e trombozave. (20)
Megjithatë, vlen për tu theksuar, se sa më shumë të jetë e përpunuar çokollata, aq më shumë veti të mira ka humbur. Zgjidhni çokollatë të zezë të përpunuar pak dhe pa fruta të thata.
Hoëever, it is important to note that the more that chocolate is processed, the more health benefits are lost. Choose loë-processed dark chocolate, and avoid Dutch processed cocoa and highly processed chocolates ëith nuts and nougat.
- Bëni jetë aktive
Të ecësh 30 minuta në ditë mund të ulë riskun për një atak kardiak. Qëllimi është të bësh të paktën 30 minuta ushtrime aerobike në ditë për të paktën 5 ditë në javë. Nëse ju keni pësuar një atak kardiak, merrni mendimin e kardiologut për ushtrimet fizike.
- Praktikoni Yoga rregullisht
Yoga lidhet jo vetëm me fleksibilitetin dhe forcimin e trupit, menaxhimin e stresit, depresionit dhe ankthit, por ka lidhje dhe me një zemër më të shëndetshme. Praktikimi i Yoga-s për një kohë të gjatë luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit Në fakt, nga një vëzhgim sistematik klinik, është vënë re se Yoga përmirëson shëndetin kardiak, duke ulur presionin arterial, kolesterolin, peshën trupore, trigliceridet dhe përmirëson ritmin e zemrës. (21)
- Suplement Vaj Peshku ose Vaj Lini (janë të pasur me Omega-3), 1’000 miligram në ditë.
Vaji i peshkut dhe Vaji i Linit janë të lidhur me shëndetin e përgjithshëm të zemrës dhe rritjen e energjisë, uljen e nivelit të triglicerideve dhe humbjen e peshës, për shkak të përmbajtjes së lartë me Omega-3.
Sipas një studimi të publikuar në gazetën mjekësore Circulation, një dozë e lartë e acideve yndyrore Omega-3 të marra për 6 muaj, përmirëson dukshëm shëndetin e zemrës te pacientët që kanë kaluar një atak kardiak. (22)
- Akupunktura.
Është vertetuar që seancat e akupunkturës ndikojnë në përmirësimin e ritmit të zemrës dhe reduktimin e riskut të atakut kardiak. Në një vëzhgim të 16 rasteve klinike tregoi se medikamentet ishin me efektive kur shoqëroheshin me akupunkturë. (23)
- Menaxhoni stresin dhe trajtoni ankthin
Stresi, depresioni dhe ankthi kanë pasoja për shëndetin fizik dhe mendor. Së bashku me një dietë të shëndetshme, ushtrime dhe një gjumë të mirë, një ndikim pozitiv për shëndetin e zemrës ka dhe dhe terapia konjiktive dhe meditimi.
Gjithashtu, Ashwagandha është një nga trajtimet natyrale më të mira për ankthin, stresin dhe depresionin. Merrni 300 mg suplement ashwagandha të cilësisë së lartë, në ditë. (24) Mund të konsultoheni me mjekun tuaj paraprakisht.
Masa paraprake
Një sulm në zemër (atak kardiak) mund të jetë fatal. Telefononi menjëherë urgjencën spitalore nëse ndjeni dhimbje të kraharorit, shoqëruar me simptoma të tjera të atakut kardiak.
Nëse keni një histori familiare me probleme të zemrës, jeni duhanpirës, vuani nga diabeti ose tensioni kryeni kontroll periodik te kardiologu.
Disa fakte kyçe rreth atakut kardiak
- Sëmundjet e koronareve, përfshirë atakun kardiak, janë përgjegjëse për një në shtatë vdekje sot në SHBA. Ataku kardiak ndodh kur fluksi i gjakut pakësohet ose ndërpritet përpara se të arrijë muskulin e zemrës
- Ataku kardiak përfshin aterosklerozën, spazmat e arteries koronare ose në raste të rralla, çarjen e arteries koronare.
- Simptomat e atakuk kardiak variojnë nga njëri person te tjetri, dhe femrat mund të përjetojnë simptoma më të lehta se meshkujt.
- Të rikuperohesh nga një atak kardiak kërkon kohë, dhe ndryshim të stilit të jetës.
7 rrugë natyrale për të rikuperuar pasojat e atakut kardiak
- Merrni pjesë në programe rehabilitimi të sugjeruara nga kardiologu juaj, për të parandaluar një atak të ardhshëm, menaxhoni depresionin, stresin, ankthin dhe shtoni ushtrimet fizike në rutinën tuaj ditore.
- Mbani nën kontroll presionin arterial, diabetin dhe kolesterolin.
- Mos pini duhan dhe shmangni ambientet ku pihet.
- Humbisni peshën e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.
- Bëni ushtrime ose ecni të paktën 30 minuta në ditë, 5 ditë në javë.
- Trajtoni depresionin dhe ankthin me trajtime natyrale si terapia në grup dhe inhalacioni i vajit esencial të kamomilit roman ose vajit esencial të Livandos.
- Merrni CoQ10, 100 miligramë dy herë në ditë, për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe për të ulur efektet anësore të medikamenteve të dhëna nga kardiologu.
Parandalimi: 7 mënyra për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme
- Konsumoni dieta të shëndetshme për zemrën.
- Shijoni çokollatën e zezë disa herë në javë.
- Ecni 30 minuta në ditë për të paktën 5 ditë në javë.
- Praktikoni Yoga rregullisht
- Merrni suplement Vaj Peshku Omega-3, 1’000 miligram në ditë.
- Medikamentet janë më efektive kur shoqërohen me akupunkturë.
- Menaxhoni stresin dhe trajtoni ankthin me ashwagandha ose me terapi medituese
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.