10 VAJRAT ESENCIALË PËR LEHTËSIMIN E ARTRITIT
Si të lehtësojmë artritin?
Artriti është një gjendje inflamatore e njyjeve, dhe është një term i përgjithshëm i përdorur dhe për gjendje si osteoartriti, artriti reumatoid, cerma, lupusi dhe fibromialgjia të cilat japin enjtje dhe dhimbje të njyjeve duke kufizuar kështu lëvizjen e tyre.
Mbi 20% e popullatës vuajnë nga disa forma të artritit duke shkaktuar dhimbje dhe probleme në lëvizje të cilat ndikojnë në aktivitetin e përditshëm. Artriti është një gjendje e cila prek të rriturit. Duke qënë se ul cilësinë e jetesës, artriti mund të sjellë dhe shumë ndryshime emocionale duke përfshirë dhe depresionin.
Të moshuarit dhe femrat, kanë probabilitet më të lartë për zhvillimin e artritit, si dhe ata që kanë gjene predispozuese për lupus, artrit reumatoid dhe spondiliti ankiloz. Mosha, gjinia dhe faktorët gjenetik përveç, infeksionit dhe dëmtimit të njyjeve, obeziteti dhe profesioneve që kanë lëvizje përsëritëse të cilat rrisin rriskun dhe përkëqësimin e artritit.
Pse duhet të përdorim vajrat esencialë?
Në mjekësinë bashkëkohore, trajtimi i artritit është i limituar në varësi të menaxhimit të simptomave në shumicën e rasteve. Analgjezikët anti-inflamatorë përshkruhen për të reduktuar enjtjen dhe dhimbjen, e cila ndikon dhe në lëvizshmëri. Në disa raste mund të merren kortikosteroide për të ulur inflamacionin duke dëmtuar sistemin imunitar. Të gjitha trajtimet kanë efekte anësore serioze, sidomos kur përdoren për një kohë të gjatë. Prandaj ne do t’ju rekomandojmë trajtimin natyral.
Përbërësi aktiv i aspirinës, një nga analgjezikët anti-inflamatorë më të përdorur, nxirret nga lëvorja e pemës së shelgut. Ka disa lloje bimësh të cilat kanë efekte të ngjajshme për të trajtuar problemet e artritit.
Vajrat esencialë janë esencat më të pastra të këtyre bimëve terapeutike. Ju mund të përjetoni një çlirim shumë të madh nga simptomat, pa pasur efekte anësore.
Vajrat e mëposhtëm janë shumë efektivë në trajtimin e artritit (vetëm dhe të kombinuar).
Kujdes! Përpara përdorimit të vajrave esencialë, konsultohuni me mjekun tuaj. Disa vajra esencialë mund të ndërveprojnë me disa medikamente, dhe jo të gjithë vajrat esencialë janë të sigurt për përdorim;duhet të bindeni që janë 100% të pastër dhe të çertifikuar Bio-Organikë. Lexoni artikullin e mëposhtëm për më tepër detaje.
10 vajrat esencialë për lehtësimin e artritit
- Vaji esencial i mentes (menta x piperita/menta arvensis)
Vaji esencial i mentes është shumë popullor, ka efekt të shkëlqyera anti-inflamatore si dhe efekt analgjezik i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe enjtjes në gjendje si artriti dhe artriti reumatoid.
Miksoni 5-10 pika vaj mente me 2 lugë çaji vaj kokosi të ngrohur në banjo mari. Mund ta miksoni me çfarëdolloj vaji për të marrë efekte të fuqishme anti-artrit. Përdoreni për sa kohë ju nevojitet për tu çliruar nga dhimbja.
Lexoni dhe: VAJI I MENTES PËR RRUGËT E FRYMËMARRJES, DHIMBJEN E KOKËS, TË VJELLAT, SHËNDETIN E ZORRËVE, ETJ.
Vaji esencial i eukaliptit (eucalyptus globulus)
Gjethet aromatike të kësaj bime që gjendet kryesisht në Australi (por dhe në Shqipëri), përdoren për të ekstraktuar vajin e eukaliptit. Ka një aromë karakteristike të fuqishme dhe shpuese. Komponenti kryesor i këtij vaji është eukaliptusi, por përmban edhe komponente të tjera të cilat japin efekte të fuqishme anti-inflamatore. Përzierja e vajit të eukaliptit me një vaj bazë për të ulur enjtjen dhe zvogëlimin e dhimbjes, por mund të shkaktojë irritim të pak njerëz. Testojeni në lëkurë para se ta përdorni.
Lexoni dhe: 10 përdorimet dhe efektet pozitive të Vajit të Eukaliptit
- Vaji esencial i xhinxherit (zingiber officinalis)
njihet si një erëz shumë e përdorur në kuzhinë, por ajo mund të përdoret dhe si terapeutike gjithashtu. Ka efekte anti-inflamatore shumë të mira në trajtimin e shumë gjendjeve inflamatore duke përfshir dhe artritin. Vaji esencial i xhinxherit ekstraktohet nga rrënja e bimës së xhinxherit. Përvec komponentit kimik zingiberene, vaji përmban disa fitokimikate potente si geranioli, geranial, neral, borneol, camfene, etj.
Miksojeni vajin me një vaj bazë dhe masazhoni zonën e prekur. Mund ta miksoni dhe me vajin e livandos dhe lemongrassit.
- Vaji esencial i livandos (lavandula angustifolia/lavandula hybrida)
Vaji i livandos njihet për efektin anti-inflamator dhe analgjezik. Njerëzit që vuajnë nga artriti dhe artriti reumatoid kanë përjetuar përmirësime drastike të simptomave kur kanë aplikuar lokalisht vajin e livandos.
3-5 pika vaji mund të përdoren për një lehtësim të menjëhershëm të dhimbjeve, por miksimi me vaj bazë do të shmangë çdo irritim të mundshëm të lëkurës. Masazhojeni në mënyrë rrethore, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe redukton inflamacionin. Vaji i lavandës ka efekt zbutës, mund të ndihmojë dhe në lehtësimin e gjendjes së irritimit si pasojë e artritit.
Lexoni dhe: 10 efektet pozitive të vajit të livandos për sëmundjet kryesore dhe dëmtimet e vogla
Vaji esencial i specit djegës (capsicum annum)
Vaji i specit djegës ka veti të shkëlqyera analgjezike por duhet të përdoret në mënyrë të përsëritur për disa ditë derisa efekti të behet i dukshëm. Kapsaicina është ingredienti aktiv primar i cili sjell lehtësim të dhimbjeve duke zbehur substancën P, një peptid neurotransmetues i cili çlirohet si përgjigje ndaj inflamacionit. Kjo molekulë është përgjegjëse për ndjesinë e dhimbjes në tru dhe kapsaicina kundërvepron me këtë proces.
Aplikoni disa pika vaj speci djegës të miksuar me vaj kokosi, 2-3 herë në ditë për disa javë. Nëse keni irritim të lëkurës, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun tuaj. Rezultati final në përgjithsi ndodh pas 3 muajsh ose më tepër.
- Vaji esencial i rosmarinës (rosmarinus officinalis)
Vaji i rozmarinës ekstraktohet nga Rosmarinus officinalis ka veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Komponenti kryesor aktivë është acidi rosmarinik, substancat bioactive të tjera ndihmojnë me një rolë mbështetës.
Në shumë studime laboratorike, acidi rozmarinik ka ndaluar zhvillimin e artritit reumatoid tek minjt. Ka të njëjtin efekt edhe tek njerëzit duke ndikuar në këto gjendje autoimmune ku WBCs shkakton humbje të kartilagos.
Lexoni dhe: Përdorimi dhe Përfitimet e Vajit të Rozmarinës
- Vaji esencial i temjanit (boswellia carterii/boswellia serrata)
Vaji i temjanit ekstraktohet nga rreshira e tharë e pemës Boswellia, që rritet në Afrikë dhe Lindjen e mesme. Vaji i temjanit është përdorur në shumë ceremoni fetare për efektin e tij në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.
Eksperimente laboratorike kanë treguar se vaji i temjanit mund të ndalojë progresin e artritit reumatoid duke ndaluar prodhimin e substancave inflamatore, duke parandaluar kështu dhe dëmtimin e indeve të buta. Monoterpenet dhe sesquiterpenet në këtë vaj, janë përgjegjëse për efektin shërues.
- Vaji esencial i mirrës (Myrrh, commimphora molmol)
Vaji esencial i mirrës (Myrrh) përftohet nga rrëshira e bimës Commiphora molmol, një shkurre e cila gjendet në Egjipt dhe Jordani. Myrrh, së bashku me vajin e temjanin, janë përdorur nga ana mjekësore për shumë gjendje shëndetësore, përveç përmirësimit të gjendjes shpirtërore që ato japin.
Efekti anti-inflamator i këtij vaji është i vlerësuar si shumë efektiv për trajtimin e artritit. Vaji i mirrës mund të përzihet me vajin e ullirit dhe të aplikohet në njyjet e prekura nga artriti. Redukton enjtjen duke ulur nivelin e substancës inflamatore leukotaksinë. Kjo substancë prodhohet nga trupi kur indet janë të dëmtuara.
- Vaji esencial i lemongrass (cymbopogon citratus)
Ky vaj me aromë të ëmbël agrumesh, distilohet nga gjethet dhe kërcelli i barit Cymbopogon. Në terapinë Ayuveda për artritin, kërcelli i lemongrasit i zjerë në ujë të nxehtë ka efekt të drejtëpërdrejt tek nyjet e prekura. Ngrohtësia lehtëson absorbimin e vajit në thellë në inde duke siguruar një kohëzgjatje më të madhe të lehtësimit nga dhimbja.
Vaji i lemongrasit është diuretik, dhe si i tillë, nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta nga qelizat dhe nga trupi. Kjo ndihmon në luftimin e karakteristikave të inflamacionit si pasojë e artritit reumatoid dhe lupusit. Vaji i lemongrassit ka dhe një avantazh shumë të madh: efektin antidepresiv, i cili redukton ndjesinë e pasigurisë dhe depresionit që i kap shumë pacientë të cilët vuajnë nga kjo gjendje.
Në ndryshim nga vajrat e tjerë esencialë që prodhojnë efekte anti-inflamatore dhe analgjezike nga salicilatet, vaji i lemongrassit ka një set agjentësh të ndryshëm si Citronelal, Myrcene, Limonene, Citral, Geraniol, dhe Nerol. Ky është një bonus pë ata persona që janë alergjikë nga aspirina ose që përdorin medikamente holluese gjaku.
- Vaji esencial i mështeknës (Betula pendula)
Vaji esencial i mështeknës nxirret nga lëvorja e pemës. Ka një aromë të ëmbël, dhe efekte të fuqishme analgjezike dhe anti-inflamatore, të cilat vijnë nga përmbajtja e salicilatit metil dhe acidit salicilik. Ka efekte si kortikosteroid në lehtësimin e dhimbjes dhe uljes së enjtjes në nyje, për cermën, tendinitet dhe osteoartritet. Ky vaj redukton depozitimin e lëngjeve të tepërta në nyje, duke përmirësuar kështu dhe lëvizjen.
Vaji i mështeknës është një komponent kryesor në shumë formula anti-artrit, por gjithsesi duhet të përdoret me kujdes. Zakonisht kombinohet me vajin e lemongrassit dhe hollohet me një vaj bazë përpara aplikimit në nyjet e inflamuara. Vaji i mështeknës nuk duhet të përdoret nga njerëz të mëdhenj në moshë ose pacientë të cilët përdorin medikamente për hollimin e gjakut.
Rrisni efektin terapeutik duke kombinuar vajra esencialë të ndryshëm.
Kombinimi i 2 ose më tepër vajrave esencialë mund të japë edhe më tepër lehtësim nga dhimbjet, sesa përdorimi vetëm i njërit. Prsh, mund të miksoni 10 pika nga çdo vaj esencial i mështeknës, lemongrassit dhe barbarozës (geranium, pelargonium roseum) me një vaj bazë për të patur një efekt lehtësues më të mirë.
Vajrat esencial janë me një koncentrim të lartë, kështu që mund të hollohen me një vaj bazë si vaji i kokosit, vaji i ullirit, vaji jojoba, vaji i bajames së ëmbël etj.
Ku mund të blini vajra esencialë?
Kur përdorni vajra esencialë për artritin, është e domosdoshme të përdorni vajra me cilësi të lartë, vajra esencialë 100% të pastër dhe të çertifikuar bio. Shmangni përdorimin e produkteve me aditivë, ngjyrosës dhe aromatizues artificialë. Në etiketat e produkteve duhet të shkruhet qartë emri i produktit, emri në latinisht, cilësia e produktit dhe vula e çertifikimit bio.
Ne ju rekomandojmë vajrat esencialë të Herbal Line, të prodhuar nga kompani Italiane dhe Franceze, si: Flora, Argital dhe Helpac Distillerie. Këto vajra janë të gjitha të çertifikuara Bio-Organike nga EU, ECOCERT, BDIH dhe ICEA, dhe pjesa më e madhe e këtyre vajrave janë dhe për përdorim të brendshëm.
Vajrat esencialë të Herbal Line mund ti shikoni këtu: vajra esencialë
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.