TRAJTIMI I AKNEVE ME VAJRA ESENCIALË DHE RECETA NË KUSHTET E SHTËPISË.
Qindra miliona njerëz në botë vuajnë nga aknet. Në fakt, rreth 70 përqind – 90 përqind e të rinjve, si meshkuj dhe femra, vuajnë nga aknet. Dhe studimet e fundit tregojnë se përhapja e akneve tek femrat e reja është rritur. Megjithatë,akoma shumë njerëz nuk mund të gjejnë një trajtim që aktualisht fumksionon! Shumica drejtohen tek ilaçet me recetë ose trajtimet kimike.
E vërteta është se këto produkte zakonisht përmbajnë kimikate të ashpra që kanë efekte anësore ose thjesht nuk fuksionojnë aspak. Kjo është arsyeja pse ne ju këshillojmë të shikoni për receta natyrale kundra akneve që janë përdorur për mijëra vjet. Këto receta përfshijnë vajra esenciale që trajtojnë thelbin e problemit dhe janë miqësore me lëkurën.
Në fakt, një nga studimet e fundit, doli në përfundimmin se vaji i pemës së çajit ishte pothuajse gjashtë herë më efektiv se sa placebo në trajtimin e akneve të lehta, deri në eleminim!
Më poshtë do të gjeni katër vajrat esencialë më efektivë për aknet, që do të ushqejnë lëkurën tuaj dhe do të luftojnë shkaqet e akneve në mënyrë natyrale.
Pse përdoren vajrat esencialë për Aknet?
Njerëzit e të gjitha moshave preken nga shpërthime të akneve ose plagë kronike të tyre. Aknet mund të shkaktojë çrregullime të dhimbshme dhe të shëmtuara në fytyrë, gjoks, shpinë, apo në krahë. Kur nuk trajtohen, aknet mund të lënë shenja dhe çojnë në uljen e vetëbesimit.
Shkaqet kryesore të akneve përfshijnë poret e bllokuara, bakteret, prodhimi i tepërt të yndyrës dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Faktorë të tjerë, të tilla si hormonet, dieta, stresi dhe medikamente të caktuara, të tilla si kortikosteroidet, androgjenët, pilulat e kontrollit të lindjes, gjithashtu mund të përkeqësojnë aknet.
Pse kaq shumë persona, sidomos adoleshentët vuajnë nga aknet?
Epo, mund të jetë për shkak të gjenetikës, ndryshimit të niveleve të hormoneve, stresit ose aktivitetit të lëkurës. Për shembull, fërkimi nga pajisjet sportive dhe çantat e shpinës mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë dalje të akneve në mjekër, ballë, qafë, gjoks dhe shpinë.
Por është e rëndësishme të dini se kimikatet dhe ilaçet me recetë mund të shkaktojnë acarim të mëtejshëm, duke përkeqësuar problemin.
Vajrat esencialë kanë fuqinë për të vrarë bakteret në lëkurë në mënyrë të natyrshme. Disa vajra esencialë për aknet, të tilla si vaji i livandos, qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën nga acarimi dhe stresi.
Por aknet nuk janë duke prekur vetëm adoleshentët; studimet e fundit tregojnë se përhapja e akneve tek femrat e reja është rritur. Sipas një studimi të vitit 2014 të kryer në Brazil,kjo mund të jetë për shkak të stresit, çrregullimeve hormonale dhe privimit të gjumit.
Vajrat esenciale për akne, të tilla si lavanderi dhe sherebela, kanë aftësinë për të lehtësuar ndjenjat e stresit dhe ankthit, për të luftuar pagjumësinë dhe privimin e gjumit dhe për të balancuar nivelet e hormoneve. Ata janë gjithashtu miqësorë me lëkurën dhe kanë një numër përfitimesh që shkojnë përtej luftës kundër akneve dhe promovimin e shëndetit të lëkurës.
4 VAJRAT ESENCIALË MË EFEKTIVË PËR AKNET
1.Vaj esencial i pemës së çajit (Tea Tree Oil)
Disa përfitime të vajit esencial të pemës së çajit janë vetitë antibakteriale dhe antifungale. Trajtimet mbi aknet, të cilat kanë në përbërje vajin esencial të pemës së çajit tani janë gjerësisht të disponueshme dhe dëshmitë tregojnë se ato janë një zgjedhje e zakonshme mes njerëzve që e vetë-trajtojnë problemin e akneve.
Një rishikim shkencor i efikasitetit, tolerancës dhe mënyrave potenciale të veprimit në lidhje me trajtimin e akneve me vajin esencial të pemës së çajit tregon se produktet e pemës së çajit ulin numrin e plagëve tek pacientët me akne, kanë nivele të tolerancës që janë të ngjashme me trajtimet e tjera aktuale dhe kanë veti antimikrobike dhe anti-inflamatore që janë të lidhura me trajtimin e akneve.
Një studim i vitit 2007 sugjeron që vaji i pemës të çajit është një trajtim efektiv për akne të lehta deri në të moderuara. Gjashtëdhjetë pacientë u ndanë në dy grupe – një grup ishte trajtuar me vajin esencial të pemës së çajit dhe një grup me placebo. Pjesëmarrësit u ndoqën çdo 15 ditë për një periudhë prej 45 ditësh. Përgjigja ndaj trajtimit u vlerësua nga numërimi i përgjithshëm i plagëve të akneve dhe indeksi i ashpërsisë së akneve. Rezultatet e studimit treguan një ndryshim të rëndësishëm midis vajit esencial të pemës së çajit dhe placebo në përmirësimin e numrit total të plagëve të akneve, pasi vaji i pemës së çajit ishte 3.6 herë më efektiv se sa placebo. Në lidhje me ashpërsinë e përgjithshme të akneve, vaji i pemës së çajit ishte 5.8 herë më efektiv, duke dëshmuar se vaji i pemës së çajit shërben si një trajtim efektiv dhe natyral për aknet e lehta deri në moderim.
Përdorimi
1-Vaji esencial e pemës së çajit për akne : Hidhni 2-3 pika në një tampon të pastër pambuku dhe aplikojeni butësisht në zonën e akneve.
Vaji esencial i pemës së çajit gjithashtu mund të shtohet në larësit e përditshëm të fyyrës ose trupit ose mund të shtohet në një shishe spray të mbushur me ujë dhe të spruconi fytyrën ose trupin.
Vaj Lavender ka përfitime të thella në lëkurën tuaj për shkak të karakteristikave antimikrobike dhe antioksiduese. Zbut dhe ushqen lëkurën – trajton aknet, shëron lëkurën e thatë dhe zvogëlon shfaqjen e njollave të errëta dhe shenjave të shkaktuara nga aknet. Përfitimet e tjera të vajit të livandos përfshijnë aftësinë e tij për të reduktuar stresin dhe ankthin që lidhen me shpëthimin e akneve tek të rriturit dhe ka veti terapeutike që përmirësojnë cilësinë e gjumit, duke promovuar kështu një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.
Një studim i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore të Tajlandës zbuloi se vaji i livandos krijon një efekt relaksues kur sprucohet në ajër. Njëzet vullnetarë morën pjesë në një studim që hulumtoi efektet e vajit të livandos në sistemin nervor qendror dhe luhatjet e humorit. Rezultatet zbuluan se vaji i livandos shkaktoi ulje të ndjeshme të presionit të gjakut, rrahjeve të zemrës dhe temperaturës së lëkurës.
Pjesëmarrësit e karakterizuan veten si më të relaksuar dhe të rifreskuar pas inhalacionit (thithjes me frymëmarrje) të vajit të livandos.
Studimet sugjerojnë se stresi dhe akne janë të lidhura, duke shpjeguar pse njerëzit shpesh përjetojnë shpërthime të akneve në kohën e rritjes të stresit dhe ankthit . Kjo mund të ndodhë sepse qelizat që prodhojnë sebum (substanca yndyrore që përzihen me qelizat e lëkurës së vdekur dhe bakteret për të bllokuar folikulat e flokëve) kanë receptorë për hormonet e stresit. Hulumtuesit besojnë se një rritje e akneve mund të jetë për shkak të niveleve më të larta sebum-it që prodhohen në kohë stresi; prandaj, vaj esencial i livandos shërben si një mjet i fuqishëm për shkak të aftësive në reduktimin e stresit.
Për të përdorur vajin e livandos për të lehtësuar ndjenjat e stresit që mund të shkaktojnë prodhimin e sebumit, përhapni 5 pika vaj në shtëpi ose aplikoni në kyçet e dorës, prapa qafës ose tëmtha.
Vaj esencial i livandos gjithashtu ka veti antibakteriale dhe mund të përdoret direkt në lëkurë për të luftuar aknet.
Një përbërës i rëndësishëm i pranishëm në vajin esencial të sherebelës, i quajtur linalyl acetate, ul inflamacionin e lëkurës dhe punon si një medikament natyral për aknet dhe acarimin e lëkurës. Ai gjithashtu rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë, një faktor që shpesh shoqërohet me dalje të akneve. Vaj esencial i sherebelës gjithashtu frenon rritjen dhe përhapjen e baktereve, lehtëson ndjenjat e stresit dhe ankthit dhe ruan balancën hormonale.
Stresi është një nga shkaktarët kryesorë të akneve tek femrat e rritura, sepse shoqërohet me një rritje në nivelet e kortizolit të hormoneve të stresit. Një studim i vitit 2014 i botuar në Journal of Phytotherapy Research zbuloi se inhalimi i vajit esencial të sherebelës ka aftësinë për të ulur këto nivele të kortizolit me 36 përqind. Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin që vaji esencial i sherebelës ka një efekt statistikisht të rëndësishëm në uljen e niveleve të kortizolit, dhe ka një efekt antidepresant, duke përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe luftuar ankthin.
Një studim i kohëve të fundit i botuar në Advances in Dermatology and Allergology, zbuloi se vaji esencial i sherebelës është një agjent aktiv natyral antimikrobik. Pas testimit të efikasitetit të vajit esencial të sherebelës në njollat e shumta bakteriale rezistente ndaj drogës, vaji esencial i sherebelës ishte aktiv kundër baktereve që çojnë në infeksione të lëkurës që mund të çojnë në dalje të akneve ose acarim të lëkurës.
Mënyrat e përdorimit: shpërndani 5 pika të vajit esencial të sherebelës në shtëpi. Kjo gjithashtu ndihmon në lidhje me nervozizmin dhe pagjumësinë – dy kushte të lidhura me shfaqjen e akneve.
Për të vrarë bakteret që pengojnë poret tuaja dhe që çojnë në daljen e akneve, aplikoni 1-3 pika vaj esencial sherebele në zonën problematike. Mund të aplikohet me një tampon të pastër pambuku ose duke e holluar atë me vaj jojoba ose kokosi dhe pastaj të masazhoni përzierjen në lëkurë.
Vaj esencial i dëllinjës ka aftësi natyrore antibakteriale dhe antimikrobiale, duke e bërë atë një nga ilaçet më popullore natyrore për të luftuar irritimet dhe infeksionet e lëkurës. Ai shërben si një medikament natyral për aknet dhe ndihmon në bukurinë e lëkurës. Ai gjithashtu, ka veti detoksifikuese dhe reduktuese të stresit që mbrojnë trupin nga toksinat të cilat shkatkojnë akne.
Një studim i vitit 2005 i botuar në Zhvillimin dhe Teknologjinë Farmaceutike thotë se vaji esencial i dëllinjës ka aktivitet antibakterial që shërben si një zgjidhje kundër akneve. Kur përdoret me aplikim të rregullt ose pas hollimit me vajra mbajtës, vaj esencial i dëllinjës tregoi veti të shkëlqyera kundër akneve.
Disa studime tregojnë se vaji esencial i dëllinjës është një agjent i fuqishëm antibakterial që lufton aknet kur përdoret lokalisht. Kjo është për shkak të përbërësve specifike, duke përfshirë alfa-pinene, p-cymene dhe beta-pinene.
Përdoreni vajin esencial të dëllinjës për aknet duke aplikuar 2-3 pika në zonën që keni probleme.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, hollojeni vajin esencial të dëllinjës me vaj kokosi ose vaj jojoba para aplikimit.
Si të përdorim vajrat esencial për Akne ?
Përdorim i jashtëm – Mënyra më e mirë për të përdorur vajrat esenciale kundra akneve është të aplikoni 2-3 pika në zonën problematike. Këto vajra janë të sigurta për aplikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë, por ato gjithashtu mund të kombinohen me një vaj mbajtës, si jojoba ose vaj kokosi.
Në fakt, kur të përdorni vajin e kokosit për shëndetin e lëkurës, do të vini re përfitime të habitshme. Vaji i kokosit hidraton lëkurën dhe është në gjendje të depërtojë lëkurën tuaj në një nivel më të thellë për shkak të peshës së ulët molekulare dhe mënyrës së lidhjes me proteinat.
Vaji i jojobas është gjithashtu një vaj i dobishëm mbajtës që nxit shëndetin e lëkurës duke punuar si mbrojtës dhe pastrues. Ai është i pasur me jod dhe lufton rritjen e dëmshme të baktereve që çon në shpërthime të akneve. Kjo mund të përshpejtojë procesin e shërimit dhe të zvogëlojë plagët e lëkurës.
RECETA
Larës fytyre për lëkurë të pastër – Ky larës fytyre është plot me probiotikë për të forcuar lëkurën dhe për të vrarë bakteret që shkaktojnë aknet. Kombinoni përbërësit e mëposhtëm:
1 lugë gjelle vaj kokosi
3 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle uthull molle
20 pika vaj esencial i pemës së çajit
2 kapsula probiotikë
Miksojini përbërësit së bashku dhe përziejeni me një blender dore. Pastaj hidhni përzierjen në një enë të përshtatshme dhe ruani në një vend të freskët.
Trajtimi Natyral i shenjave të Akneve – Për një trajtim natyral fytyre për shenjat e akneve, bëni një pastë duke përzier përbërësit e mëposhtëm:
2 lugë çaji mjaltë të papërpunuar
3 pika vaj esencial livando
3 pika vaj esencial i pemës së çajit
3 pika vaj esencial temjani
Lani dhe thani fytyrën tuaj, pastaj aplikoni pastën duke e lënë rrëth 1 orë dhe më pas shplajeni.
Sapun për hidratim të lëkurës – Për të hidratuar dhe zbutur lëkurën tuaj, provoni sapunin me livando. Jo vetëm që vret bakteret të cilat shkaktojnë akne, por lehtëson mendjen tuaj dhe sjell ndjenja të paqes dhe kënaqësisë.
Efektet anësore të mundshme
Këto katër vajra esenciale për fytyre janë të sigurta dhe efektive.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, holloni vajrat esenciale me një vaj mbajtës para se ta aplikoni në lëkurë.
Gjithashtu, shmangni ekspozimin direkt ndaj rrezeve të diellit kur trajtoni aknet me vajra esenciale. Rrezet UV mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe mund të çojnë në acarim të lëkurës ose skuqje.
Nëse përdorimi i ndonjë prej këtyre vajrave esenciale shkakton acarim të lëkurës, mos e përdorni më atë vaj; provoni një vaj të butë si livando.
Comments (1)
[…] TRAJTIMI I AKNEVE ME VAJRA ESENCIALË DHE RECETA NË KUSHTET E SHTËPISË. […]