Maskë për shtimin & trashjen e flokut
Të gjithë duam të kemi flokë të bukur, qofshin femra apo meshkuj; gjithsesi, rënia e flokut është e zakonshme në të dy gjinitë, gjë që çon në një flokë më të dobët. Mësoni sesi të forconi flokun në mënyrë natyrale dhe zbuloni forcuesit e duhur të flokut për ju.
Folikulat e flokëve fillojnë të krijohen në javën e 22 të fetusit dhe arrijnë deri në 5 milion folikula në gjithë trupin! Një total prej vetëm 1 milion në kokë; nga këto 100,000 folikula gjenden në skalp.
Duke qënë se trupi nuk prodhon folikula të tjerë gjatë gjithë jetës, ky është numri më i madh i folikulave që një njeri mund të ketë. Shumë njerëz vënë re një reduktim të densitetit të flokut me rritjen, nga fëmijëria deri në moshën adulte. Kjo ndodh për shkak se skalpi zgjerohet me kalimin e moshës.
Le të përmendim disa faktorë që kontribuojnë në hollimin e flokut:
- Stresi fizik
- Stresi emocional
- Mosbalancimi hormonal
- Probleme me tiroiden
- Ekspozimi ndaj toksinave
- Deficencë e disa vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme
- Alergjitë
- Konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme
- Trashëgimia
Çfarë ndodh kur keni më pak flokë? Me shumë gjasa, floku juaj po bie më tepër. Nga ana tjetër, floku i ri rritet në po këto folikula, por rritja e flokut mund të ulet si pasojë e nivelit të lartë të DHT (hormone mashkullor që shkakton mbylljen e folikulit të flokut). Për meshkujt, rënia totale e flokut ndjek vijën qëndrore të skalpit. Ndërsa për femrat, rënia e flokut është karakteristike në zonën qëndrore të flokut ose pjesën para. Kjo njihet si alopecia androgjenike.
Sidoqoftë, më poshtë do tju tregojmë disa zgjedhje natyrale për rënien e flokut të cilat mund ti përdorni për të shtuar volumin e flokut tuaj dhe të ndaloni rënien e tij, duke kursyer edhe shumë para! Mund të filloni menjëherë me:
- Ndryshimin e stilit të jetesës për të reduktuar stresin
- Përmirësimin e dietës
- Përdorimi i produkteve natyrale për të shtuar flokët, sic janë vajrat esencialë.
Këta janë tre vajrat esencialë që do ju ndihmojnë për rritjen e flokut:
- Vaji i rozmarinës është një nga vajrat më të mirë për të rritur flokun, duke shtuar në këtë mënyrë dhe dendësinë e tyre. Vaji i rozmarinës rrit metabolizmin qelizor i cili stimulon rritjen e flokut.
- Vaji esencial i kedrit ndihmon në stimulimin e folikulave të flokëve duke rritur kështu qarkullimin në skalp. Kjo kontribuon në rritjen e flokut dhe stopimin e rënies së tij. Vaji i kedrit mund të ndihmojë gjithashtu edhe në rastet e alopecisë.
- Vaji esencial i sherebelës ndihmon në balancimin e yndyrës së skalpit. Sherebela ka ngjajshmëri me rozmarinën falë aftësisë së saj për të nxitur metabolizmin qelizor. Sherebela ka gjithashtu aftësi në balancimin hormonal.
Më poshtë do ju tregojmë një kombinim të fuqishëm të këtyre tre vajrave esencialë!
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Përdorimi: 8–10 aplikime
PËRBËRËSIT:
- 35 ml vaj jojoba
- 35 ml vaj i farës së rrushit
- 30 pika vaj esencial kedri
- 30 pika vaj esencial rozmarine
- 30 pika vaj esencial sherebele
Përgatitja:
- Hidhni vaj jojoba dhe vaj fare rrushi në një enë. Shtoni vaj kedri, rozmarine dhe sherebele.
- Përzjeni mirë përbërësit.
- Aplikojeni me kujdes dhe masazhojeni skalpin dhe flokun, të thatë ose të njomë, çdo ditë ose 3 herë në javë.
- Mbajeni në flokë për 20 minuta (edhe më gjatë nëse mundeni); ose aplikojeni para se të flini në mënyrë që ta mbani gjithë natën. Por duhet të përdorni një kapuç dushi në mënyrë që të mos bëni pis jastëkun. Më pas lajeni dhe thajeni flokun si zakonisht.
Përbërësit e kësaj recete mund ti gjeni duke klikuar këtu:
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.