Shërimi i skalpit të thatë me Vaj Rozmarine
Skalpi i thatë është i zakonshëm në pacientët që vuajnë nga zbokthi dhe shpesh u drejtohemi farmacive për një zgjidhje cudibërëse për të zgjidhur problemet e skalpit. Por shampot apo preparatet që na rekomandojnë janë toksike dhe e mbulojnë kokën më kimikate të rrezikshme të paefektshme.
Kur vjen puna për të shpëtuar nga zbokthi dhe skalpi i thatë, është më mirë të krijoni një “ilaç” me përbërës natyralë si kjo përzjerje me 3 vajra esencialë të fuqishëm (vaji esencial i Kedrit, vaji esencial i Rosmarinës dhe vaji esencial i Pemës së Çajit) që kontrollojnë zbokthin dhe skalpin e thatë.
Vaji esencial i Cedrit ndihmon në rigjenerimin e skalpit të thatë , duke stimuluar skalpin dhe rritur qarkullimin e gjakut në të. Përdorimi i vajit të Rozmarinës shërben për rritjen e mikroqarkullimit të gjakut në skalp, i cili sjell një shëndet dhe rritje të flokut. Ndërkohë që vaji i pemës së cajit ka mbi 300 studime që diskutojnë fuqinë antimikrobiale si dhe aftësinë zbutëse të lëkurës së thatë dhe zbokthit.
Miksimi i këtyre tre vajrave në një enë qelqi me 1 lugë çaji mjaltë si dhe vaj ulliri, bajame ose kokos. Kjo përzierje aplikohet 2-3 herë dhe mund ta ruani përmbajtjen deri në 10 ditë.
Receta me Vaj Esencial Rozmarine për skalp të thatë
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Sasia: 2–3 aplikime
përbërësit:
- 8 pika vaj esencial Kedri
- 8 pika vaj esencial Rozmarine
- 6 pika vaj esencial i Pemës së Çajit
- 1 lugë çaji Mjaltë
- 100 ml Vaj Ulliri, vaj Bajame të Ëmbël ose vaj Kokosi
Përgatitja:
- Përziejini përbërësit në një vazo qelqi të pastër.
- Hidhni një sasi në dorë dhe masazhoni skalpin.
- Lëreni të veprojë për të paktën 20 minuta.
- Në rast të një gjendje më të rënduar, mbajeni gjithë natën.
- Lajeni kokën me shampo bimore.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.