Maskë për aknet, me argjilë, mjaltë dhe vajra esencialë
Kjo maskë për aknet eshte mjaft e dobishme për eleminimin e akneve dhe shenjave që ato lënë në lëkurë.
Argjila e gjelbër (jeshile), është mjaft e pasur me oligoelementë që ushqejnë dhe pastrojnë lëkurën. Argjila ka veti të forta absorbuese të papastërtive dhe radikaleve të lira, duke pastruar lëkurën nga qelizat e vdekura, pikat e zeza etj.
Mjalti është një nga përbërësit kryesorë në industrinë e kozmetikës. Ai zbut lëkurën dhe e furnizon atë me vitamina dhe minerale, si: vitamina A, vitamina B1, vitamina B2, vitamina B5, vitamina C, niacin, hekur, fosfor, kalcium, bakër, kalium, etj. Për më tepër, mjalti ka veti anti bakteriale dhe anti inflamatore.
Vajrat esecialë të livandos, kanellës dhe pemës së çajit, janë të njohura për vetitë e tyre qetësuese, anti inflamatore dhe anti bakteriale, duke vepruar me shpejtësi në lëkurë për përtharjen e akneve, qetësimin e lëkurës dhe uljen e irritimit që shkaktojnë aknet në lëkurë. Përdoreni në maskë për aknet.
Përbërësit:
2 lugë gjelle argjilë jeshile (kliko këtu)
2 dy pika vaj esencial kanelle (kliko këtu)
2 pika vaj esencial i pemës së çajit (kliko këtu)
2 pika vaj esencial livando (kliko këtu)
1 lugë çaji mjaltë natyral
30-40 ml ujë i pastër
Përgatitja
Në një enë të vogël, hidhni ujin dhe mjaltin dhe i përzieni derisa mjalti të tretet plotësisht. Më pas, shtoni argjilën dhe vajrat esencialë. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene në trajtë paste konsistente. Nëse është e nevojshme, shtoni dhe pak ujë.
Përdorimi
Pasi të keni larë fytyrën me ujë të ngrohtë, thajeni dhe aplikoni nje sasi maskë për aknet në të gjithë fytyrën. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta. Më pas, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm dhe me sapun kundër akneve. Më pas mund të aplikoni kremin e dëshiruar. Ju rekomandojmë të përdorni Kremin me Propolis i cili është qetësues dhe anti akne.
Kjo maskë rekomandohet të aplikohet 2-3 herë në javë.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.