Maskë me Mjaltë dhe Vezë kundër plasaritjeve të Lëkurës së Fytyrës
Maska e fytyrës me mjaltë dhe të verdhë veze është mjaft dobiprurëse për rigjenerimin e lëkurës dhe vitalizimin e saj, veçanërisht kundër plasaritjeve të lëkurës dhe për heqjen e “luspave” (kur lëkura e fytyrës bëhet si luspa peshku të imëta dhe me ngjyrë të bardhë).
Mjalti është një nga përbërësit kryesorë në industrinë e kozmetikës. Ai zbut lëkurën dhe e shëron atë nga plasaritjet e saj, kryesisht në duar dhe fytyrë. Gjithashtu, mjalti e furnizon lëkurën me vitamina dhe minerale, si: vitamina A, vitamina B1, vitamina B2, vitamina B5, vitamina C, niacin, hekur, fosfor, kalcium, bakër, kalium, etj.
Po kështu, vlera të mëdha terapeutike ka edhe veza. E verdha e vezës është e pasur me vitamina si: vitamina A, vitamina B1, vitamina B2, D, niacin, kalcium, bakër, hekur, fosfor, kalium, squfur, etj.
Niacina, e cila gjendet në mjaltë dhe të verdhën e vezës pengon dhe lufton plasaritjet e lëkurës, e cila është e ekspozuar nga dëmtimet nga dielli dhe të ftohtët, kryesisht në duar, këmbë, qafë dhe fytyrë.
Përgatitja
Në një filxhan, hidhni një të verdhë veze dhe i shtoni 3 lugë mjaltë. I trazoni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Përdorimi
Përhapeni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Më pas, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm dhe me sapun.
Kjo maskë rekomandohet të bëhet çdo ditë deri sa lëkura të shërohet dhe rigjenerohet.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.