SCRUB ME KAFE PËR TRAJTIMIN E CELULITIT
Scrub me kafe për celulitin, e realizuar në shtëpi
Celuliti prek rreth 80-90% të femrave. (1) Një nga fjalitë më të klikuara në internet është “Si të reduktojmë celulitin”. Falë këtyre kërkimeve, ne kuptojmë se celuliti është një cështje komplekse që vjen nga shkaqe të shumta dhe kërkon trajtim dhe menaxhim të mirë.
Nga se shkaktohet celuliti? Kush janë opsionet trajtuese më të mira? Celuliti shkaktohet jo vetëm nga yndyra subkutane e cila grumbullohet në zonën dermale, po edhe nga një ulje e qarkullimit të gjakut në zonë, duke reduktuar prodhimin e kolagjenit si dhe uljen e drenimit të limfës. Mosha, seksi, etnia, dieta, niveli i aktivitetit fizik dhe alterimi i matriksit dermal kontribuojnë të gjitha bashkë në formimin e celulitit. (2) Në fakt, janë tre komponentë trajtues të celulitit: Rikthimi i kolagjenit, reduktimi i yndyrës dhe rritja e qarkullimit të gjakut. (3) Ka disa trajtime që mund ti realizoni në shtëpi për celulitin të cilat funksionojnë mjaft mirë nëse kombinohen me dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik, si masazhimi me skrab, furçim në të thatë (për të nxitur drenimin limfatik), mbështjellje ose skrub të bërë vetë në shtëpi me kafe.
Le të hedhim një sy realizimit të skrabit me kafe dhe sheqer për të reduktuar celulitin.
Si të realizoni një scrub me kafe për celulitin:
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Sasia: mbi 2 filxhanë çaji
Përbërësit:
1 filxhan çaji me kafe të bluar
½ filxhan çaji me vaj kokosi (ose vaj bajame e ëmbël)
⅔ filxhan çaji me sheqer të ashpër
4–8 pika vaj esencial kanelle ose 1 lugë gjelle vaj i ekstraktuar kanelle (më pak nëse keni lëkurë sensitive)
8 pika vaj esencial vanilje ose 1 lugë çaji vanilje për gatim
Përgatitja
- Në një tas të madh, shtoni kafen, vajin e kokosit ose bajames së ëmbël, sheqerin dhe vajrat esencialë..
- Trazojini mirë derisa të lidhen me njëri-tjetrin.
- Vendoseni masën në një vazo qelqi ose plastik për ta ruajtur sa më mirë. Mund ta mbani në frigorifer për më shumë se një vit.
Si ta përdorni scrub-in me kafe të bërë vetë?
Pasi të jeni larë në dush, masazhoni me skrab në zonat që keni celulit si dhe në zonat ku synojnë të shfaqen. Masazhoni me aq forcë sa lëkura juaj lejon, duke patur kujdes për lëkurat sensitive. Pasi masazhimi me shumë forcë në një lëkurë sensitive mund të sjell çarjen e saj dhe gjakosjen. Shplajeni mirë dhe thajeni lëkurën. Mbas kësaj procedure mund të përdorni një krem super zbutës siç është kremi anticelulit Florange.
Skuqja e përkohëshme në lëkurë është normale. Nëse keni parehati të vazhdueshme, provoni të përdorni një kafe më të bluar imët, dhe sheqer më të imët si dhe të shtoni më pak ose ta eleminoni vajin e kanellës.
Si funksionon:
- Kafja heq qelizat e vdekura të lëkurës , kurse kafeina ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe forcimin e lëkurës.
- Vaji i kokosit zbut lëkurën dhe ushqen lëkurën, si dhe ka shumë efekte pozitive.
- Sheqeri ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës.
- Vaji i kanellës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut dhe zbeh celulitin.
A e heq kafja celulitin?
Njerzit janë në kërkim të përgjigjes sesi mund të eleminojnë celulitin. Është parë që skrabi me kafe nuk e heq plotësisht celulitin por gjithsesi ka një reduktim të tij. Kjo mendohet se është si pasoj e kafeinës e cila shkakton zgjerim të enëve të gjakut, duke përmirësuar kështu qarkullimin e gjakut në zonë dhe në forcimin e lëkurës.
Cfarë i bën skrabi me kafe lëkurës dhe si ndihmon kafja në eleminimin e celulitit?
Skrabi me kafe funksionon me dy mekanizma veprimi: efekti direkt i kafeinës në indin adipoz, dhe efekti i masazhimit. Efekti i masazhimit me sbrab ul edemën në inde dhe stimulon aktivitetin e qelizave për të prodhuar kolagjen (kerationociste) dhe reduktuar aktivitetin e qelizave adipoze. (4)
Sa shpesh duhet ta përdorim këtë skrab?
Për një rezultat më të mirë, përdoreni skrabin me kafe për celulitin dhe strijat 2–3 herë në javë.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.