Vajit esencial i rigonit kundër infeksioneve, mykut dhe ftohjes

 

Të krijuar specifikisht për të luftuar infeksionet bakteriale, antibiotikët janë të preferuarit e doktorëve për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore. Por ekziston një “ilaç” natyral jo i përdorur gjerësisht, i cili quhet vaji esencial i rigonit.

Vaji i rigonit është një vaj esencial i fuqishëm i nxjerrë nga bima e rigonit, i cili mund të konkurojë mjaft mirë me antiobiotikët, kur bëhet fjalë për trajtimin dhe parandalimin e llojeve të ndryshëm të infeksioneve. (1a) Ai ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. (1b) Vaji i rigonit nuk shkakton efekte të padëshirueshme siç mund të ndodhë nga përdorimi i antibiotikëve, si psh. është rritja e rrezikut të  resistencës ndaj antibiotikëve, prishja e florës bakteriale të zorrëve, reduktimi i absorbimit të vitaminave si dhe Sindromi i zorrës së përshkueshme si pasojë e dëmtimit të mukozës mbrojtëse të traktit gastro-intestinal.

Efektet pozitive të vajit të rigonit janë shumë më shumë se kontrolli i infeksionit. Për cfarë tjetër mund të përdoret vaji i rigonit? Më poshtë janë të renditura disa gjendje shëndetësore që vaji i rigonit mund të përmirësojë:

  • “Këmbën e atletit” ose mykun e lëkurës dhe thonjve
  • Ftohjen e zakonshme
  • Gingivitin
  • Dhimbjen e veshit ose dhimbjen e dhëmbit
  • Problemet e tretjes si djegia e stomakut dhe  SIBO (invazioni bakterial në zorrët e holla)

Çfarë është vaji esencial i rigonit?

Vaj Esenical Rigoni i çertifikuar Bio-OrganikRigoni (Origanum vulgare) një bimë e familjes së mentes (Labiatae). Rigoni është cilësuar si një bimë e çmuar për mbi 2,500 vjet në mjekësinë popullore. Ka një përdorim shumë të gjerë në trajtimin e ftohjes dhe problemeve gastro-intestinale.(2a)

Mund të keni eksperienca gatimi me rigon të freskët ose gjethe të thata rigoni - por vaji esencial i rigonit nuk ngjason fare me atë çfarë hidhet tek salca e picës. Gjendet në Mesdhe si dhe në disa pjesë të Europës, Azinë qëndrore dhe jugore, ku rigoni distilohet në mënyrë që të përfitohet vaji i tij. Duhen 1000 kg rigon të egër për të prodhuar 1litër vaj esencial rigoni. Ky vaj esencial mund të përdoret si për përdorim të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

Siç u përmend edhe më lart, vaji esencial i rigonit konsiderohet një alternativë natyrale për të zëvendësuar antibiotikët. Vaji esencial i rigonit përmban dy komponentë të fuqishëm: karvakrolin dhe timolin , të cilët kanë veti të fuqishme antibakteriale dhe antifungale. Vaji i rigonit përmban karvakrol ndërsa gjethet e bimës përmbajnë përbërës antioksidantë si fenoli, triterpenes, acid rozmarinik, acid ursolik dhe acid oleanolik. (2b)

 

Efektet pozitive të vajit të rigonit dhe studimet shkencore

Për çfarë mund ta përdorni vajin e rigonit? Komponenti predominant shërues i gjetur tek vaji i rigonit, karvakroli, ka një përdorim të gjerë për trajtimin e alergjive si dhe mbrojtjen e lëkurës. Sipas Fakultetit të Farmacisë në Universitetin e Messina në Itali:

Karvakroli, fenol monoterpenik, vlerësohet për spektrin e gjerë të veprimit ndaj kërpudhave patogjenike, mykut dhe baktereve si dhe rezistencës ndaj ilaçeve dhe formimit të mikroorganizmave. (3)

Karkavoli i gjendur në vajin esencial të rigonit është aq i fuqishëm, saqë është bërë fokusi i mbi 800 studimeve referuese në PubMed, një nga databazat nr. 1 në botë për evidencat shkencore të bazuara në literaturë. Për t’ju treguar edhe ju se sa multi-funksional dhe impresionues është karvakroli i gjendur në vajin esencial të rigonit, nga studimet janë nxjerrë konkluzione se ai ka kthyer dhe reduktuar disa probleme shëndetësore si:

  • Infeksionet bakteriale
  • Infeksionet mykotike
  • Parazitët
  • Viruset
  • Inflamacionin
  • Alergjitë
  • Tumoret
  • Problemet e tretjes
  • Kandidën
  • Për shkak të vetisë antimikrobiale, rigoni përdoret për ruajtjen e cilësisë së ushqimeve gjatë konservimit.

Zbuloni ofertat në Herbal Line Albania

Alternativë natyrale për zëvendësimin e antibiotikëve

Ku qëndron problemi i përdorimit të shpeshtë të antibiotikëve? Antibiotikët me spektër të gjerë jo vetëm që vrasin bakteret përgjegjëse për infeksionet, por ato gjithashtu vrasin edhe bakteret e mira që janë të nevojshme për një shëndet optimal.

 Wall Street Journal realizoi një artikull fantastik në lidhje me rrezikun që pacientët mund të përballen nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Në një paragraf shkruhej se antibiotikët po përshkruhen pa kriter, duke i cilësuar si një armë e cila eleminon bakteret e këqija së bashku me ato të mira. (4)

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve me spektër të gjerë mund të shkaktojë një numër të madh problemesh. Mund ta bëjnë medikamentin më pak efektiv kundër baktereve që duhen eleminuar. Mund të sjellë edhe eleminimin e baktereve të mira të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mbrojtjen nga infeksionet si dhe funksione të tjera të rëndësishme.

Fatkeqësisht, antibiotikët me spektër të gjerë janë shumë të përshkruar dhe ndonjëherë edhe për gjendje shëndetësore ku nuk veprojnë, si psh. infeksionet virale. Në një studim të publikuar në Journal of Antimicrobial Chemotherapy, shkencëtarët e Universitetit të Utah dhe Center for Disease Control and Prevention (CDC) zbuluan se në 60% e recetave të përshkruara nga mjekët, ishin zgjedhur antibiotikë me spektër të gjerë. Një studim i ngjajshëm u krye tek fëmijët. Artikulli i publikuar në revistën Pediatrics, zbuloi se 50% e recetave të përshkuara ishin me antibiotikë me spektër të gjerë, më së shumti për probleme respiratore. (5)

Çfarë e bënë vajin e rigonit një zgjedhje më të mirë? Marrja e vajit të rigonit është një alternativë me spektër të gjerë, e cila do ndihmojë në mbrojtjen e trupit tuaj, pa dëmtuar mikroorganizmat e dobishëm të trupit. Komponentët aktivë të tij do të ndihmojnë në luftimin e shumë tipeve të rrezikshëm patogjenësh, bakteresh, myku dhe kërpudhash. Një studim në Journal of Medicinal Food i vitit 2013 , deklaroi se vaji i rigonit është një resurs i lirë natyral me veti antibakteriale i cili ndihmon organizmin kundra patogjenëve.

  1. Lufton infeksionet dhe mbipopullimin bakterial

Ja një lajm i mirë; ka prova se vaji esencial i rigonit lufton shumë lloje bakteresh të cilat shkaktojnë probleme shëndetësore dhe zakonisht trajtohen me antibiotikë.

  • Shumë studime konfiromojnë faktin se vaji esencial i rigonit mund të përdoret si zëvendësues i antibiotikëve për një numër problemesh.
  • Në vitin 2011 Journal of Medicinal Food publikoi një studim i cili vlerësoi aktivitetin antibakterial të vajit të rigonit kundër 5 tipe speciesh. Një efekt më i madh u pa kundër  E. Coli, duke vërtetuar efektin potencial për të promovuar shëndetin gastrointestinal dhe parandaluar helmimin nga ushqimi. (6)
  • Një studim i vitit 2013 publikuar në Journal of the Science of Food and Agriculture doli në konkluzion se  “Ekstrakti i O. vulgare dhe vaji esencial i rigonit janë kandidatë të fuqishëm për të zëvendësuar kimikatet sintetike të përdorura nga industria farmaceutike”. Pasi studiuan vetitë antioksidante dhe antibakteriale të rigonit, shkencëtarët zbuluan se Origanum vulgare ndaloi rritjen e 6 shtameve bakteriale që bimët e tjera nuk mund ta bënin dot. (7)
  • Një studim në minj, i publikuar në Revista Brasileira de Farmacognosia zbuloi disa rezultate impresionuese: si luftimi i baktereve si Listeria dhe E. Coli, dhe gjetën gjithashtu prova që vaji i rigonit ka aftësi në luftimin e kërpudhave patogjenike. (8)
  • Prova të tjera kanë treguar se komponentët aktivë të rigonit (si timoli dhe karvakroli) mund të ndihmojnë në dhimbjet e dhëmbit dhe  dhimbjen e veshit shkaktuar nga infeksionet bakteriale. Një studim i vitit 2005 i publikuar në Journal of Infectious Diseases doli në konkluzion se “Vaji esencial ose komponentët aktivë, nëse hidhen (të holluar) në kanalin e veshit mund të japin efekte shumë të mira në trajtimin e otitit akut.” (9)

Ndihmon në reduktimin e efekteve anësore nga përdorimi i medikamenteve/drogës.

Studimet e bëra vitet e fundit kanë zbuluar një nga efektet me të mira të vajit të rigonit, i cili është reduktimi i efekteve anësore nga përdorimi i medikamenteve/drogës. Këto studime i kanë dhënë shpresë njerëzve për të menaxhuar vuajtjen e tmerrshme nga përdorimi i drogës dhe medikamenteve, si kemioterapia, ose përdorimi kronik i medikamenteve për gjendje shëndetësore si artriti.

Një studim i publikuar në International Journal of Clinical and Experimental Medicine tregoi se fenoli i pranishëm në vajin e rigonit mund të ndihmojë kundër toksicitetit nga metotreksati. (10) Metotreksati (MTX) është një medikament i zakonshëm që përdoret për disa gjendje shëndetësore si kanceri apo edhe artriti reumatoid, por njihet gjithashtu për efektet e rrezikshme anësore. Mbasi janë vlerësuar vetitë antioksidative dhe anti-inflamatore të vajit të rigonit, është vënë re se vaji i rigonit mund të përdoret për të ndaluar efektet anësore të MTX.

Karvakroli rrit pëgjigjen anti-inflamatore tek minjtë e trajtuar me MTX.

Një studim i ngjashëm në Norvegji, tregoi se vaji esencial i rigonit mund të “parandalojë mbipopullimin bakterial dhe kolonizimin e zorrës së trashë, gjatë terapisë me hekur.”

Besohet se karvakroli targeton membranën mbështjellëse të baktereve dhe rrit permabilitetin e membranës së tyre, duke sjellë zvogëlim në numër të baktereve të rrezikshme. Më anë të efektit të tij antimikrobial, karvakroli ndihmon gjithashtu në minimizimin e efekteve anesore të terapisë me hekur.

Trajton “Këmbën e Atletit” 

Një studim zbuloi se kombinimi i nxehtësisë, kripës dhe vajrave esencialë ka efekte penguese kundër miceleve të T. rubrum dhe  sporeve të T. mentagrophytes, shtameve bakteriale që zakonisht shkaktojnë infeksione fungale si e ashtuquajtura “këmba e atletit”. Kërkuesit dolën në konkluzion se  “Termoterapia e kombinuar me vajrat esencialë dhe kripën, do të ishte premtuese në trajtimin e tinea pedis.” Mbasi u testuan 11 vajra esencialë për aftësinë e tyre antifungale, për trajtimin e këmbës së atletit, vaji esencial i rigonit ka efektet më të fuqishme (e ndjekur nga trumza, kanella, lemongrass dhe karafili).(12)

Ndihmon në trajtimin e problemeve digjestive (SIBO dhe djegia e stomakut)

Disa nga komponentët aktiv të gjetur në Origanum vulgare mund të ndihmojnë traktin gastrointestinal duke relaksuar muskujt dhe balancuar raportin e baktereve të mira dhe të këqija në zorrë. Timoli, një nga komponentët aktivë të rigonit është i ngjashëm me mentolin, i cili gjendet tek vaji i mentes. Ashtu si mentoli, edhe timoli relakson indet e buta të fytit dhe stomakut duke ndihmuar zvogëlimin e simptomave të GERD, djegies së stomakut dhe bezdisjen mbas ngrënies.

Për shkak se ndihmon në balancimin e baktereve dhe lufton mbipopullimin e mykut, vaji i rigonit është një trajtim natyral popullor edhe për trajtimin e Kandidës dhe SIBO-s. SIBO-ja është një gjendje e zakonshme e traktit gastrointestinal që shkakton, gas, enjtje dhe intolerancë të shumë ushqimeve që përmbajnë karbohidrate. Origanum vulgare pengon shumimin e baktereve dhe mund të përdoret si rifaksimin (Xifaxan) për trajtimin e infeksioneve që prekin traktin tretës.

Një studim i publikuar në vitin 2014 në Global Advances in Health & Medicine zbuloi se përdorimi i bimëve antimikrobiale është njëlloj efektive si përdorimi i antibiotikëve për trajtimin e SIBO-së. kur 104 pacientë u diagnostifikuan me SIBO, u trajtuan me rifaksiminë (1,200 mg) ose me bimë antimikrobiale. Pas 4 javësh rezultati tregoi se 46% e pacientëve të trajtuar me bimë antimikrobiale patën një përmirësim krahasuar me 34,5% të atyre që u trajtuan më antibiotikun rifaksiminë. (13) 14 nga 44 pacientë të cilët kishin akoma SIBO, pas përdorimit të rifaksiminës u trajtuan me bimë antimikrobiale. 56% u përgjigjën pozitivisht ndaj trajtimit me bimë pasi nuk patën rezultat nga trajtimi me antibiotikë.

  1. Trajton parazitët

Një studim zbuloi se pacientët e rritur që dolën pozitivë në testin e parazitëve enterikë (Blastocystis hominis i cili shkakton probleme digjestive) morën suplemente rigoni 600 mg për 6 javë. Pati një zhdukje të Entamoeba hartmanni (4 raste), Endolimax nana (1 rast), dhe Blastocystis hominis në 8 raste.” Simptomat gastrointestinale patën përmirësim në 7 nga 11 pacientë pozitivë me Blastocystis hominis, i cili shkakton simptoma si të përziera, gazra, enjtje dhe dhimbje abdominale. (14)

  1. Menaxhon gjendjet inflamatore (si IBD dhe reumatizma)

Rigoni përmban efekte të fuqishme antioksidante, si në formën e thatë dhe në atë të freskët. Për këtë shkak, vaji esencial i rigonit ndihmon në reduktimin e dëmit oksidativ dhe ndihmon në parandalimin e  mutacionit, karcionogjenezës dhe plakjes.(15) Radikalet e lira, besohet se kontribojnë në gjendje kronike si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, degjenerim neurologjik dhe toksikacioni nga drogërat.

Një studim zbuloi se kombinimi i trumzës dhe vajit të rigonit ndihmon në reduktimin e prodhimit të citokinave proinflamatore, dhe kolitin tek minjtë. (16) Një tjetër studim tregoi efektet pozitive të vajit të rigonit për trajtimin e problemeve respiratore, tumoreve dhe artritit rheumatoid. Shkencëtarë nga  Universidad Nacional de Córdoba në Argjentinë zbuluan se vaji i rigonit paraqiste  “veti antibakteriale, antioksidative dhe kemioparandaluese që mund të luajnë rol të rëndësishëm si agjent bioprotektor.” (17)

Si të përdorni vajin e rigonit & dozat e rekomanduara

Vaji i rigonit mund të përdoret lokalisht, i shpërndarë në ajër ose për përdorim të brendshëm (vetëm nëse është 100% i garantuar për përdorim terapeutik). Duhet të kërkoni një vaj 100% të pastër, të pafiltruar, të certifikuar Bio-Organik.

Përpara se ta përdorni në lëkurë, miksojeni gjithmonë më një vaj tjetër si psh, vaj kokosi ose jojoba. Kjo ndihmon në reduktimin e rriskut për irritim të lëkurës. Miksoni 3 pika vaj rigoni me një sasi të vogël vaji mbajtës dhe aplikojeni lokalisht në zonën e dëshiruar.

 

Përdorimet e vajit të rigonit:

  • Antibiotik natyral: Hollojeni me një vaj mbajtës dhe aplikojeni tek thembrat e këmbëve ose përdoreni së brendshmi për 10 ditë.
  • Lufton kandidën dhe mbipopullimin e fungeve : Për mykun e thoit të këmbës, mund të bëni vetë një pudër antifungale  të cilën mund ta aplikoni në lëkurë. Kombinoheni me 3 pika vaj rigoni dhe vendoseni pudrën në këmbë. Për përdorim të brendshëm, merrni 2-3 pika 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Lufton pneumoninë dhe bronkitin: Për infeksione të jashtme, aplikoni 2-3 pika të holluara në zonën e prekur, për të parandaluar mbipopullimin e brendshëm bakterial, merrni 2-3 pika së brendshmi 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Lufton MRSA dhe infeksionet stafilokoksike: Shtoni 3 pika vaj rigoni në ushqim ose në pijen e preferuar së bashku me një vaj mbajtës, 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Lufton krimbat e zorrëve dhe parazitët: Merrni vaj rigoni për përdorim të brendshëm për 10 ditë.
  • Heq lythat: Hollojeni me një tjetër vaj ose me argjilë.
  • Pastron shtëpinë nga myku: Shto 5-7 pika në solucionin pastrues të shtëpisë së bashku më vajin esencial të pemës së çajit dhe livandos.

Doza e rekomanduar për përdorim të brendshëm:

  • Doza e vajit esencial të rigonit varet nga problem që jeni duke trajtuar. Për përdorim të brendshëm, merrni 2-3 pika 2 herë në ditë për 10 ditë.
  • Një mënyrë tradicionale e përdorimit të gjetheve të rigonit është duke i bërë caj për trajtimin e problemeve digjestive. Mund ta realizoni vetë duke hedhur 15gr gjethe rigoni në 250 ml ujë për 10 minuta (ose edhe më tepër deri në 24 orë, për ta bërë një pije akoma dhe më të fuqishme).
  • Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj nëse mund ta merrni për së brendshmi në varësi situatës tuaj shëndetësore. 

 

Kujdes!

Për përdorim të brendshëm, kini kujdes që vaji esencial i rigonit të jetë 100% i pastër dhe i çertifikuar Bio-Organik. Mos e përdorni vajin esencial të rigonit për përdorim të brendshëm më tepër se 2 javë, pasi është shumë i fuqishëm. Gjithmonë duhet ta holloni me ujë ose me vaj kokosi . Kombinimi i vajit të rigonit me vajin e ullirit ose kokosit në kapsulë, është shumë i mirë për të shmangur djegien e fytit. Për të shmangur reaksionet negative në lëkurë, kur aplikoni vajin e rigonit, realizoni gjithmon një patch test dhe gjithmonë përdorni vajra mbajtës.

Përdorimi i rigonit të thatë në mënyrë lokale konsiderohet i sigurtë për gratë shtatzëna, por nuk konsiderohet i sigurtë përdorimi i vajit esencial të rigonit gjatë shtatzanisë. Duhet përdorur vetëm me rekomandimin e mjekut. Nëse përjetohen efekte si të përziera, diare ose reaksione alergjike duhet të ndalohet menjëherë përdorimi i vajit të rigonit, dhe nëse shihet e nevojshme duhet të shkoni të kryeni vizitë tek mjeku juaj.