DHËMBË MË TË BARDHË ME VAJRA ESENCIALË
Dëshironi dhëmbë më të bardhë që buzëqeshja juaj të jetë më e shndritshme?
Lënia e duhanit ose ulja e përdorimit të nikotinës në minimum, duke mos pirë shumë kafe dhe duke përdorur pipën për pije të gazuara dhe me sheqer, janë tre zakone të mira që kontribuojnë në mbajtjen e dhëmbëve tanë më të bardhë. Konsumimi i shumë perimeve, veçanërisht atyre me ngjyrë jeshile të errët, frutave si mollë, luleshtrydhe dhe banane, etj, pirja e ujit me limon dhe larja e dhëmbëve me gjethe sherebele, janë disa nga gjërat që duhet të bëni për të pasur dhëmbë më të bardhë.
Produktet natyrale dhe vajrat esencialë, në sinergji me njëri-tjetrin na ndihmojnë të kemi dhëmbë më të bardhë, duke hequr çdo njollë, pa prishur smaltin. Le të shohim së bashku se çfarë janë, si t’i përdorim ato dhe pse e kanë këtë efekt.
Sodë buke dhe vaj esencial i pemës së çajit
Soda e bukës i bën dhëmbët më të shndritshëm në sajë të efektit pastrues që ka. Nëse përzieni një lugë sodë buke, me një lugë gjelle lëng limoni në ½ gotë ujë dhe shtoni një pikë vaj esencial të pemës së çajit në të, do të marrim një pastë që do të na ndihmojë të kemi dhëmbë më të bardhë.
Këshillohet të përdoret jo më shumë se një herë në javë; aplikojeni në furçën e dhëmbëve, fërkoni dhëmbët dhe shpëlajeni.
Vaji esencial i pemës së çajit, (Melaleuca alternifolia) i nxjerrë nga distilimi me avull nga gjethet e pemës, ka një aromë të fortë dhe të freskët. Sapo të jetë aplikuar në dhëmbë, do të na lërë një ndjenjë të thellë pastërtie dhe higjene.
Pastë me sherebelë
Sherebela është një bimë aromatike e cila falë përbërjes së saj, favorizon zbardhjen natyrale të dhëmbëve pa ndikuar në smalt. Thërrmimi i disa gjetheve të sherebelës dhe kalimi i tyre në dhëmbë ose përtypja direkt pas ngrënies, ndihmon për të mbajtur dhëmbët më të bardhë dhe një frymë të freskët. Mund të shtoni një pikë vaj esencial sherebele në pastën tuaj për forcimin e mishrave të dhëmbëve, ose të përdorni pastë dhëmbësh me vaj esencial sherebele.
Sodë buke, kripë dhe vaj esencial mente
Përzieni 1/2 lugë gjelle sode buke me 1/2 lugë kripë të imët, shtoni pak ujë për ta bërë përzierjen në trajtë paste dhe në fund shtoni një pikë vaj esencial mente. Përdoreni këtë pastë në furçën e dhëmbëve. Ky trajtim duhet të bëhet 2/3 herë në muaj, në mënyrë që të mos gërryhet smalti i dhëmbëve.
Vaji esencial i mentës (Mentha x piperita) i nxjerrë nga distilimi me avull i gjithë bimës në lulëzim, ka një shije të freskët dhe të këndshme për gojën. Përbërësi funksional kryesor është mentoli, që madje përdoret gjerësisht dhe në pastat e dhëmbëve industriale. Gjithsesi, nëse doni të përdorni pastë dhëmbësh me mente, të shëndetshme, sigurohuni që të jetë pa kimikate dhe e çertifikuar Bio.
Pastë me argjilë të gjelbër dhe vaj esencial limoni
Përzieni një lugë çaji argjilë të gjelbër të ventiluar, 1/2 lugë çaji sodë buke, 1 lugë gjelle ujë dhe 2 pika vaj esencial limoni. Aplikojeni përzierjen direkt në furçën e dhëmbëve dhe e fërkoni dhëmbët butësisht, për një pastrim të plotë. Trajtimi të përdoret jo më shumë se një herë në javë në mënyrë që të mos dëmtojë smaltin e dhëmbit.
Argjila e gjelbër e ventiluar është një produkt natyral i marrë nga tharja në diell, dhe ndarja pasuese e kokrrizave të argjilës nga pluhuri. Falë konsistencës së saj kokrrizore dhe aftësive absorbuese ndaj papastërtive, realizon një pastrim më të thellë të gojës.
Vaji esencial i limonit (Citrus Limon) i nxjerrë nga presimi në të ftohtë i lëkurës së frutit, falë përbërjes së tij acide, është një zbardhues natyral i dhëmbëve. Mos e abuzoni me këtë produkt pasi është gërryes për smaltin.
PASTA DHËMBËSH NATYRALE PA FLUOR, BIO-ORGANIKE
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.