SI TË PËRDORIM VAJIN E PEMËS SË ÇAJIT PËR AKNET (Receta për ta përgatitur në shtëpi)
Aknet shkaktohen nga katër faktorë kryesorë: mbiprodhimi i yndyrës, qelizat e vdekura të lëkurës, poret e bllokuara dhe bakteret; megjithatë, hormonet, mjekimet, dieta dhe stresi kontribuojnë në këto shqetësime shëndeti.
Trajtimet shtëpiake për aknet mund të jenë një opsion i shkëlqyer për të shmangur përdorimin e kimikateve të dëmshme në lëkurën tuaj, të cilat shpesh përkeqësojnë gjendjen e lëkurës.
Përdorimi i Vajit Esencial të Pemës së Çajit për aknet është një nga opsionet kryesore që ju mund të përdorni për të përmirësuar natyralisht këtë problem të lëkurës.
Studimet kanë treguar se vaji esencial i pemës së çajit mund të jetë po aq efektiv sa peroksidi i benzoilit për trajtimin e akneve, por pa efekte anësore.
Trajtimi lokal i akneve me vajin esencial të pemës së çajit është një nga trajtimet popullore më efektive në ditët e sotme.
ÇFARË JANË AKNET?
Edhe pse shfaqen më tepër te adoleshentët, aknet mund të shfaqen në çdo moshë. Janë shumë faktorë që mund të favorizojnë shfaqjen e akneve, përfshirë mbiprodhimin e yndyrës, bakteret, stresi dhe çrregullimet hormonale.
Por çfarë janë saktësisht aknet? Aknet mund të përkufizohen si një çrregullim i lëkurës, në të cilin, rrënja e qimes ngjitet me qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyrën e saj. Bllokimi i lëkurës në këtë situatë mund të rezultojë në kokrra, pika të bardha, pika të zeza, kiste ose noduj në lëkurë.
Ky shqetësim i zakonshëm i lëkurës është më tepër i lokalizuar në fytyrë, qafë, shpinë, kraharor dhe shpatulla. Aknet mund të shfaqen dhe zhduken. Ato mund të lënë pas plagë dhe njolla në lëkurë, duke shkaktuar stres emocional te personi, për shkak të pamjes.
Kur jeni duke luftuar me aknet, lëkura juaj nuk është në gjendjen më të mirë, por ka trajtime natyrale që mund të bëni për të ndihmuar veten, si psh. të përdorni VAJIN ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT.
ÇFARË TREGOJNË STUDIMET PËR VAJIN ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT (TEA TREE ESSENTIAL OIL) NË LIDHJE ME AKNET?
Vaji esencial i pemës së çajit përftohet nga gjethet e pemës së çajit nëpërmjet procesit të distilimit. Ky vaj po bëhet gjithmonë dhe më tepër i përhapur, si për pastrimin e pajisjeve shtëpiake, dhe për shërimin e plagëve në lëkurë. Vaji i pemës së çajit përdoret më tepër lokalisht për trajtimin e akneve, mykut të thonjve, dhe pickimit nga insektet.
Pra, a është vaji esencial i pemës së çajit efektiv për aknet? Ky vaj poseidon veti antibakteriale mbresëlënëse, veçanërisht terpene. Terpenet shkatërrojnë bakteret dhe ofrojnë veti qetësuese dhe shëruese.
Sipas një studimi të vitit 2017 nga The Australasian College of Dermatologists, studiuesit testuan në pacientë me akne, xhel me vaj esencial të pemës së çajit, dhe xhel pa këtë vaj. Pacientët që aplikuan xhelin me vaj të pemës së çajit dy herë në ditë për tre muaj, patën përmirësime thellësisht të dukshme në lëkurë. Studimi doli në përfundimin që vaji esencial i pemës së çajit përmirëson dukshëm aknet, pa shfaqur efekte anësore.
SI TË PËRDORIM VAJIN ESENCIAL TË PEMËS SË ÇAJIT PËR AKNET?
Vaji esencial i pemës së çajit është një nga vajrat esencialë më të mirë për aknet, si dhe për shërimin e lëkurës. Që të filloni përdorimin e këtij vaji, lexoni më poshtë recetën që mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Është një recetë me tre përbërës, e cila jep rezultate të mahnitshme për të minimizuar aknet në një kohë shumë të shkurtër.
Në një enë të vogël, vendosni vajin dhe xhel aloe vera natyral. Siç ju thamë më sipër, vaji i pemës së çajit është një anti bakterial i fortë dhe ndihmon për të luftuar bakteret që shkaktojnë aknet.
Xheli i Aloe Vera është i mirënjohur si një përbërës shumë i fuqishëm për qetësimin dhe shërimin e lëkurës. Ky xhel përmban vitamina A, C, E dhe B12. Këto vitamina janë kundër plakjes, ndihmojnë kundër rrudhave të lëkurës dhe luftojnë inflamacionet që ndikojnë në plakjen e lëkurës. Për më tepër, zotëron veti anti oksidante që pengojnë dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira.
Shtoni dhe Vaj Argani, i cili sipas studiuesve, ndihmon në balancimin e sebumit (yndyrës) në lëkurë, veçanërisht për personat me lëkurë të yndyrshme. Vaji i arganit është i pasur me acid linoleik, i cili ndihmon në qetësimin e inflamacionit të lëkurës që krijohet nga aknet. Ky vaj është gjithashtu qetësues dhe ushqyes, kështu që është një përbërës i rëndësishëm për tu kombinuar me vajin esencial të pemës së çajit.
Sapo të keni përzierë këta tre përbërës, vendosini në një vazo të vogël me kapak. Rekomandohet që vajrat esencialë dhe produktet që përmbajnë këto vajra, të ruhen në vend të freskët dhe të errët.
Aplikoni përzierjen në lëkurë të larë me sapun dhe të tharë, në darkë, para gjumit. Sigurohuni që duart duhet të jenë të lara para se të merrni përzierjen në vazo. Në mëngjes, lajeni lëkurën me ujë të ngrohtë.
Po mendoni si të përdorni vajin e pemës së çajit për njollat dhe plagët e akneve? Thjesht lyeni lëkurën me një sasi të vogël nga përzierja. Ju mund të përdorni këtë recetë edhe për shenjat e akneve duke aplikuar përzierjen në zonat e shenjave, çdo natë para gjumit.
Sa kohë duhet që vaji esencial të veprojë mbi akne? Rezultatet mund të jenë të ndryshme. Përmirësimi mund të shihet menjëherë pas përdorimit të parë, por rezultatet optimale do shikohen kur të bëni vajin esencial të pemës së çajit, pjesë të rutinës suaj të përditshme.
RREZIQE DHE EFEKTE ANËSORE
Vaji esencial i pemës së çajit më tepër përdoret për përdorim lokal. Rekomandohet të përdoret së brendshmi vetëm kur eshtë i cilësisë më të lartë, i çertifikuar bio dhe kur prodhuesi e rekomandon për prodhim ushqimor.
Vaji esencial më i mirë për aknet është kur është 100% i pastër. Vaji nuk duhet të përmbajë vaj bazë, mbushës ose shtesa. Duhet që në etiketë të ketë çertifikimin Bio, dhe të shënojë 100% i pastër; kjo ju siguron që po blini produktin me cilësinë më të mirë për lëkurën tuaj.
Kur zgjidhni vajin e arganit, shikoni që të jetë 100% i pastër, organik, i presuar në të ftohtë, i pafiltruar dhe i pa aromatizuar.
Mund të aplikoni vajin esencial të pemës së çajit direkt në lëkurë? Pjesa më e madhe e njerëzve mund ta aplikojnë pa pësuar irritime apo shqetësime të ndryshme. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, mund ta përzieni me një vaj mbajtës, si vaji i arganit.
_____________________________________________________________________________________________________________
LEXONI DHE:
TRAJTIMI I AKNEVE ME VAJRA ESENCIALË DHE RECETA NË KUSHTET E SHTËPISË.
_____________________________________________________________________________________________________________
RECETA PËR AKNET
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Sasia : 35 ml
Përbërësit:
- 12 pika vaj esencial i pemës së çajit 100% i pastër
- 2 lugë gjelle aloe vera të pastër
- 1 lugë kafe vaj argani
Përgatitja & Përdorimi:
- Vendosni të gjithë përbërësit në një enë të vogël
- Përziejini mirë
- Vendoseni përzierjen në një vazo me kapak dhe ruajeni në vende të freskëta dhe të errëta
- Aplikojeni në lëkurë në mbrëmje para gjumit
- Lajeni fytyrën në mëngjes me ujë të ngrohtë.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.