Kërpudha Reishi: Lufton kancerin, Rrit imunitetin & Detoksifikon mëlçinë
Kërpudha Reishi është një kërpudhë medicinale e përdorur prej qindra vitesh për aftësinë e tij shëruese, si dhe konsiderohet si një superfood. E njohur gjithashtu si Ling Zhi, kjo kërpudhë është anti-inflamatore dhe lidhet me jetëgjatësinë, nxit imunitetin dhe qartësinë mendore, duke e merituar emrin “mbreti i kërpudhave”.
Kërpudha Reishi konsiderohet si bimë adaptogjene. Ajo ndihmon trupin të përballojë efektet negative si stresi, rritja e inflamacionit, nivelet e ulta të energjisë, dëmtimi i vazave të gjakut dhe mosbalancimi i niveleve hormonale. Studimet kanë treguar se kërpudha Reishi ka aftësi antioksidative e cila ndihmon në forcimin e përgjigjes trupore kundra kancerit, sëmundjeve autoimune, sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe infeksioneve.
Këto janë vetëm disa nga efektet e Reishit. Jeni gati të mësoni më tepër? Le të shohim së bashku pse duhet patjetër ta shtoni këtë kërpudhë mbrekullibërëse në rutinën tuaj.
Çfarë është kërpudha Reishi?
Kërpudha Reishi rritet në disa vende në Azi si: Kinë, Kore dhe Japoni. Mund ta gjeni në formë suplementi, tretësire ose pluhuri.
Kërpudha Reishi, e cila njihet me emrin shkencor Ganoderma lucidum, rritet mbi tokë dhe prodhon një “trup frutor” sëbashku me fijzat (micelat), të cilat shndërrohen në ilaçe bimore, tretësira, çaj, pluhur dhe ekstrakt.
Në historinë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, kërpudhat e rritura Reishi thaheshin, priteshin në pjesë të vogla dhe zjeheshin në ujë të nxehtë. Më pas përdoreshin si supë ose çaj. Sot industria e përpunon Reishin me metoda të tjera, në të cilat Reishi i nënshtrohet disa herë presionit të lartë, duke lejuar përbërësit aktivë të ekstraktohen për të formuar tretësirë.
Efektet potenciale të kërpudhës Reishi përfshijnë mbrojtjen anti-kancerogjene, përmirësimin e funksioneve të mëlçisë, shëndet më të mirë të zemrës, rregullon sheqerin në gjak dhe redukton astmën, alergjitë dhe infeksionet.
Faktet nutricionale të Reishit
Në formën e suplementit, Reishi përmban shumë pak ose aspak kalori dhe një sasi të vogël fibrash dhe proteina. Gjithsesi vlerat e vërteta vijnë nga përbërësit të cilët nuk janë të listuar në përmbledhjen nutricionale.
Kërpudha Reishi është e pasur me antioksidantë dhe komponentë që promovojnë shëndetin si polisakaridet dhe triterpenet. Këta komponentë të fuqishëm lidhen me aftësitë çudibërëse të kërpudhës Reishi si, vetitë anti-inflamatore, anti-kancer dhe anti-diabet.
Si vepron kërpudha Reishi në luftimin e sëmundjeve
Për gjatë disa dekadave, shumë studime të ndryshme në Japoni, Kinë, Amerikë dhe Angli kanë demostruar se kërpudha Reishi është e aftë të mbrojë trupin nga një sërë sëmundjesh duke përfshirë:
- inflamacionin
- lodhjen/këputjen trupore(sindroma e lodhjes kronike)
- infeksione të njëpasnjëshme (të traktit urinar, bronkite, infeksione respiratore, etj.)
- sëmundje të mëlçisë
- alergji nga ushqimi dhe astma
- probleme digjestive, ulçera të stomakut dhe sindroma e zorrës së përshkueshme
- masat tumorale dhe kanceri
- çrregullime të lëkurës
- çrregullime autoimmune
- diabeti
- viruse, gripi, HIV/AIDS ose hepatiti
- sëmundje të zemrës, hipertensioni, tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë
- çrregullime të gjumit dhe pagjumësia
- ankthi dhe depresioni
Për shkak se vepron si një “modulator imunitar”, kërpudha Reishi ndihmon në ribalancimin hormonal, duke rregulluar hemostazën dhe aktivitetin e sistemit imunitar, duke ndihmuar në luftimin e kancerit dhe qelizave kancerogjene. Studimet kanë treguar se kjo kërpudhë sillet si një substancë normalizuese, rregullon shumë funksione qelizore, ku përfshihet sistemi hormonal (endokrin), imunitar, kardiovaskular, qëndror nervor dhe sistemi tretës.
Një nga përfitimet e kërpudhës Reishi: mund të japë efekte pozitive të panumërta dhe të mos shkaktojë efekte anësore. Njerëzit, pak kohë pas përdorimit të kësaj kërpudhe, ndjejnë përmirësime të menjëhershme në nivelin e energjisë, fokusin mendor dhe në humor, si dhe një reduktim të dhimbjes, alergjisë, problemeve digjestive dhe infeksioneve.
Sekreti pas potencialit shërues? Janë disa përbërës aktivë të kërpudhës Reishi, si beta-glukani, që sillet si rregullues të hormoneve në trup. Polisakaridet të cilat luftojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene si dhe disa substanca acide të quajtura triterpene të cilat luftojnë alergjitë.
Zbulimet e fundit pohojnë se kërpudha Reishi zvogëlon inflamacionin dhe rrit çlirimin e qelizave natyrale vrasëse të cilat eleminojnë qelizat mutante nga trupi. Kjo e bën perfekte për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe vepron si një trajtues natyral kundra kancerit. Janë disa mënyra sesi vepron Reishi për të promovuar një shëndet të mirë:
- aktivizon receptorët citotoksik (NKG2D/NCR)
- ndalon proliferacionin e qelizave
- shtypja e faktorit të rritjes endoteliale vaskulare
- rrit kapacitetin antioksidues të plazmës
- rrit përgjigjen imunitare
- konvertimi i testosteronit të tepërt në dihidrotestosteron
7 efektet çudibërëse të kërpudhës Reishi
1. Ka veti të fuqishme Anti-Kancer
Ashtu si ushqimet e tjera anti-inflamatore, Reishi është e pasur me nutrientë të rëndësishëm si antioksidantë, beta-glukan dhe aminoacide. Hulumtuesit besojnë se një nga komponentët më të mirë të kërpudhës Reishi janë polisakaridet, të cilat janë nutrientë të tretshëm në ujë që gjenden tek karbohidratet dhe kanë veprim anti-tumoral.
Polisakaridet, të cilat gjenden dhe në perime si patatja e ëmbël ose panxhari, janë substanca imuno-moduluese. Ato përmbajnë një komponent që e ndihmon kërpudhën Reishi të mbrojë ADN-në dhe të stopojë mutacionin qelizor ndërkohë që ruan qelizat e shëndetshme të trupit. Sipas disa studimeve disa kërpudha medicinale ndihmojnë në luftimin e kancerit pasi polisakaridet kanë një efekt biologjik të rëndësishëm si antioksidativë, neuroprotektivë, radio-protektivë, anti-diabetik, anti-osteoporozë dhe anti-lodhje.
Testet laboratorike kanë treguar se triterpeni i gjendur tek Reishi ka gjithashtu veti anti-kancer, që është një nga arsyet pse ushqimet e pasura me antioksidantë si kungulli, manaferrat dhe orizi integral, kanë një reputacion shumë të mirë në promovimin e shëndetit. Ky komponent ndalon formimin e kancerit dhe metastazave. Beta-glukani gjithashtu ndihmon në ndalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke bllokuar rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene dhe rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar.
Studimet kanë treguar rezultate premtuese në parandalimin e kancerit të gjirit, ovareve, prostatës, mëlçisë dhe mushkrive, disa herë e kombinuar edhe me trajtime të tjera.
Hulumtuesit kanë vënë re se Reishi ka efekte antiproliferative dhe kemiopreventive, duke ndihmuar në efektet anësore të kemioterapisë si ulja e imunitetit, të vjellat, që e bëjnë kërpudhën Reishi një nga ushqimet më të fuqishme anti-kancer.
2. Përmirëson funksionet e mëlçisë
Mëlçia është një nga organet më vitale të trupit tonë. Ajo është përgjegjës për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit, procesimin dhe ruajtjen e qarkullimit të gjakut dhe nutrientëve.
Kërpudha Reishi vepron si adaptogjen i cili përmirëson funksionet e mëlçisë dhe parandalon sëmundjet, duke i mundësuar trupit të eleminojë toksinat dhe bakteret në mënyrë efiçente, dhe të përmirësojë imunitetin kundrejt sëmundjeve që mund të zhvillohen me kalimin e kohës. Sipas një studimi të vitit 2013 në International Journal of Medicinal Mushrooms u zbulua se Reishi ka efekt hepatoprotektiv në dëmtimin akut të mëlçisë, pasi ka veti antioksidative, si dhe lufton përgjigjen e sistemit imunitar që të ngadalësojë funksionet e mëlçisë.
3. Promovon shëndetin e zemrës
Triterpeni i gjendur në kërpudhën Reishi ka aftësi të ulë presionin e lartë të gjakut si dhe kolesterolin, duke ulur kështu edhe inflamacionin brenda enëve të gjakut, dhe duke stabilizuar balancimin hormonal. Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli mund të shkaktohen nga probleme hormonale, si çrregullime të tiroideve apo niveli i lartë i stresit. Por kërpudha Reishi mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve optimale hormonale dhe të forcojë sistemin kardiovaskular.
Arsyeja pse ulë presionin e lartë të gjakut është se ekstrakti i kërpudhës Reishi përmirëson qarkullimin, ul inflamacionin i cili përkeqëson problemet e zemrës dhe parandalon bllokimin arterial duke mbajtur kolesterolin nën kontroll.
4. Balancon nivelin hormonal
Kërpudha Reishi vepron si adaptogjen, që do të thotë se ndihmon trupin të përballojë stresin në një mënyrë më të lehtë dhe ndihmon në rregullimin e nivelit hormonal. Disa studime kanë zbuluar se kërpudha Reishi normalizon receptorët e disa hormoneve. Kjo gjë mund të jetë esenciale dhe për trajtimin e kancerit.
Studime të tjera kanë treguar se ka një efekt mbrojtës dhe impakt në sistemin endokrin, ku përfshihen gjendrat në të gjithë trupin, përgjegjëse për prodhimin e hormoneve. Kjo ka një ndikim të gjerë në shëndet pasi sistemi endokrin ka një impakt direkt në metabolizëm, rritje, gjumë, humor dhe funksionet seksuale.
5. Stabilizon sheqerin në gjak
Sheqeri i lartë në gjak mund të sjellë shumë efekte të padëshirueshme në trup si lodhje, ulje të peshës trupore dhe urinim të shpeshtë. Disa studime kanë treguar se kërpudha Reishi ka veti anti-diabetike, duke ndihmuar në normalizimin e sheqerit në gjak duke shmangur kështu edhe efektet anësore.
Për shembull në një studim të bërë në Taivan, u pa se kërpudha Reishi ishte e aftë të ulte nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës tek minjtë. Gjithashtu ndihmoi në modifikimin e niveleve të enzimave të përfshira në kontrollin e sheqerit në gjak, duke përmirësuar mënyrën sesi trupi e përdor insulinën të transportojë sheqerin në qarkullim në qeliza të përdoret si lëndë rezervë.
6. Lufton alergjitë dhe astmën
Një nga përbërësit aktivë të kërpudhës Reishi është triterpeni. Triterpeni është një tip acidi ganoderik i cili redukton alergjinë dhe reaksionin e histaminës, lidhur me astmën. Për këtë arsye kërpudha Reishi përdoret shpesh si një mënyrë e sigurtë dhe efektive për të luftuar astmën.
Triterpeni ul reaksionet alrgjike për shkak të mënyrës sesi vepron në sistemin imunitar. Ai forcon organet e tretjes, mbron muret e zorrëve, ul inflamacionin, pengon çlirimin e histaminës, përmirëson përdorimin e oksigjenit dhe përmirëson funksionet e mëlçisë.
7. Mbron nga infeksionet dhe viruset
Kërpudha Reishi konsiderohet si substancë natyrale antivirale, antibakteriale dhe antifungale falë komponentëve aktivë që ajo përmban. Për shembull, përveç se lehtëson alergjinë, triterpeni ofron mbrojte kundër infeksioneve mikrobiale, viruseve dhe fungeve. Triterpeni gjendet në shumë ushqime me shije të hidhur.
Për shkak se kërpudha Reishi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul inflamacionin, ajo mund të eleminoj edhe infeksionin, duke reduktuar dhimbjen dhe luftuar lodhjen. Kërpudha Reishi përdoret për të trajtuar simptomat dhe luftuar shkaktarët kryesor të infeksioneve të traktit urinar, hepatitit si dhe HIV/AIDS.
Beteja e kërpudhave: Kërpudha Reishi vs. Kërpudhës Chaga
Nëse keni dyshime në lidhje me konsumimin e kërpudhave, hidhini një sy nutrientëve të fuqishëm që gjenden tek këto kërpudha.
- Kërpudha Reishi : balancon nivelin hormonal, përmirëson funksionet e zemrës dhe mëlçisë, stabilizon sheqerin në gjak dhe lufton alergjitë, astmën dhe infeksionet
- Kërpudha Chaga: rrit rezistencën, redukton inflamacionin, stimulon funksionet imune dhe ka veti anti-virale
Dozimi
Doza e rekomanduar e kërpudhës Reishi varion sipas llojit të suplementit që zgjidhni të përdorni. Konsumimi i kërpudhës së freskët duhet të shkoj nga 25-100 gramë në ditë. Kapsulat dhe pluhuri janë një formë më e koncentruar e cila kërkon një sasi më të vogël për të marrë të njëjtin rezultat.
Studimet kanë treguar se 2-9 gramë pluhur Reishi, është e mjaftueshme për të dhënë efektin e duhur. Gjithsesi duhet të ndiqni instruksionet e listuara në suplementin që do të konsumoni.
Histori/Fakte
Përdorimi i kërpudhës Reishi daton qysh 2,000 vitesh më parë ku dhe quhej “Kërpudha e Pavdekshmërisë”. “Divine Farmer’s Classic of Pharmaceutics” kategorizoi varietet e ndryshme të kërpudhave bazuar në cilën pjesë të trupit ajo ndikonte.
Chi Zhi (Ganoderma rubra) është e hidhur dhe e balancuar. Nxit funksionin e zemrës, nxit funksionin e trurit, përmirëson memorien. Konsumimi i rregullt i saj mund të sjellë përmirësim të jetës si dhe rritje të jetëgjatësisë. Emri tjetër Dan Zhi (Cinnabar Ganoderma). Rritet në male dhe lugina.
Sot, kërpudha Reishi njihet kudo nëpër botë si një kërpudhë e fuqishme e pasur me vlera. Dita ditës studime konfirmojnë efektin mjekësor që ajo ka, duke e rritur statusin e saj.
Efektet anësore
Për kërpudhën Reishi janë dokumentuar shumë pak efekte anësore. Reishi është klasifikuar si bimë Klasi 1 kur përdoret siç duhet. Në raste të rralla, mund të japë disa shqetësime të vogla digjestive si dhe njolla në lëkurë, por këto efekte largohen shpejt dhe në përgjithësi ndodhin tek njerëzit sensitivë ose të cilët e kanë sistemin imunitar të kompromentuar.
Ndërkohë që kërpudha Reishi është e sigurtë, efektive dhe e tolerueshme nga shumë njerëz, janë disa raste kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit. Sipas disa studimeve, kërpudha Reishi është e sigurtë për të rriturit kur merret nga goja në dozë të kontrolluar për një vit. Është e mundur që kërpudha Reishi mund të jetë shumë e fortë në disa raste. Kjo mund të çojë në toksikim, ndaj duhet të konsumoni Reishi nga kompani serioze dhe me reputacion, dhe mundësisht të jetë e çertifikuar Bio-Organike.
Nëse vini re ndonjë nga efektet anësore të mëposhtme, ndërprisni përdorimin menjëherë dhe konsultohuni me mjekun tuaj për tu siguruar që nuk keni reaksion alergjik ose toksikim:
- tharje të gojës
- fyt të thatë ose irrituar
- ngacmim të zonës nazale
- probleme digjestive, djegie të stomakut
- gjak nga hundët
- gjakderdhje rektale
- skuqje të lëkurës
Në rast se jeni shtatëzanë ose në gjidhënie, është më mirë të shmagni përdorimin e kërpudhës Reishi.
Nëse keni çrregullime të gjakut, keni kryer së fundmi ndonje operacion, merrni medikamente për hollimin e gjakut, tensionin, ilaçe kemioterapeutike ose imunosupresor, mos përdorni kërpudhën Reishi, pasi mund të rrisë presionin e gjakut, dhe të shtojë gjakderdhjen.
Përmbledhje
- Kërpudha Reishi është një kërpudhë e fuqishme e cila sjell shumë efekte pozitive në shëndetin e trupit tonë.
- Disa nga benefitet e saj janë, përmirëson shëndetin e mëlcisë dhe zemrës, mbron nga alergjia, astma dhe infeksionet si dhe parandalon kancerin. Kërpudha Reishi ndihmon gjithashtu në balancimin e nivelit hormonal si dhe mban nën kontroll sheqerin në gjak.
- Kërpudha Reishi gjendet në disa forma, supplement, kapsulë, pluhur, ekstrakt dhe tretësirë.
- Kërpudha Reishi konsiderohet e sigurtë, por mund të jap edhe efekte anësore dhe të kundërveprojë me disa medikamente.
- Mund ta shtoni këtë kërpudhë mjekësore në supë, çaj apo kafe për të marrë vlerat nutricionale të saj.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.